Trajtimi stomatologjik pėr Ērregullimet Respiratore tė Gjumit te fėmijėt me OSAS pediatrike

Ortodonci dhe gnatologji | 4 Nėntor 2019 |

Trajtimi stomatologjik pėr Ērregullimet Respiratore tė Gjumit te fėmijėt me OSAS pediatrike

Balian A., Malerba A., Strohmenger A.


Ērregullimet respiratore tė gjumit (SDB, Sleep Disordered Breathing) janė njė grup heterogjen i kushteve kronike nė tė cilat verifikohen episode tė pėrsėritura tė hipopneas dhe/ose apneas gjatė natės. Fragmentimi i arkitekturės sė gjumit dhe hipoksemia gjatė natės provokojnė pėr njė kohė mesatare ndryshime tė rėnda neurologjike, metabolike dhe kardio-vaskulare qė ndėrpresin mirėqenien dhe zhvillimin e fėmijės. SDB paraqesin njė pik karakteristik epidemiologjik nė fėmijėrinė e hershme: vlerėsohet qė deri nė 27% fėmijėt nga mosha 3 deri nė 6 vjeē referojnė simptoma qė lidhen me SDB dhe deri nė 4% vuan nga Sindroma e Apneave Obstruktive tė gjumit (OSAS = Obstructive Sleep Apnea Syndrome), forma mė e rėndė e SDB.

Malokluzioni, qė ėshtė njė anomali nė rritje e nofullės dhe mandibulės, ėshtė konsideruar njė faktor i rėndėsishėm risku qoftė pėr shfaqjen pėr herė tė parė qoftė pėr pėrsėritjen e SDB dhe OSAS te fėmijėt. Terapia ortodontike dhe mio-funksionale, e indikuar pėr tė normalizuar rritjen e zgavrės orale dhe pėr tė riekuilibruar funksionet orale, mund tė sjellė te kėto pacientė njė pėrmirėsim edhe tė shenjave dhe simptomave respiratore natėn. Gjatė Kongresit Kombėtar tė XXXI tė Shoqėrisė Italiane tė Pediatrisė Preventive dhe Sociale janė paraqitur rezultatet e njė studimi pilot tė kryer nė UDS tė Odontostomatologjisė Pediatrike tė ASST Santi Paolo e Carlo tė Milano, nė bashkėpunim me Qendrėn Rajonale pėr Epilepsi dhe Mjekėsinė e Gjumit nė tė njėjtin spital. Studimi ka pėrfshirė 10 pacientė, me moshė nga 3 deri nė 7 vjeē, qė janė ndarė nė dy grupe, nė bazė tė nevojave tė monitorimit kardio-respirator fillestar: grupi i OSAS dhe grupi i SDB jo-OSAS. Tė gjithė pacientėt paraqisnin malokluzion dhe i janė nėnshtruar trajtimit ortodontik dhe terapisė mio-funksionale oro-faciale.

Variablat vijuese janė vlerėsuar nė fillim (T0), pas 6 muajsh (T1) dhe pas njė viti (T2) tė terapisė: parametrat okluzalė dhe dento skeletikė, simptomat e referuara tė SDB apo OSAS, modeli neuro-i sjelljes i evidentuar nga testet neuro-psikologjike. Nė grupin OSAS ėshtė pėrsėritur edhe monitorimi kardio-respirator, duke vlerėsuar treguesit vijues: AHI, ODI, hipokseminė. Nė tė dyja grupet, verifikohet njė pėrmirėsim i malokluzionit dhe njė pėrmirėsim i simptomave qė lidhen me ērregullimin respirator apo pėrmirėsim tė rezultateve tė testeve neuro-tė sjelljes.

Pacientėt e grupit OSAS kanė evidentuar njė reduktim tė treguesit AHI pas 6 muajsh dhe 3 pacientė nga 5 kanė regjistruar njė AHI tė barabartė me "0" pas 1 viti, shenjė e zgjidhjes sė plotė tė problematikės respiratore. Rezultatet e studimit aktual lejojnė qė tė afirmohet se trajtimi stomatologjik ėshtė efikas nė pėrmirėsimin e shenjave dhe simptomave tė SDB dhe OSAS nė fėmijėrinė e hershme, duke pėrfaqėsuar kėshtu njė alternativė tė vlefshme pėr zgjidhjen terapeutike mė invazive.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D