Ortodoncia nė kohėn e printimit 3D


|

Ortodonci dhe gnatologji | 25 Qershor 2018 |

Ortodoncia nė kohėn e printimit 3D

Pėrdorimi i metodės nė praktikėn klinike

Davide Elsido


Printerat 3D janė gjithmonė e mė tė pėrdorur dhe nė ortodonci. Aplikimi kryesor ėshtė prodhimi i modeleve tė rezinės nė tė cilėt stampohen nė mėnyrė termike maskerinat transparente.

Njė aktivitet i tillė praktikohet nga laboratorėt e specializuar dentar: pėrdorimi i softuerėve tė dizajnit 3D, nevoja pėr tė "pastruar" file-t dhe pėr tė pėrfunduar maskerinat, janė aktivitete tė shtrenjta pėr sa i pėrket kohės dhe kostove qė nuk praktikohen nė brendėsi tė njė klinike me aktivitet nė ortodonci.

Nė brendėsi tė klinikave, janė mė tė shpeshta vetėm makineritė qė stampojnė braketa tė tipit essix ose maskerina pėr zbardhimin nė kushtet e shtėpisė (Occluform ėshtė njė prej mė tė njohurave).

Funksionimi ėshtė i thjeshtė: nė njė model shkumėsi (analogjik) ose rezine (prodhuar nga printeri 3D), ngrohet dhe presohet njė fletė prej materiali plastik nė mėnyrė qė tė pėrftojmė formėn e dėshiruar. Kohėt pėr rifiniturėn janė reduktuar nė krahasim me maskerinat por qė nuk duhen neglizhuar, prandaj shpesh preferohet qė t'i drejtohemi laborantit edhe pėr kėto manifaktura.

Atėherė, kur mund tė futen printerat 3D nė praktikėn klinike dhe tė blihen me lehtėsi? Kur mund tė printohen drejtpėrdrejt aparatet ortodontike pa kaluar nga modelet e gojės?

Pėrpjekjet e bizneseve tė kėtij sektori shkojnė nė drejtimin pėr tė prodhuar rezina biokompatibėl nė mėnyrė qė tė mund tė printojnė nė 3D aparate ortodontike. Nė fjalė tė tjera: sot printimi 3D mundėson qė tė pėrftojmė modele tė gojės nė tė cilėt mė pas tekniku realizon njė manifakturė tjetėr.

Nė tė ardhmen nuk do tė jetė i nevojshėm asnjė model: tekniku do tė dizenjojė aparatin nė kompjuter qė mė pas mund tė prodhohet drejtpėrdrejt falė printimit 3D. Tashmė ėshtė e mundur qė tė prodhojmė aparate tė llojit Twin block apo mandibular advancer duke dizenjuar formėn nė kompjuter nė bazė tė tė dhėnave tė pacientit tė pėrftuara me gjurmėn optike intraorale.

Certifikimi i materialeve nuk ėshtė akoma i qartė: FDA dhe CE do tė japin rregullat qė lejojnė zhvillimin e kėsaj dege. Nė tė ardhmen, tekniku ortodont nuk do tė marrė asnjė model analogjik, as nuk do tė ketė nevojėn qė tė printojė modele nė rezinė madje as nuk do duhet qė tė prodhojė ai vetė aparatin ortodontik.

Rrjedha e punės nė tė ardhmen mund tė jetė:

• ortodonti i dėrgon teknikut tė laboratorit njė pėrshkrim dhe njė file.stl tė gojės sė pacientit
• tekniku i laboratorit merr file-in, e "pastron" nga pasaktėsitė dhe dizenjon me njė softuer tė posaēėm aparatin ortodontik tė kėrkuar
• ortodonti merr file-in e aparatit dhe e "printon" drejtpėrdrejt nė klinikė me printerin e tij 3D
 
Tekniku ortodont mund tė bėhet njė "dizenjues i aparateve tė bėra me porosi", qė punon nė distancė nga kompjuteri ose nė qendra tė mėdha tė specializuara.

Sa kohė do tė duhet pėr njė skenar tė tillė? Mundėsisht mė pak nga sa mund tė imagjinojmė ne.


Figura 1: Herbst i klasės 3, i personalizuar dhe dizenjuar me softuer CAD.

Figura 2: Disa aparate tashmė sot tė disponueshėm tė realizuar me metodėn CAD/CAM.

Figura 3: Prodhimi i njė maskerine tė printuar nė mėnyrė termike ėshtė sot pėrdorimi mė i thjeshtė dhe i pėrhapur i printerave 3D nga klinika.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 94 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D