Kur pacienti ka frikė edhe vizitėn te dentisti

| 16 Gusht 2019 |

Kur pacienti ka frikė edhe vizitėn te dentisti

Nga Debora Bellinzani


A ėshtė e mundur qė pacientėt tė kenė frikė edhe nga pastrimi i gurėzave? Pėrgjigjja ėshtė PO dhe vjen nga njė kėrkim i realizuar sė fundmi nė Turqi: nuk ndodh nė pjesėn mė tė madhe tė pacientėve, sigurisht por disa kanė ankth dhe dhimbje edhe kur i duhet t'i nėnshtrohen njė trajtimi stomatologjik tė konsideruar i thjeshtė.


Pra mund tė jetė e dobishme qė stomatologu dhe higjienisti tė dinė se cilat kategori pacientėsh ndjejnė mė shumė ankth dhe dhimbje nė mėnyrė qė tė pėrshtatin kur ėshtė e mundur, njė sjellje tė kujdesshme dhe veēanėrisht tė sigurt nė lidhje me to. "Kėrkimi ynė ka pasur pikėrisht objektivin qė tė identifikojė pacientėt mė tė ndjeshėm ndaj pastrimit tė gurėzave pėr tė mundur nė njėfarė mėnyrė t'i evidentojė ata pėrballė profesionistėve," - mbėshtet Esra Guzeldemir, kėrkuese nė Departamentin e periodontologjisė sė Universitetit Baskent nė Ankara. "Pėr kėtė arsye kemi kėrkuar tė eliminojmė ēdo faktor qė mund ta bėjė njė trajtim tė ndryshėm nga tjetri, si pėr shembull delikatesa e profesionistit, duke i nėnshtruar tė gjithė vullnetarėt ndaj njė trajtimi tė kryer nė tė njėjtėn dhomė tė izoluar nga zhurmat, nė tė njėjtin poltron dhe me tė njėjtin profesionist."


Vullnetarėt e pėrfshirė nga kėrkimi kanė qenė 113 (72 femra dhe 41 meshkuj me moshė nga 19 - 58 vjeē) dhe rezultatet e marra nga testi i tyre qė ka lidhje me ankthin dhe dhimbjen e provuar janė grumbulluar dhe publikuar nė faqet e Journal of Periodontology. "E dhėna mė e dukshme qė ka dalė nė pah ka qenė se femrat, individėt me moshė mė tė re dhe jo duhanpirės kanė nivele ankthi mė tė larta mė krahasim me pjesėn tjetėr tė popullsisė," - vijon kėrkuesja. "Nė veēanti femrat, duke mos ēuar deri nė fund trajtimin pėr shkak tė ndjesisė sė dhimbjeve tė forta nė krahasim me meshkujt, tregojnė nivele mė tė larta ankthi kur bėhet fjalė pėr t'ju nėnshtruar procedurės: kjo e dhėnė ėshtė nė pėrputhje me rezultatet e studimeve tė shumta nga tė cilat rezulton njė prirje mė e madhe pėr ankth te femrat, nė krahasim me tė gjitha procedurat stomatologjike." Pėr mė tepėr ka dy kategori pacientėsh qė pėrveē ankthit ndjejnė edhe dhimbje. "Nė veēanti, tė rinjtė nė grup moshėn nga 18 deri nė 28 vjeē dhe jo duhanpirėsit kanė nivele mė tė mėdha dhimbjeje tė perceptuar gjatė trajtimit," - shprehet kėrkuesja: "nėse pėr faktorin moshė mund tė supozojmė se plakja sjell rritjen e pragut tė dhimbjes dhe pėrjetimi lejon qė tė kihet mė shumė eksperienca stomatologjike pozitive pėr tė kompensuar frikėn e provokuar nga ajo aktuale, pėr faktorin duhan diskutimi bėhet mė kompleks: mendojmė se duhanpirėsit, duke pasur pėrgjithėsisht njė shėndet oral mė tė keq mund tė jenė mė pak tė ndjeshėm falė efekteve nė organizėm pėr shkak tė marrjes sė vazhdueshme tė nikotinės, sepse kjo substancė ka aftėsinė pėr tė modifikuar perceptimin e dhimbjes."
Sapo tė identifikohen individėt potencialisht nė risk nė krahasim me vuajtjen gjatė pastrimit tė gurėzave profesionisti ka mundėsi qė tė ndėrhyjė nė mėnyrė mė tė personalizuar. "Ėshtė e mundur qė nė kėtė pikė tė thellohet njohuria mbi disa pacientė, nė mėnyrė qė tė grumbullohen eksperiencat e mundshme negative dhe tė qetėsohen personat qė kanė mė shumė nevojė," - pėrfundon Guzeldemir, - "fakti qė pastrimi i gurėzave nuk ėshtė aspak njė procedurė e dhimbshme ėshtė treguar nga fakti se pjesa mė e madhe e personave si edhe e vullnetarėve tanė deklaron se kanė perceptuar nivele shumė tė ulėta dhimbjeje; nė tė njėjtėn kohė ėshtė e pamohueshme qė pėr disa persona ky trajtim ėshtė veēanėrisht i bezdisshėm dhe ėshtė e nevojshme qė t'i kushtohet vėmendje veēanėrisht nė kėto raste nė mėnyrė qė pacientėt tė mos evitojnė ose tė shtyjnė njė trajtim periodik tė nevojshėm pėr ruajtjen e shėndetit tė tyre oral."

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 53 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D