Nė 10 vitet e fundit nė praktikėn e ortodoncisė po afirmohen teknika tė reja dhe qasje tė reja qė i mundėsojnė profesionistit qė tė ballafaqojė rastet komplekse nė mėnyrė gjithmonė e mė efikase. Megjithatė konceptet e biomekanikės mbeten gjithmonė tė njėjtat dhe mund tė aplikohen nga disa prej kėtyre instrumenteve tė reja duke lejuar zhvillimin e qasjeve tė trajtimeve tė plota, entuziazmuese dhe me rezultat tė parashikueshėm.
Ortodontėt e sotėm duhet tė jenė nė gjendje qė tė shpjegojnė biologjinė nė lėvizjen dentare dhe tė kuptojnė cilat mekanika duhen aplikuar nėpėrmjet pajisjeve tė ndryshme; pėrdorimin e kirurgjisė me aplikimin e planifikimit virtual tredimensional dhe qasjen Surgery-First; pėrdorimin e pajisjeve tė ankorimit tė pėrkohshėm; nevojėn e njė plani trajtimi komplet nė gjendje qė t'i ofrojė pacientit njė rezultat tė kėnaqshėm nga pikėpamja estetike dhe funksionale.
Gjithmonė e mė shpesh ortodontėt duhet tė ballafaqohen me rastet e komplikuara. Sot mjeku i azhornuar ka mundėsinė qė tė ballafaqojė me sukses rastet qė nė tė shkuarėn konsideroheshin tė patrajtueshėm; shkenca dhe kėrkimi i ofrojnė nė fakt profesionistit shumė panorama tė ndryshme terapeutike pėr tė pėrftuar rezultate pozitive.
Nė vijim prezantohet njė rast qė ka tė bėjė me njė qasje tė kombinuar tė kirurgjisė ortognatike, ortodoncisė dhe protezave nė njė rast brachyfacial tė rėndė tė shkėputur nga vėllimi "I trattamenti ortodontici complessi" nga Ravindra Nada dhe Flavio Andreas Uribe (Edra Editore).
Rasti
Njė pacient mashkull 56 vjeē me edentuli parciale inferiore paraqet konveksitet tė profilit skeletor dhe tė profilit tė indeve tė buta kryesisht pėr shkak tė retrognatizmit mandibular. Pacienti shfaq njė model tė theksuar tė zhvillimit brachyfacial me njė lartėsi faciale inferiore tė zvogėluar, njė kėnd tė reduktuar tė planit mandibular dhe njė malokluzion dentar tė klasės II, ndarje 2, me incizivė qendrorė maksilarė tė prirur drejt gjuhės. Buza superiore rezulton e dalė pėrpara ndėrsa ajo inferiore ėshtė e futur brenda.
Opsionet e trajtimit
Nė rastin aktual pėr tė pėrftuar njė rritje tė dimensionit skeletor vertikal ėshtė e nevojshme qė t'i drejtohemi njė osteotomie tė LeFort I dhe mobilizimit drejt pjesės sė poshtme tė harkadės maksilare. Pėr korrigjimin e raportit skeletor tė klasės II ėshtė i nevojshėm avancimi i mandibulės. Gjithashtu njė ndėrhyrje e genioplastikės nė formė pyke rezulton e dobishme pėr tė rritur lartėsinė faciale totale. Pėr avancimin anterior tė mandibulės ėshtė e nevojshme qė tė korrigjojmė overbite.
Nė kėtė pacient, planet okluzale maksilare dhe mandibulare konvergjojnė nė mėnyrė anteriore dhe kjo kėrkon njė rrotullim nė sensin orar tė planit okluzal mandibular. Ky objektiv mund tė pėrftohet nė nivel anterior nėpėrmjet korrigjimit kirurgjikal tė overbite ndėrkohė nė nivelin posterior lihet e lirė hapėsira inter-okluzale pėr ekstruzionin ortodontik tė segmenteve bukal mandibular.
Nė njė pacient me kafshim tė thellė ekstruzioni i dhėmbėve posteriorė nė fazėn post kirurgjikale ēon nė njė rritje tė lartėsisė faciale anteriore inferiore dhe nė njė pėrmirėsim tė kėndit tė planit mandibular.
Nė vijim sjellim sekuencėn e trajtimit:
Figura 1 Fotografi ekstraorale/intraorale e radiografisė panoramike para trajtimit
Figura 2 Teleradiografia latero-laterale para trajtimit me diagramėn dhe analizėn cefalometrike.
Figura 3 Nivelimi para kirurgjikal. Shėnim: ka qenė e nevojshme qė tė ekstraktojmė molarin e dytė mandibular djathtas pėr shkak tė njė frakture vertikale tė rrėnjės.
Figura 4 Nivelimi para kirurgjikal me harkun nė ēelik tė paoksidueshėm .019 x .025".
Figura 5 Rrotacioni orar post kirurgjikal i planit okluzal mandibular nėpėrmjet ekstrusionit tė dhėmbėve mandibularė posteriorė
Figura 6 Vijimėsia e rotacionit orar post kirurgjikal tė planit okluzal mandibular nėpėrmjet ekstrusionit tė dhėmbėve posteriorė mandibularė
Figura 7 Vijimi i rotacionit orar post kirurgjikal tė planit okluzal mandibular nėpėrmjet ekstrusionit tė dhėmbėve posteriorė mandibularė
Figura 8 Stabilizimi post kirurgjikal i okluzionit. Pėrkulja e kompensimit midis dhėmbėve inferior anterior dhe posterior ruhet. Implanti i pozicionuar nė rajonin e molarit tė parė mandibular djathtas.
Shėnim: nė rajonin e incizivėve inferiorė protezisti ka vendosur qė tė ekstraktojė incizivėt lateralė dhe qė tė pozicionojė nė vendin e tyre dy implante pėr tė mundėsuar mbėshtetjen me njė urė me katėr elemente, dy prej tė cilėve pezull.
Figura 9 Fotografi ekstraorale/intraorale dhe radiografia panoramike pas trajtimit. Puna e restaurimit tė kompletuar duke pėrfshirė kurorėn mbi implant tė molarit tė parė mandibular djathtas, urėn e mbajtur nga implantet e incizivėve lateralė nė nivelin e segmentit incizal inferior dhe kurorėn mbi incizivin lateral maksilar djathtas.
Figura 10 A, Teleradiografia latero-laterale pas trajtimit. B, Mbivendosja (e zezė, para trajtimit; e kuqe, pas trajtimit).
Pėrse ėshtė kryer njė ndėrhyrje kirurgjikale ortognatike nė kėtė pacient?
Ky pacient paraqiste njė model tė rėndė tė zhvillimit brachyfacial dhe njė kafshim tė thellė anterior. Nga ana estetike ishte e dukshme njė pėrkulje mento-labiale, me ekspozim incizal minimal nė qetėsi dhe kur qeshte. Pėr shkak shkallės sė rėndė tė "sindromės sė fytyrės sė shkurtėr", ky pacient kėrkonte njė ndėrhyrje pėr ta korrigjuar nėpėrmjet kirurgjisė ortognatike me mobilizim maksimal drejt pjesės sė poshtme tė nofullės, rrotullim nė sens orar tė mandibulės dhe genioplastikė nė formė pyke.
Tė gjitha kėto lėvizje kanė lejuar qė tė arrihet njė rezultat perfekt estetik dhe okluzal. Njė zgjedhje jo kirurgjikale do tė kishte ēuar nė njė korrigjim okluzal tė limituar dhe nė njė impakt tė lėnė pas dore mbi estetikėn faciale dhe tė buzėqeshjes.
Pėrse ėshtė lėnė nė njėsi njė splint (copėz metalike) pas ndėrhyrjes kirurgjikale?
Splinti ėshtė lėnė nė njėsi nė mėnyrė qė tė mund tė shėrbente si guidė pėr dimensionin vertikal nė nivelin e dhėmbėve anteriorė. Nga momenti qė pacienti paraqiste njė pėrdorim tė moderuar tė incizivėve mandibulare, splinti kirurgjikal ėshtė lėnė si referim nė gjendje qė tė tregojė pozicionin nė tė cilin dhėmbėt posteriorė duhet tė arrijnė nė okluzion.
Splinti ėshtė prerė nė mėnyrė distale me kaninėt maksilarė pėr tė mundėsuar eruptimin e dhėmbėve posteriorė qė ėshtė realizuar me pėrdorimin e llastiqeve tė klasės II me qėllimin pėr tė favorizuar kryesisht njė ndryshim tė planit okluzal nė harkadėn mandibulare.
Pėrktheu: Erjola Taga