Nga farmakologjia vijnë disa këshilla për ortodontistët

Ortodonci dhe gnatologji | 23 Korrik 2019 |

Nga farmakologjia vijnë disa këshilla për ortodontistët

Nga Debora Bellinzani


Në ditët e sotme njihet që bifosfonatet frenojnë lëvizjen ortodontike, por ka pak njohuri rreth efekteve të mundshme të ngjashme me produktet nga substanca të tjera: por a ekzistojnë edhe barna të tjera që mund të interferojnë me punën e ortodontistit?
Edhe pse janë ende të pakta studimet shkencore në lidhje me këtë temë, përgjigjja është po. Literatura e disponueshme deri më tani, është treguar nga një rishikim sistematik nga American Journal of Orthodontics and Dentofacial Orthopedics, duke indikuar qartësisht jo vetëm që ka barna që frenojnë lëvizjen ortodontike derisa e bllokojnë plotësisht, por edhe që ekzistojnë medikamente dhe integratorë ushqimorë që mund ta favorizojnë duke ndërhyrë të mënyrë të konsiderueshme me trajtimet ortodontike.
"Deri në vitet '90 ndërveprimi ndërmjet barnave dhe lëvizjes ortodontike nuk konsiderohej një argument studimi apo më saktë deri atëherë janë ndeshur në literaturë vetëm paraqitje të disa rasteve klinike të izoluara, që sidoqoftë kanë nxitur interesin në lidhje me këtë temë," - tregon Theodosia Bartzela, docente në departamentin e ortodoncisë dhe biologjisë orale në Radboud University Nijmegen Medical Centre në Nijmegen, Hollandë. "Një shembull i njohur i përshkruar në literaturë është rasti i një pacienteje në menopauzë, e cila po ndiqte një terapi me bazë estrogjeni për të luftuar osteoporozën, i është ngadalësuar lëvizja ortodontike e parashikuar nga ortodontisti që e ndiqte, ndërkohë që një rast tjetër që lidhet me një paciente të prekur nga tumori ka dëshmuar ndalimin total të lëvizjes ortodontike pas fillimit të një terapie me injektime të acidit zelendronik, një bifosfonat që është i aftë të ndalojnë riabsorbimin e osteoklasteve, që në këtë rast është dhënë për të ndaluar metastazën kockore."


Por merita e këtij rishikimi është se nuk e ka limituar hetimin e barnave që veprojnë pak a shumë direkt tek indet kockore, por e ka zgjeruar te medikamentet më të zakonshme si analgjezikë dhe anti-inflamatorë, që shpesh janë përdorur nga pacientët në mënyrë të vazhdueshme edhe pa recetë nga mjeku.
"Duhet të fillojmë duke thënë edhe se pjesa më e madhe e 49 studimeve që janë përfshirë në rishikim janë kryer te kafshët, pasi ne besojmë se rigoroziteti i tyre dhe shuma e rezultateve na lejojnë të nxjerrim disa konkluzione që mund të shtrihen te njeriu," - saktëson docenti.
"Nga këto rezultate mund të dalim në përfundimin se kortikosteroidet, hormoni i paratiroides, tiroksina dhe eicosanoids favorizojnë lëvizjen ortodontike, ndërsa estrogjenët e reduktojnë. Për më tepër rezulton që barnat anti-inflamatore jo-steroidale (Fans) kanë fuqinë për të zvogëluar lëvizjen ortodontike, ndërsa disa anti-inflamatorë dhe analgjezikë të një klase tjetër, si paracetamoli, kanë treguar se nuk interferojnë në ndonjë mënyrë me të. Edhe integratorët e dietës mund të kenë efekte në lëvizjen e parashikuar nga ortodontisti, për shembull vitamina D3 ka treguar se stimulon lëvizjen ortodontike, ndërsa kalciumi provokon një reduktim."


Duke qenë se nuk ka punime të detajuara përpara se të krijohen udhëzime të vlefshme për praktikën e ortodontistit, kërkuesit sidoqoftë kanë trajtuar disa konkluzione nga rezultatet e rishikimit. "Ngaqë numri i pacientëve që përdorin barna rregullisht, edhe pa recetë nga mjeku është në rritje të vazhdueshme si pasojë edhe ortodontistët janë gjithnjë e më shumë duke u marrë me këtë kategori personash. Vetëm se disa herë nuk e dinë: ndaj është mirë që të pyetet gjithnjë pacienti nëse po merr barna dhe se cilat po merr, sidomos nëse mendon se trajtimi nuk do i arrijë rezultatet e parashikuara në kohën që është menduar. Për më tepër, edhe nëse indikacionet e përdorshme në praktikë janë ende të pakta, mendojmë se mund të jetë një sugjerim i mirë përdorimi i paracetamolit si analgjezik, nga momenti që nuk ka treguar ndonjë ndërveprim me lëvizjen ortodontike."

Përktheu: Valbona Spahia



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 42 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D