Tregu i maskerinave ortodontike DIY (Do It Yourself - Bėje Vetė) ėshtė njė treg qė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ėshtė gjithnjė e mė shumė nė rritje, sipas njė sondazhi tė fundit, tė kryer nga American Association of Orthodontists (AAO) qė ka zbuluar sesi 13% e specialistėve ortodontistė kanė vizituar pacientė qė kanė pėrdorur maskerina tė blera sipas matjeve tė tyre, me metodėn "Bėje Vetė" dhe nė disa prej kėtyre pacientėve janė zbuluar dėmtime tė pariparueshme nė harkadat dentare.
Pėr kėtė arsye vitin e kaluar AAO ka paraqitur denoncime nė 36 shtete tė Amerikės, duke mbėshtetur dhunimin e ligjeve qė rregullojnė ushtrimin e profesionit tė ortodontistit. Betejave tė AAO dhe General Dental Council nė Mbretėrinė e Bashkuar (GDC), i ėshtė bashkuar edhe ASIO (Associazione Specialisti Italiani in Ortodonzia), duke shpallur kėshtu luftė kundėr kėsaj praktike tė papėrshtatshme, duke denoncuar nėpėrmjet rrugėve ligjore kompanitė pėrgjegjėse. ASIO deklaron nė njė njoftim se i thotė "JO" ortodoncisė DIY dhe thekson se ėshtė kundėr atyre qė nėpėrmjet marketingut i shesin pacientit maskerina transparente pa verifikuar mė parė indikacionet e duhura dhe saktėsinė e saj me vizita dhe kura tė personalizuara tek ortodontisti.
Mekanizmi DIY ortodontik ėshtė ai qė lejon pacientėt nėpėrmjet njė kit-i qė ju dėrgohet nė shtėpi, qė tė marrin vetė gjurmėn e harkadave dentare, t'ia dorėzojnė njė qendre qė prodhon maskerina, e cila gjen diagnozėn, projekton terapinė dhe ja nis pacientit nė shtėpi setin me tė cilin duhet tė drejtojė dhėmbėt.
Mė pas evolucioni i sistemit ėshtė ai qė ėshtė praktikuar prej disa kohėsh nė SHBA ku klientėt i drejtohen njė filiali tė kompanisė ku nėpėrmjet njė skaneri i merret gjurma e mė pas marrin nė shtėpi sekuencėn e maskerinave transparente.
"Terapitė me maskerina transparente janė sa interesante aq edhe delikate dhe tė specializuara, sepse pėrshtaten vetėm me disa tipologji tė malokluzionit dhe pothuajse gjithmonė nuk arrijnė 100% tė rezultateve tė premtuara nė simulimet e ndryshme virtuale pre-trajtim qė i tregohen pacientit," - vijon njoftimin presidenti Luzi.
"Nė njė artikull tė fundit tė New York Post, " - thotė presidenti i ASIO, - "ėshtė e dukshme sesi janė shtuar risqet pėr shėndetin oral tė pacientėve."
Ai nėnvizon sesi njė maskerinė mund tė ēojė nė njė pėrkeqėsim funksional tė hapjes sė gojės apo kafshimit apo te vetė pozicioni i dhėmbėve, ose nė situata tė tjera qė duhen vlerėsuar nga njė specialist i ortodoncisė qė di sesi tė gjykojė mėnyrat dhe kohėt e pėrshtatshme tė njė trajtimi tė saktė."
Nė fund presidenti i ASIO pėrmbyll: - "Ėshtė thelbėsor njė komunikim i pėrshtatshėm me pacientin qė ai tė mund tė jetė pjesėmarrės dhe i sigurt pėr kurėn e tij, duke kuptuar plotėsisht strategjitė e pėrshtatura pėr shėndetin e tij oral. Nuk mund tė jetė i mjaftueshėm njė test i shkurtėr nė internet dhe blerja e njė pajisjeje pėr tė korrigjuar malokluzionin, pa marrė nė konsideratė jo vetėm sigurinė por mbi tė gjitha njė vlerėsim tė specializuar, njė diagnozė tė saktė, njė monitorim tė vazhdueshėm dhe konstant tė progreseve pėr tė arritur rezultatin e dėshiruar."
Pėrktheu: Valbona Spahia