Pajisjet orale janė gjithnjė e mė shumė tė indikuara nė trajtimin e pacientėve tė prekur nga apnea obstruktive e gjumit dhe tashmė ėshtė e dukshme nė literaturė efikasiteti i tyre nė reduktimin e numrit tė ngjarjeve respiratore dhe nė pėrmirėsimin e simptomės sė "pėrgjumjes ditore". Ekzistojnė shumė pajisje nė treg dhe metodologji tė ndryshme tė trajtimit; pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme tė njihet praktika mė e mirė klinike e bazuar nė provat mė tė fundit, me qėllim qė tė optimizohen rezultatet e terapisė.
Ky ėshtė objektivi qė kanė pasur autorėt e manualit praktik "La gestione del paziente con Sindrome delle apnee ostruttive del sonno" - Francesca Milano, Antonio L. Gracco, Massimiliano Di Giosia - tė publikuar sė fundmi nga Edra Editore, njė libėr qė mund tė jetė burim studimi dhe thellimi njohurish pėr tė gjithė stomatologėt qė duan t'i dedikohen mjekėsisė sė gjumit.
Nė kėtė artikull do tė paraqesim njė ekstrakt tė kapitullit qė i dedikohet llojeve tė ndryshme tė pajisjeve tė disponueshme aktualisht.
Pajisjet orale dhe aparatet orale paraqesin njė nga zgjedhjet terapeutike konservative pėr trajtimin simptomatik tė apneave obstruktive tė gjumit (OSAS). Janė pajisje intraorale pėr natėn qė stabilizojnė rrugėt e para tė ajrit dhe rritin diametrat, duke shkaktuar zvogėlimin e kolapsit tė faringut.
Stomatologu i parė qė kuptoi lidhjen e ngushtė ndėrmjet pozicionit mandibular, posturės linguale dhe funksionit respirator ishte Pierre Robin. Intuita e tij u pėrkthye nė realizimin e njė pajisjeje tė quajtur "monobllok", nėpėrmjet tė cilės ripozicionimi anterior i mandibulės kishte si qėllim ndalimin e kolapsit posterior tė gjuhės te fėmijėt me glosoptozė, njė hipoplazi e rėndė mandibulare dhe respiracioni oral (Robin 1902, 1934).
Nė vitet '70 tė shekullit tė kaluar McNamara (1979) tregoi efektin e shtytjes mandibulare tė arritur me njė pajisje orale nė rrugėt e ajrit dhe filloi tė vėrente influencėn e respirimit mbi zhvillimin e mandibulės sė individit nė rritje. Aparaturat funksionale, tė zhvilluara nė tentativė pėr tė korrigjuar funksionin pėr drejtimin e zhvillimit kraniofacial kanė qenė prekursorėt e pajisjeve orale pėr trajtimin e pacientit adult tė prekur nga OSAS.
TRD dhe MAD
Ekzistojnė dy kategori tė pajisjeve intraorale pėr trajtimin e ērregullimeve respiratore tė gjumit:
Pajisje pėr mbajtjen e gjuhės (Tongue Retaining Devices, TRD)
Pajisje pėr avancimin mandibular (Mandibular Advancing Devices, MAD).
TRD - pajisjet e para tė projektuara pėr tė reduktuar gėrhitjen dhe apneat te pacientėt adultė - janė me material akriliku tė butė, tė pajisura nė anėn anteriore me njė llambė me material elastik nė tė cilėn mund tė thithet dhe tė mbahet maja e gjuhės pėr tė vendosur njė presion negativ. Ky "efekt fryrės" nė gjuhė pėrcakton zgjatjen gjatė gjumit dhe favorizon rritjen e tensionit nė muret e faringut nėpėrmjet njė rritjeje tė diametrit nė anėn laterale dhe antero-posteriore (Sutherland et al. 2014).
Duke ekzistuar nė literaturė njė evidencė e dobėt pėr efikasitetin e tyre dhe duke qenė se pranohen dhe tolerohen me vėshtirėsi nga pacienti, mund tė konsiderohen njė opsion qė paraqet njė ankorim tė pamjaftueshėm dentar ose njė mundėsi tė pamjaftueshme pėr tė zgjatur mandibulėn, gjithmonė nė mungesė tė rritjes sė rezistencave nazale, duke marrė nė konsideratė karakteristikat intrinsike tė pajisjes (Deane et al. 2009).
MAD konsistojnė nė aparatura me dizenjo tė ndryshme qė induktojnė avancimin dhe tėrheqjen e mandibulės pėr poshtė. Kontrolli i pozicionit tė mandibulės ėshtė garantuar nga njė ankorim dentar. MAD e parė janė aplikuar ndėrmjet fundit tė viteve '80 dhe fillimit tė viteve '90 dhe rezultatet e para tė efikasitetit tė tyre u paraqitėn nė New England Journal of Medicine nga Peter George, qė publikoi njė artikull pėr njė pajisje monobllok nė akrilik, me kapėse pėr mbajtjen e elementeve dentarė: Nocturnal Airway Patency Appliance (NAPA) (George dhe Soli 1985).
Sukseset e para qė u arritėn disa vite nė vonė ēuan nė realizimin e pajisjeve hibride qė pėrveē avancimit tė mandibulės, propozonin edhe mbėshtetjen fizike tė qiellzės sė butė pėrmes kanaleve nė rezinė ose metal, ose nėpėrmjet rritjes sė kalimit tė ajrit dhe duke i dhėnė hapėsirė gjuhės nėpėrmjet ndėrtimit tė gropėzave tė gjera respiratore anteriore. Si alternativė pėr pajisjet monobllok, qė ishin tė vėshtira pėr tė avancuar nga zgjatja terapeutike fillestare, lindėn pajisjet e para pėr tė dyja nofullat, tė projektuara me shkallė tė ndryshme lirie pėr lėvizjet laterale dhe vertikale tė mandibulės, tė cilat sot janė pa dyshim mė tė pėrdorshmet.
Me kalimin e kohės mekanizma tė shumtė shtytjeje janė realizuar, vlerėsuar dhe krahasuar. Nė fillim tė viteve '90 tė shekullit tė kaluar Alan Lowe, profesor dhe drejtor i Divizionit tė Ortodoncisė nė Universitetin kanadez tė British Columbia, propozoi Klearway®, pajisja e parė qė avancon gradualisht, e cila pėrdor pėr kėtė qėllim njė vidė zgjerimi tė pozicionuar nė qendėr tė splintit superior (Lowe et al. 1990). Vida mund tė aktivizohet me 0,25 mm ēdo herė dhe lejon njė shkallė lėvizjeje nė sensin antero-posterior me 11 mm. Pajisja ėshtė realizuar me njė akrilik termoaktiv, qė lejon njė futje tė lehtė nė harkada pasi ka qenė nė kontakt me ujin e ngrohtė dhe forcohet sėrish nė temperaturėn e gojės: objektivi i kėtij materiali ėshtė qė tė garantojė njė ankorim tė mirė dhe tė minimizojė riskun e lėvizjeve dentare.
Disa vite mė vonė, Thorton paraqiti TAP® (Thorton Adjustable Positioner) (Thorton dhe Roberts, 1996), njė pajisje ku dy splinte janė lidhur me njėri-tjetrin nga njė kapėse e vetme anteriore qė pėrshtatet me njė shufėr ose njė ankorim tė veēantė tė futur nė splintin inferior. Mekanizmi paraqet njė lirshmėri minimale pėr lėvizjet e hapjes sė gojės, por garanton njė lirshmėri tė rezervuar lėvizjeje nė sensin lateral (mbi tė gjitha nė versionet e tij me shufrėn nė splintin inferior).
Me kalimin e viteve mekanizmi anterior ėshtė bėrė gjithnjė e mė i lehtė. Nė kėrkim tė njė komforti gjithmonė e mė tė madh pėr pacientin, njė lirshmėri mė tė madhe lėvizjeje pėr mandibulėn nė hapje u arrit nga MAD qė pėrdornin njė mekanikė shtytjeje tė tipit HERBST (Rider 1998), me njė krah metalik dhe teleskopik nė ēdo anė (SUAD): nė versionin e ideuar nga doktor Hinz, IST® (Intraoral Snoring-Therapy appliance), gjatėsia e krahut rritet me anė tė njė mekanizmi tė rregullueshėm. Ekziston njė version nė tė cilin drejtimi i krahut teleskopik mund tė kthehet nė krah tė kundėrt (me shufrėn lidhėse nė tė kundėrt), me qėllim qė tė rritet kuota e zgjatjes mandibulare nė rastin e hapjes sė gojės.
TAP® dhe IST® janė realizuar me letra tė termo-printueshme, qė lejojnė tė arrihet rėndesa minimale, mbi tė gjitha pėr gjuhėn dhe tė mos pėrfshihen kapėse pėr tė arritur ankorimin. Pajisje tė tjera qė lejojnė lirinė maksimale pėr lėvizjen e hapjes janė ato qė pėrdorin si mekanizėm shtytjeje rrėshqitės tė pėrthyer tė tipit Twin-Block (Clark dhe Nakono 1988).
Evoluimi i kėtij mekanizmi tė fundit, tė ideuar nga Richard Palmisano nė fillim tė viteve 200 ėshtė SomnoDent®, pajisje qė nė anė ka splint inferior, dy fletė vestibulare tė realizuara me njė pjerrėsi prej 17 gradėsh qė mbėshteten nė dy plane tė pjerrėta tė pozicionuara nė splintin superior dhe qė mund tė avancojnė gradualisht me 0.1 mm pėr aktivizim, falė njė vide zgjerimi tė zhytur nė rezinė. Nė versionin e fundit tė tij tė propozuar, fleta mund tė zėvendėsohet me fletė tė tjera me trashėsi tė ndryshme pėr tė garantuar mundėsinė qė tė arrihet njė avancim edhe mė i madh pa shkaktuar njė rritje tė rėndesės sė pajisjes nė sensin lateral. Aktivizimi i vetėm i vidave tė zgjerimit parashikon njė shkallė avancimi progresiv me 6 mm.
SommoDent® mund tė ndėrtohet me njė rezinė tė stampuar nė tė ngrohtė (SMH Bflex) qė vesh sipėrfaqen e brendshme tė pajisjes, duke garantuar njė komfort tė shkėlqyer dhe njė mbėshtetje mė tė madhe pa pėrdorimin e kapėseve dhe duke ruajtur mundėsinė qė tė ribazohet. Mungesa e njė mekanizmi qė lidh dy splintet dhe evoluimi i materialit e bėjnė kėtė pajisje tė pėrshtatshme edhe pėr pacientėt me edentuli tė plotė nė harkadėn superiore.
Nga 2009 janė futur nė treg Narval® CC, njė pajisje pėr tė dyja nofullat qė realizohet nė polimer biokompaktibėl me teknologjinė CAD/CAM qė pėrdoret pėr avancimin e lidhėsve qė mund tė zėvendėsohen pėr tė arritur njė avancim gradual me 0,5 mm ēdo herė dhe OrthoApnea®, qė shfrytėzojnė njė mekanizėm anterior avancimi me shufrėn lidhėse nė tė kundėrt duke lejuar njė lirshmėri tė lehtė tė hapjes sė gojės dhe duke induktuar zgjatjen e mandibulės nė hapjen e gojės. Shufra lidhėse rrėshqet nė njė shufėr tjetėr inferiore dhe i lejon pacientit lirshmėrinė pėr lėvizjet laterale.
Mekanizmi i veprimit me tė cilin MAD rritin qartėsinė nė rrugėt e ajrit nuk ėshtė akoma plotėsisht i qartė, por studimet e kryera nėpėrmjet teknikave tė imazherisė tridimensionale (TC dhe RM) dhe nėpėrmjet vizionit tė drejtpėrdrejtė tė rrugėve tė ajrit gjatė gjumit tė induktuar (sleep endoscopy) kanė dhėnė indikacione tė rėndėsishme (Ryan et al, 1999; Kyung et al. 2005; Chan et al. 2010a dhe b; Sutherland et al. 2011). Dėshira pėr tė kuptuar plotėsisht mekanizmat pėrgjegjės tė rritjes sė qartėsisė sė rrugėve tė para tė ajrit vjen nga nevoja pėr tė mundur tė seleksionohen pacientėt kandidatė pėr terapinė stomatologjike. Vėshtirėsia mė e madhe nė pėrkufizimin me saktėsi tė veprimit qė pajisjet ushtrojnė nė rrugėt e ajrit ėshtė diferenca e dimensionit tė faringut ndėrmjet gjumit dhe zgjimit.
Njė studim i publikuar nė 2012, i kryer nė njė kampion prej 32 pacientėsh tė prekur nga OSAS, ka treguar, nėpėrmjet krahasimit tė njė zone tė njė seksioni tė faringut tė marrė pėrmes RM te pacienti i zgjuar dhe te pacienti nė gjumė (gjumi i induktuar me propofol), njė reduktim tė sipėrfaqeve mesatare me rreth 75,5% (Faria et al. 2012).
Zgjatja mandibulare shkakton:
rritjen e velopharyngeal, sidomos nė pozicionin lateral, pėr vazhdimėsinė anatomike ndėrmjet mandibulės, gjuhės dhe shtyllave tonsilare (muskuli palatofaringeal dhe pataloglossus);
rritjen e tonit tė muskujve nė bazėn e gjuhės, qė largohen nga muri posterior i faringut, me reduktimin pasues tė tendencės sė vertikalizimit;
zgjatjen e kockės hioide dhe stabilizimin e epiglotisit, me rritjen pasuese tė diametrit hipofaringeal (Chan et al. 2010a).
Rezultati i kėtyre veprimeve ėshtė njė rritje e hapėsirės ajrore posteriore nė nivel retrolingual (hipofaringeal) dhe njė rritje e diametrit faringeal nė nivel retropalatal (velopharyngeal), sidomos nė sensin lateral. Hipoteza mbi efektin e tėrheqjes sė mandibulės pėr poshtė nė qartėsimin e rrugėve tė ajrit ėshtė qė tė influencojė nė rritjen e diametrit velopharyngeal, pėr tėrheqjen qė ushtron shtypja nė muskulin tkurrės superior tė faringut dhe pėr rritjen e veprimit mbi tonin e muskulit palatoglossus (George, 2001). Pėrgjigjja e tonit muskulor ndaj zgjatjes nuk ėshtė gjithmonė e parashikueshme dhe mund tė sjellė njė normalizim tė kalibrit tė rrugėve tė ajrit.
Indikacione
AASM. Udhėzimet e para pėr pėrdorimin e pajisjeve orale u publikuan nė 1996 nga American Academy of Sleep Medicine (AASM). Nė 2002 njė task force u bashkua sėrish pėr tė pėrditėsuar udhėzimet, duke nxjerrė nė pah nivelin e maturimit tė arritur nga stomatologu pėr gjumin dhe disponueshmėrinė e publikimeve tė karakterizuara nga njė saktėsi e lartė shkencore. Rishikimi i literaturės i kryer nga task force e ngarkuar pėr publikimet e disponueshme seleksionoi njė bazė tė dhėnash me 141 publikime qė i pėrgjigjeshin kėrkesave tė fiksuara nga grupi dhe mbi kėtė bazė njohurish indikacionet dhe rekomandimet u pėrditėsuan dhe publikuan nė 2006.
SIMSO. Mė tė fundit janė rekomandimet e "Società Italiana di Medicina del Sonno Odontoiatrica (SIMSO)" (Levrini et al. 2015), qė i konsideron ato si terapi tė zgjedhjes sė parė tek individėt e prekur nga gėrhitja, OSAS e lehtė ose OSAS e moderuar.
ERS. Nė 2011 njė task force e European Respiratory Society (ERS) ka publikuar njė raport me qėllim pėrmbledhjen e evidencės mbi efikasitetin e tė gjitha terapive me CPAP. Konkluzionet e ERS kanė prodhuar rekomandime mbi pėrdorimin e MAD pėr trajtimin e OSAS sė lehtė dhe tė moderuar nė alternativė ndaj CPAP dhe pėr terapinė e OSAS sė rėndė te pacientėt qė nuk tolerojnė CPAP (Rarnderath et al. 2011).
Pėrveē indikacioneve tė cituara mė lart, MAD mund tė kombinohen me terapinė e pozicionit, terapinė kirurgjikale ORL dhe atė me CPAP me qėllim qė tė arrihet rezultati mė i mirė i mundshėm pėr njė pacient tė vetėm. Pėr kėtė arsye udhėzimet italiane (SIMSO) pėr trajtimin e pacientit adult me OSAS nėnvizojnė rėndėsinė qė stomatologu ekspert nė mjekėsinė e gjumit tė jetė nė gjendje tė menaxhojė pacientin nė bashkėpunim me specialistėt e tjerė, nė rastin kur vetėm terapia me MAD nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė kuruar pacientin.
Lidhja ndėrmjet MAD dhe terapisė sė pozicionit ka si qėllim qė tė kontrollojė pozicionin e trupit kur nė fund tė terapisė vazhdojnė njė numėr i lartė ngjarjesh respiratore kryesisht nė pozicionin shtrirė. Arsyeja e kirurgjisė ORL tė kombinuar me MAD ėshtė ajo qė tė ndėrhyjė nė mė shumė nivele kur e kėrkon anatomia e pjesėve obstruktive (Millman et al. 1998). Korrigjimi i rezistencave tė larta nazale dhe/ose i njė obstruksioni retropalatal mund tė rrisė rezultatet e trajtimit me MAD. Ndėrhyrja ORL mund tė indikohet pėrpara terapisė stomatologjike apo nė mėnyrė alternative kur rezultatet e marra tė mos jenė tė pranueshme ose tė konsiderohen se duhen pėrmirėsuar.
Sė fundmi, MAD mund tė kombinohen me CPAP pėr tė reduktuar presionin efikas te pacientėt intolerantė (El-Sohl et al. 2011) dhe pėr tė zėvendėsuar ndėrlidhjen kur kjo e fundit nuk tolerohet nga pacienti.
Kundėrindikime
Kundėrindikimet nė pėrdorimin e MAD qė janė sjellė nga AASM janė:
numri i pamjaftueshėm i dhėmbėve tė shėndetshėm;
shėndeti i pamjaftueshėm dentar;
sėmundja periodontale nė fazė aktive;
lėvizshmėria e rėndė e dhėmbėve;
disfunksioni i rėndė i artikulimit temporomandibular (ATM);
limitimi funksional i ATM-sė.
Numri i dhėmbėve tė pranishėm nė harkadė duhet tė garantojė njė ankorim tė mjaftueshėm pėr pajisjen; pretrajtimet konservative, protetike dhe periodontale duhet tė kryhen, kur ėshtė e mundur, pėrpara se tė merren gjurmėt dhe pacienti duhet tė instruktohet pėr higjienėn nė shtėpi. Patologjitė me dhimbje tė ATM, tė mėparshme ose aktuale, ose limitimet funksionale kėrkojnė njė vlerėsim tė saktė gnatologjik, qė specifikon shkaqet dhe ndoshta njė pretrajtim.
Pėrqindja e suksesit
Nė 2005 njė task force e AASM vendos objektivin qė tė hetojė mbi pėrmasat e efikasitetit tė MAD nė periudhė tė shkurtėr dhe tė gjatė. Rishikimi sistematik u publikua nė Sleep nė vitin 2006 dhe del nė konkluzionin qė duke mos arritur efikasitetin e CPAP nė zvogėlimin e numrit tė ngjarjeve respiratore gjatė natės, MAD ishin nė gjendje tė reduktojnė AHI nėn 5 ngjarje/orė nė 42% tė pacientėve dhe nėn 10 ngjarje/orė nė 52% tė pacientėve dhe arritėn tė merrnin njė pėrgjigje (reduktim me tė paktėn 50% nė krahasim me AHI bazė) nė 65% tė pacientėve. Kėto rezultate u konfirmuan nga Hoffstein njė vit mė pas (Hoffstein, 2007).
Pėrktheu: Valbona Spahia