Dixhitali nė ortodonci

Ortodonci dhe gnatologji | 10 Shtator 2018 |

Dixhitali nė ortodonci

Kėto janė zbulimet kryesore dixhitale tė aplikueshme tashmė nė klinikė

Nga Elsido Davide


Ortodoncia po pėrqafon me shpejtėsi materiale tė reja dhe teknologji tė avancuara, duke bėrė njė realitet klinikat ortodontike tė pajisura plotėsisht nė 3D. Zhvillimet e kohėve tė fundit dhe futja e skanerit intraoral dhe facial, radiografia dixhitale, tomografia e kompjuterizuar me kon (CBCT) dhe prodhimi shtesė (additive manufacturing) kanė pėrmirėsuar qoftė pjesėn diagnostikuese qoftė atė praktike tė trajtimit ortodontik.

Progresi kalon edhe nga rritja e shpejtė e instrumenteve didaktike dhe edukative dixhitale si performanca video 3D dhe animacionet pėr komunikimin me pacientin. Nė kėtė artikull do tė ngremė dritė mbi zbulimet kryesore dixhitale qė aplikohen tashmė nė klinikė.

Modelet e klinikės dixhitale ofrojnė njė alternativė tė besueshme nė krahasim me ato tradicionale nė shkumės; avantazhet e tyre nė diagnostikimin ortodontik dhe nė planifikimin e trajtimit pėrfshijnė:

• transferimin e tė dhėnave elektronike thjeshtė dhe shpejt
• konsultimin e menjėhershėm
• hapėsirat e reduktuara pėr magazinim

Modelet dixhitale mund tė manipulohen nė kompjuter pėr tė analizuar njė seksion ose dhėmbė specifikė, formėn e harkut, sasinė e grumbullimit ose hapėsirėn dhe llojin e malokluzionit.

Janė tė mundshme masa si overjet, overbite, dimensioni i dhėmbit, gjatėsia e harkadės, distancat transversale dhe diskrepanca e Bolton. Gjithashtu, nėse ėshtė i nevojshėm njė model fizik i dhėmbėve pėr prodhimin e njė aparati ortodontik, ata dixhitalė mund tė stampohen nė 3D me teknologjinė e prototipave.

Modelet dixhitale mund tė pėrftohen nėpėrmjet njė metode direkte, pra me njė skaner intraoral nė gojėn e pacientit ose indirekt, qė do tė thotė me skanimin e njė modeli nė shkumės ose tė njė gjurme. Skaneri facial, mbase mė i pėrdorur pėr kėrkime se sa nė klinikė nė pėrditshmėri, mundėson topografinė tredimensionale tė anatomisė sė sipėrfaqes sė fytyrės me njohje automatike tė pikave tė referimit pėr analizat e simetrisė dhe tė proporcioneve.

Aplikacionet praktike pėrfshijnė vlerėsimin sasior dhe cilėsor tė rritjes, tė asimetrive, ndryshimeve etnike dhe tė gjinisė. Imazhi 3D ėshtė i dobishėm dhe pėr njė simulim tredimensional tė rezultatit tė trajtimit ortodontik apo maksilofacial.

"Simulimi i rezultatit" ėshtė oferta dhe nga disa prodhues tė aparateve nėpėrmjet softuerėve qė mundėsojnė planifikimin e lėvizjeve ortodontike. Shembujt mė tė njohur janė Invisalign nėpėrmjet ClinCheck tė tij (pėr maskerinat transparente), Incognito (pėr ortodoncinė linguale), Insignia (pėr ortodoncinė vestibulare).

Aplikacioni mė i zakonshėm i printerave 3D nė ortodonci ėshtė pikėrisht ai i modeleve nė rezinė pėr prodhimin e maskerinave. Edhe laboratorėt mund tė stampojnė njė sekuencė tė modeleve fizike dhe tė pėrdorin njė material termoplastik pėr tė prodhuar serinė e maskerinave korresponduese me lėvizjet e planifikuara.

Aplikacione tė tjera tė zakonshme janė realizimi i udhėzimeve pėr lidhjen indirekte tė braketave, prodhimin e retainer dhe aparateve pėr apneat gjatė natės.

Sot ėshtė e mundur qė tė gjejmė laboratorė specifikė pėr prodhimin e aparateve ortodontike nė metal duke filluar nga dizenjimi dixhital i manifakturės nėpėrmjet teknikave tė shtrirjes (sintering). Fluksi i punės bėhet dixhital edhe pėr prodhimin e aparateve si: zgjerues tė shpejtė tė qiellzės, ruajtės tė hapėsirės, unaza metalike (ferrules), distancator.

Prodhuesit e vetėm tė skanerit intraoral shpesh furnizojnė njė listė laboratorėsh tė pajisur pėr tė marrė file drejtpėrdrejt pas skanimit duke thjeshtuar mė tej procedurėn. Alternativa ėshtė ajo qė tė eksportojė file pas skanimit nė format "tė hapur" STL dhe ta dėrgojė nė laboratorin e tij.

Pa u futur nė detajet e prodhimit ėshtė e mundur qė tė pėrftojmė aparate me sipėrfaqe lisho, plotėsisht aderuese me anatomitė e dhėmbėve. Kjo bėn tė mundur qė tė heqim dorė nga pozicionimi i fashave (nė tė kaluarėn tė domosdoshme pėr mbajtje) por mė tepėr pėr tė ngjitur aparatin duke shfrytėzuar sipėrfaqen e madhe tė adezionit mbi kurorėn e dhėmbėve.

Klinikisht avantazhi ėshtė i ndjeshėm: mė i madh nė krahasim me indet interdentare, mė pak bezdisje pėr pacientin, mė pak kohė nė poltron qė tė mund tė shmangim, pėr shembull, takimin pėr tė aplikuar llastiqet ndarės dhe fashat. 

Nė tė ardhmen njė integrim mė i madh midis softuerit, modeleve dixhitale, skanimeve faciale 3D dhe CBCT do tė lehtėsojė mė tej planifikimin e trajtimit dhe komunikimin me pacientėt. Eliminimi i gjurmėve tradicionale dhe reduktimi i fazave tė punės gjenerojnė efikasitetin me kėnaqėsinė e pacientit dhe tė personelit pėr njė fluks pune dixhital tė integruar dhe tė hollė.

Lindin ēdo ditė kompani tė reja, modele skanimi dhe printera qė sjellin njė rėnie tė ndjeshme tė kostove tė sistemeve dhe pėrmirėsohet cilėsia e materialit: nė vitet e ardhshme teknologjitė do tė ofrojnė aplikacione diagnostikuese dhe trajtimi mė tė volitshme dhe qė shkojnė pėrtej metodave aktuale.

Falėnderohet laboratori "Il proggetto srl" pėr mundėsimin e imazheve.

Foto 1: Ferula shkrirė pėr maskėn e Delaire


Foto 2: Pajisja e shkrirė pėr ankorimin e dispozitivėve tė propulsionit mandibular tė llojit Forus


Foto 3: R.E.P me ankorim tė shkrirė dhe grepa pėr maskėn e Delaire


Foto 4: R.E.P me ankorim tė shkrirė dhe krah pėr distalizimin e 26

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 72 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D