Restaurime direkte ose indirekte për dhëmbët e trajtuar në mënyrë endodontike

| 11 Mars 2019 |

Restaurime direkte ose indirekte për dhëmbët e trajtuar në mënyrë endodontike

Nga Lorenzo Breschi


Dhëmbët e trajtuar në mënyrë endodontike janë më të ndjeshëm ndaj dështimit biomekanik në krahasim me dhëmbët vitalë, kryesisht për shkak të sasisë së strukturës së brendshme të dhëmbit që hiqet gjatë trajtimit endodontik dhe humbjes së indit të kurorës.

Mënyra më e mirë për të rifituar dhëmbët e trajtuar në mënyrë endodontike është diskutuar gjerësisht, por ka ende polemika në lidhje me tipin më të mirë të restaurimit përfundimtar.

Tipologjia e kërkimit dhe modaliteti i analizës
Një rishikim sistematik i publikuar në Journal of Adhesive Dentistry në mars 2018 ka krahasuar rezultatet e trajtimit të restaurimeve të përhershme direkte dhe indirekte, duke analizuar mbijetesën dhe suksesin restorativ dhe endodontik, me objektivin e dhënies së sugjerimeve klinike.

Autorët, pas një kërkimi mbi baza të dhënash të ndryshme artikujsh në gjuhën angleze, kanë ekzaminuar 3497 studime prej të cilëve 9 kanë përmbushur kriteret e përfshirjes. Tradicionalisht, pjesa më e madhe e stomatologëve preferojnë të zgjedhin kryerjen e kurorave në rastin e dhëmbëve të trajtuar në mënyrë endodontike; megjithatë, kjo mund të mos jetë gjithnjë e nevojshme.

Sipas disa studimeve mbi dhëmbët vitalë, pas një dëmtimi të zgjeruar të shkaktuar nga kariesi ose nga trajtimi endodontik, kurorat janë ende të rëndësishme për të ofruar një mbrojtje të mjaftueshme te dhëmbët e trajtuar në mënyrë endodontike.

Restaurimet direkte në kompozitë janë indikuar kryesisht për dhëmbët me humbje të strukturës minimale apo të moderuar. Megjithatë, vendimi nëse do të pozicionohet një kurorë apo një restaurim me mbulim parcial duhet të varet edhe nga kërkesat funksionale dhe nga sasia e strukturës së dhëmbit të mbetur.

Konkluzione
Në bazë të provave aktuale, nuk ka një rekomandim të fortë në zgjedhjen e restaurimeve direkte në rastin e dhëmbëve të trajtuar në mënyrë endodontike, veçanërisht për ata me një dëmtim të gjerë të kurorës. Restaurimet indirekte, kryesisht të përbëra nga kurora, kanë një mbijetesë afatshkurtër (për 5 vjet) dhe afatmesme (për 10 vjet) më të lartë në krahasim me restaurimet direkte. Edhe restaurimet indirekte kanë treguar veti më të mira estetike, funksionale dhe biologjike, por asnjë diferencë në suksesin restorativ afatshkurtër (≤ 5 vjet) ose në suksesin endodontik.

Për më tepër:
Shu, Xin, Mai, Qing-qing, Blatz Markus, Price Richard, Wang Xiao-dong, Zhao Ke. Direct and indirect restorations for endodontically treated teeth: A systematic review and meta-analysis. J Adhes Dent 2018;20(3):183-94.

Përktheu: Valbona Spahia



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 80 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D