Kur oferta pėr njė zbardhim dhėmbėsh falas shpėton njė jetė!

| 18 Shtator 2019 |

Kur oferta pėr njė zbardhim dhėmbėsh falas shpėton njė jetė!

Nga Norberto Maccagno


 "Ėshtė e vėshtirė qė tė imagjinohet qė 6 javė mė parė po pėrgatitesha pėr njė operacion. Ndėrsa sot pėrgatitjet e mia janė pėr US Open Tennis."

Ky ka qenė njė shkrim nė profilin e Facebook nga Nicole Gibbs, teniste amerikane (134° nė botė) qė nė datė 13 maj ka deklaruar, gjithnjė nėpėrmjet rrjeteve sociale qė dentisti i saj i kishte identifikuar njė lezion dyshues qė mė pas ishte zbuluar se ishte njė formė e rrallė tumorale e gjėndrave tė pėshtymės.

Website sportiv ESPN ka shpjeguar mė me detaje ngjarjen me njė intervistė tė tenistes, e cila ka treguar se pak ditė pėrpara festės sė beqarisė sė mikes sė saj Caroline Wozniacki, Gibbs ka marrė njė e-mail nė tė cilin njė klinikė i ka dėrguar njė ofertė pėr njė zbardhim dhėmbėsh falas. Sigurisht qė dėshironte njė buzėqeshje rrėzėllitėse!
Gibbs tregon pėr ESPN se gjatė vizitės kur ka shkuar pėr zbardhimin e dhėmbėve, dentisti i ri ka vėnė re njė fryrje nė qiellzė.
Tenistja ėshtė shprehur se ai ja ka vėnė nė dukje dhe se ajo i ėshtė pėrgjigjur se ėshtė nė dijeni tė kėsaj fryrjeje por dentisti qė e ka ndjekur mė parė i kishte treguar se bėhej fjalė pėr njė rritje tė vogėl kockore dhe nuk ka asgjė pėr t'u shqetėsuar.

Por ky shpjegim nuk e ka bindur dentistin e ri, i cili ka insistuar qė tė kryhet njė biopsi. Dhe pėrgjigjja e biopsisė ishte se bėhej fjalė pėr njė rast tė rrallė tė "microcystic adnexal carcinoma".

Duke qenė se ėshtė diagnostikuar nė kohė ka mjaftuar vetėm njė ndėrhyrje e vogėl kirurgjikale dhe mė pas tenistja ka rifilluar sėrish aktivitetin sportiv.

Historia e Nicole Gibbs ka bėrė pėr vete tė gjithė ata qė prej kohėsh po punojnė pėr tė sensibilizuar qytetarėt dhe Institucionet mbi tumoret e zgavrės orale dhe mbi rėndėsinė e parandalimit duke kryer vizita kontrolli te stomatologu.
Kjo ėshtė njė histori qė duhet cituar dhe duhet marrė si shembull i njė rasti tė frytshėm.

Por pyetja qė shtrohet ėshtė: Nėse Gibbs nuk do kishte marrė njė e-mail pėr njė zbardhim dhėmbėsh falas si do tė kishte shkuar ēėshtja?

Nė kėtė rast duhet shtuar se pėrveē vizitės falas qė e ka shtyrė Gibbs tė kryejė njė kontroll stomatologjik, ėshtė edhe profesionaliteti i dentistit qė nuk ka kryer thjesht zbardhimin e ofruar falas por edhe njė kontroll tė imtėsishėm tė zgavrės orale.

Me siguri ajo klinikė dentare qė ka ofruar njė shėrbim falas e ka kryer pėr tė tėrhequr pacientė tė rinj dhe pėr t'u bėrė e njohur duke vendosur njė raport me pacientėt e rinj. Por nė kėtė rast vizita falas ka lejuar qė tė shpėtohet njė jetė apo tė paktėn tė shmangen probleme serioze.

Por a ėshtė kosto problemi i vėrtetė i pacientit?
Mendoj se kanė tė drejtė ata qė thonė se gjithēka qė mund ta bindė njė qytetar qė tė shkojė pėr vizitė nė njė klinikė dentare ėshtė e mirė por edhe ata qė mbėshtesin se ky mund tė jetė njė justifikim pėr tė "rrėmbyer pacientėt".

Besoj se ngjarja e tenistes Gibbs ka treguar sesi ėshtė e qartė se njė dentist i vetėm mund tė bėjė diferencėn pasi ėshtė ai qė me veprimet e tij vendos nėse do tė jetė njė tregtar apo njė mjek, por kėto dy zgjedhje mund tė bashkekzistojnė nėse ėshtė pėr tė mirėn e pacientit.

Nėse ai qė propozon njė vizitė falas e bėn nė mėnyrė tė nxituar, sipėrfaqėsore ose mė keq akoma propozon kura tė padobishme apo tė favorshme pėr ekonominė e klinikės dhe jo pėr shėndetin e pacientit, atėherė kanė tė drejtė personat qė thonė se ajo qė ėshtė falas ėshtė thjesht tregti profesioni. Por problemi nė kėtė rast nuk lind sepse vizita ėshtė falas, njė vizitė e pakujdesshme ėshtė problem qoftė nėse ėshtė falas qoftė nėse ėshtė me pagesė.

Nėse propozon njė implant pėr 2€, problemi nuk ėshtė kosto por nėse ai dentist e ka blerė implantit duke e ditur qė nuk pėrmbush kėrkesat e sigurisė, e vendos keq duke mos i kushtuar kohėn e mjaftueshme dhe profesionalitetin e nevojshėm pėr tė kryer njė rehabilitim sepse "gjithsesi pacienti paguan pak".

Pra si pėrfundim ajo qė bėn diferencėn ėshtė gjithmonė vetėdija e dentistit, etika e tij profesionale dhe jo kosto e shėrbimit, tė paktėn kjo ka dalė nė pah nisur nga ngjarja e Gibbs.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 55 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D