Pas molarėve tė tretė inferiorė, kanini i retinuar ėshtė elementi mė i prekur nga anomalitė e eruptimitj dhe tė pozicionimit tė tij. Zbulimi i njė dhėmbi tė pozicionuar keq ose tė retinuar mund tė vėrehet nga stomatologu gjatė njė vizite normale kontrolli. Me termin i zhvendosur ose i pozicionuar keq nėnkuptojmė njė pozicion anormal dhe tė pafavorshėm tė kaninit tė dalluar nė njė fazė "tė parakohshme" zhvillimi, mbetja e tij brenda gingivės paraqet shumė herė njė pasojė tė zhvendosjes sė elementit tė padiagnostikuar mė parė.
Zakonisht mund tė dallohen dy situata tė ndryshme klinike: keq pozicionimi dhe retinimi i tij nė nofull.
Keqpozicionimi identifikon njė pozicion anormal tė kaninit nė brendėsi tė kockės sė nofullės, pėrpara kohės qė ėshtė parashikuar normalisht pėr eruptimin e tij.
Ndėrsa retinimi i tij ėshtė karakteristikė e njė elementi qė gjendet nė brendėsi tė grupit tė kockave me njė majė tė rrėnjės sė mbyllur, pėrveē kohės fiziologjike qė pritet pėr shfaqjen e tij nė nofull.
Analiza e kujdesshme e diagnozės sė ērregullimeve luan rol kryesor nė lejimin e programimeve dhe planifikimin e njė trajtimi tė duhur interceptiv. Nė fakt vlerėsimi i munguar dhe jo i saktė i njė kanini qė ka mundėsi pėr retinim nė nofull shpesh mund tė pėrcaktojė keq pozicionime tė rėnda qė pėr tė rifituar elementin nė nofull, kanė nevojė pėr aplikimin e mekanikave ortodontike komplekse dhe invazive nė mėnyrė biologjike, duke rritur shpenzimet e terapisė dhe duke zgjatur kohėn e trajtimit.
Njohja efikase dhe ndėrprerja e keq pozicionimit tė kaninit kėrkojnė megjithatė njė diagnozė fillestare tashmė pėrreth moshės 8 vjeēare, qė tė kryhet nė mėnyrė ekskluzive nėpėrmjet hetimeve radiografike qė lejojnė tė shikohet pozicioni intrakockor i elementit. Studime tė ndryshme nė fakt kanė identifikuar se cilėt tregues radiografik, tregues tė animit dhe vendosjes sė majės sė kaninit tė pėrhershėm qė nuk ka eruptuar ende (pozicioni i bashkėsisė sė qelizave tė kaninit) lidhen me rrėnjėn e incizivit anėsor qė ka eruptuar, siē kemi parė nė pamjet orthopanoramic (OPT) tek dhėmbėt e ndryshėm tė vonuar (10-13 vjeē). Megjithatė kėto faktorė radiografikė mund tė pėrdoren pėr njė vlerėsim diagnostikues tė zhvendosjes intrakockore vetėm pas moshės 10-11 vjeēare dhe nė njė fazė qė mund tė pėrcaktohet "nė mėnyrė relative" tė hershme.
Rėndėsia e diagnozės sė hershme lidhet me pozicionin ektopik tė kaninit tashmė tė pranishėm rreth moshės 6 vjeēare.
Tek individėt qė paraqesin njė keq pozicionim tė dukshėm intrakockor tė kaninit, nėse njė trajtim ortodontik nuk ėshtė marrė nė momentin e duhur mund tė fillojnė pasoja tė tjera si pėrthithja e rrėnjėve tė elementeve tė pėrhershėm, formime tė cisteve ose pėrkeqėsimi i vetė keq pozicionimit qė pėrfshihet nė retinim. Njė ngjarje e tillė kėrkon njė punė komplekse, njė menaxhim interdisiplinor me njė rritje tė kostove tė terapisė, tė kohėzgjatjes sė trajtimit dhe tė rrezikut tė shfaqjes sė efekteve tė tjera tė padėshirueshme.
Procedurat e terapisė interceptive janė nė fakt nė gjendje tė reduktojnė incidencėn e retinimit tė kaninėve:
duke shmangur nevojėn e njė trajtimi aktiv te pacientėt me njė okluzion tė pranueshėm;
duke reduktuar nevojėn e njė trajtimi tė kombinuar ortodontiko-kirurgjikal pėr shėrimin dhe shtrirjen e kaninit nė nofull.
Pėrveē ekzaminimit klinik ėshtė e rėndėsishme qė tė bazohemi te tė gjitha mjetet diagnostikuese radiografike tė dobishme pėr identifikimin dhe njohjen e njė anomalie tė tillė, orthopanoramic, si testim bazė, lejon tė monitorohet procesi i eruptimit tė kaninit dhe mundėsisht tė diagnostikohet keq pozicionimi. Nė bazė tė njė analize tė kujdesshme bibliografike janė pėrshkruar tė gjitha metodikat e trajtimit tė propozuara nga literatura dhe vlerėsohet vlefshmėria shkencore e ēdo opsioni. Duke marrė parasysh mundėsitė terapeutike tė propozuara dhe tė pėrshkruara nė literaturė dhe tek eksperienca jonė klinike sot sugjerojmė njė qasje interceptive tė kombinuar ortopediko - kirurgjikale nė mėnyrė ortodontike. Nė bazė tė kėsaj ėshtė njė fazė e kujdesshme diagnostikuese e bėrė e mundur falė njohjes sė kohėve tė shkėmbimit tė elementeve dentarė, me njohjen e parakohshme tė vetė keq pozicionimit dhe tė aftėsisė sė leximit tė ekzaminimeve diagnostikuese. Ky protokoll, nė prani tė treguesve klinikė tė pėrshtatshėm, parashikon:
njė fazė tė parė tė zgjerimit ortopedik tė nofullės sė sipėrme, edhe nė moshė tė vogėl (7-9 vjeē), nė gjendje pėr tė menaxhuar hapėsirėn intrakockore tė kaninit tė pėrherhshėm;
shoqėrimin e heqjes sė kaninit dhe tė molarit tė parė tė qumėshtit pėr tė promovuar heqjen e paramolarit tė parė dhe pėr tė nxitur korrigjimin e pozicionit intrakockor tė kaninit tė pėrhershėm gjatė eruptimit;
faza e dytė ortodontike e hapjes sė hapėsirave nė sektorėt e pasmė pėr tė nxitur dhe pėrmirėsuar pozicionin e kaninit duke nxitur pozicionimin vertikal.
Momenti kur ėshtė e mundur tė bėhet njė diagnozė e parakohshme mund tė jetė rreth moshės 7 vjeēare. OPT-ja lejon qė tė shihen dhe tė njihen shenjat e para klinike por edhe radiografike tashmė tejet tė lidhura me keq pozicionimin e kaninit. Hetimet radiografike tė pėrsėritura nė intervale prej 12 muajsh duhet tė ndihmojnė objektivin me qėllim qė tė kryhet njė monitorim i kujdesshėm i elementeve qė po eruptohen, me vėmendje tė veēantė te kaninėt. Objektivi kryesor i diagnozės sė parakohshme ėshtė ai qė tė bllokojė dhe tė normalizojė mospėrputhjet skeletike, tė zhvillojė njė pėrmasė tė pėrshtatshme tė harkadės dentare pėr tė favorizuar daljen e saktė tė dhėmbėve tė pėrhershėm dhe tė pėrmirėsojė funksionin okluzal.
Protokollet e propozuar si terapia e hershme mė e pėrhapur kufizohen ende te heqja e kaninit tė qumėshtit nė nofullėn e sipėrme dhe te monitorimi radiografik, i kryer ēdo gjatė muaj, nė pritje tė eruptimit tė kaninit tė pėrhershėm. Planifikimi i njė trajtimi efikas ofron mundėsinė pėr tė zgjidhur keq pozicionimin e kaninit duke zgjedhur, nė momentin e duhur, metodikėn terapeutike mė tė pėrshtatshme pėr pėrpunimin e mėnyrės sė ekstraksionit tė kaninit tė zhvendosur.
Nėn kujdesin e : Anna Maria Melica, Koordinatore Shkencore e "Dental Cadmos"
Pėrktheu: Valbona Spahia