Diastema ėshtė pėrkufizuar si njė hapėsirė ose boshllėk, pak a shumė e gjerė ndėrmjet dy dhėmbėve dhe ėshtė njė shqetėsim i zakonshėm. Ėshtė e vėshtirė qė njė diastemė meziale maksilare (MMD) mė e madhe se 2 mm nė denticionin e pėrzier tė mbyllet spontanisht.
Njė MMD interincizale ndonjėherė krijon problematika estetike, me efekte psikologjikisht negative tė tilla qė kėrkojnė mbylljen e saj.
Trajtimet stomatologjike mund tė jenė tė ndryshme pėr mbylljen e diastemave anteriore, duke filluar nga ato ortodontike deri tek ato protetike/konservative tė shoqėruara ose jo me trajtime periodontale tė frenulum.
Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė raport rasti nė Journal of Prosthodontics nė mars 2019 shpjegohet njė trajtim multidisplinor pėr tė korrigjuar njė diastemė anteriore tė rėndė prej 4 mm te njė paciente 46 vjeēare, pa karies, nė shėndet tė mirė, tė kryer nė Departamentin e protetikės nė shkollėn e stomatologjisė nė Universitetin e Stambollit.
Ekzaminimi klinik ka zbuluar njė diastemė 4 mm ndėrmjet incizivėve qendrorė maksilarė me njė lidhje dentare tė Klasės I, njė biotip gingival tė butė, njė frenulum labial tė trashur, njė arkitekturė gingivale mjaftueshėm simetrike dhe njė prani tė kaninėve tė qumėshtit nė mėnyrė bilaterale diskromike dhe tė gėrryer.
Vlerėsimi radiografik ka zbuluar praninė e kaninėve superiorė tė pėrhershėm tė retinuar dhe tė pjerrėt nė mėnyrė meziale nė planin okluzal.
Autorėt kanė theksuar njė plan trajtimi ortodontik tė plotė pėr tė zgjidhur problematikėn nėpėrmjet njė programi smile-design virtual (Romexis Software, Planmeca USA, Inc., Roselle, IL), por qė ėshtė refuzuar nga pacientja pėr arsye ekonomike dhe tė kohėzgjatjes sė trajtimit.
Prandaj, ėshtė projektuar njė plan trajtimi multidisiplinor alternativ qė ka parashikuar njė trajtim ortodontik tė limituar tė afrimit tė incizivėve pas frenektomisė labiale dhe pozicionimit tė fasetave nė disilikat litiumi pėr mbylljen e diastemės sė pazgjidhur plotėsisht nėpėrmjet ortodoncisė (trajtimi ortodontik ėshtė zgjatur pėr 2,5 muaj duke reduktuar diastemėn MMD nga 4,0 mm nė 1,8 mm).
Autorėt pra kanė ekstraktuar kaninėt e qumėshtit dhe kanė pozicionuar proteza dentare fikse me tre njėsi (FDP) nė zirkon pėr tė zėvendėsuar vetė ata. Nė pritje tė manufakteve protetike definitive janė kryer provizorė nė rezinė. Sipėrfaqet adezive interne tė fasetave janė trajtuar me acid fluorhidrik 9% pėr 20 sekonda dhe me silante (Silane, Ultradent).
Sipėrfaqja e smaltit dentar, nė fakt ėshtė trajtuar me acid fosforik 37% dhe restaurimet janė cementuar me cement rezinoz tė tejdukshėm (RelyX Unicem 2, 3M ESPE). Cementi i tepėrt ėshtė hequr nga margot dhe ėshtė polimerizuar me dritė pėr 40 sekonda. FDP janė cementuar me njė cement glassionomer tė modifikuar me rezinė (Relyx Luting PlusAutomix, 3M ESPE).
Vlerėsimi klinik pėrfundimtar i pacientes ėshtė kryer 3 muaj pas pėrfundimit tė trajtimeve dhe ka evidentuar njė rezultat tė kėnaqshėm qoftė pėr profesionistin qoftė pėr pacienten.
Konkluzione
Nė bazė tė kėtij raporti tė rastit klinik mund tė dalim nė konkluzionin se njė rezultat i kėnaqshėm estetik dhe funksional mund tė arrihet me njė trajtim multidisiplinor qė integron trajtime ortodontike, periodontale dhe protetike pėr mbylljen e njė diasteme tė rėndė.
Pėr mė tepėr:
Ŗen N, Iŗler S. Multidisciplinary management of a severe maxillary midline diastema: a clinical report. J Prosthodont 2019 Mar;28(3):239-43.
Pėrktheu: Valbona Spahia