"Nė fazėn post-koronavirus do t'i kuroj pacientėt e mi nga shtėpia dhe do tė fuqizoj njė mėnyrė ndryshe kominikimi me ta." Kjo nuk ėshtė njė batutė, por ėshtė ajo ēka Prof. Luca Levrini (Universiteti i Insubria) ėshtė duke vėnė nė zbatim, pra tele-mjekėsia qė po zbatohet nė stomatologji apo e thėnė mė mirė nė ortodonci.
"Njė klinikė ortodontike, nė ditėt e kontrolleve dhe terapisė, duhet tė mirėpresė nė sallėn e pritjes dhjetėra pacientė qė shpesh vijnė tė shoqėruar nga disa persona. Por si do ja dalim nė fazėn post-koronavirus kur ruajtja e distancės sociale nė sallat e pritjes do tė jetė vendimtare pėr sigurinė e personelit tonė apo edhe tė vetė pacientėve? Dhe pėr mė tepėr si mund tė kontrollojmė prodhimin e aerosolit?"- pyet prof. Levrini.
Edhe pse tashmė janė tė shumta paqartėsitė mbi virusin, ndėrmjet atyre qė janė qartėsuar ėshtė edhe nevoja pėr tė shmangur kontaktet dhe aerosolin.
"Ortodoncia ėshtė me siguri specialiteti stomatologjik qė mund tė ketė njė risk transmetimi pothuajse zero, nėse nuk ka aerosol dhe redukton kontrollet nė klinikė duke pėrdorur teknologjitė e reja," - pohon ai.
Por si mund tė kurojmė njė malokluzion pa e pasur pacientin nė klinikė?
Me teknologjitė e reja qė janė nė dispozicion, e qė disa prej tyre ne po i pėrdorim prej kohėsh. Pėr tė shmangur aerosolin do tė shmang tė gjitha procedurat qė kanė nevojė pėr pėrdorimin e turbinės ose frezės me ujė: asnjė ngjitje ortodontike por vetėm maskerina pa stripping apo ngjitje tė tyre. Do tė vizitoj pacientėt dhe nė tė njėjtėn ditė do marrė gjurmėt dixhitale me njė skaner intraoral, pra do tė simuloj dhe do tė vendos rezultatet e trajtimit, do tė prodhoj maskerinat dhe mė pas do caktoj njė takim me pacientin pėr t'ia dorėzuar atė dhe do t'i shpjegoj mėnyrėn e pėrdorimit tė saj pėr njė periudhė 4 mujore. Pėr tė kontrolluar progresin do tė pėrdor intrumente tė tele-ortodoncisė. Pacienti rregullisht do tė mė dėrgojė fotografi tė okluzionit tė tij, me dhe pa maskerinėn, pėr tė parė zhvillimet e lėvizjeve ortodontike dhe pėr ta motivuar atė. Nuk po flasim pėr fotografi qė dėrgohen me celular por pėr njė sistem specifik qė me njė hapėse goje speciale tė lejojė marrjen e imazheve tė gojės nė cilėsi tė lartė. Gjithashtu mund tė kryejmė telefonata me video pėr tė parė mė tej progreset e trajtimit dhe sigurisht qė kjo nuk ėshtė njėsoj me njė vizitė kontrolli nė poltron. E kuptoj qė mund tė ngjajė si njė provokim por dobishmėria e kėsaj qasjeje, tė pėrdorur nė kėtė fazė emergjence do tė jetė me shumė avantazh nė tė ardhmen. Kjo do tė na ndihmojė tė marrim mė tė mirėn e njė eksperince pėr ta pėrdorur nė avantazhin tonė dhe tė pacientit.
Pra ėshtė e mundur qė tė gjitha terapitė tė zgjidhen nė distancė vetėm nėpėrmjet maskerinave?
Nė ditėt e sotme kjo ėshtė e mundur edhe kur pacientin e ulim nė poltron. Limiti nuk ėshtė te pajisja, por te aftėsitė e profesionistit, ashtu siē ndodh edhe nė ortodoncinė fikse. Me siguri fuqizimi i teknikės sė maskerinave ortodontike duke mos pėrdorur stripping apo ngjitjen zvogėlon funksionalitetin e saj; por nė tė njėjtėn mėnyrė takimet mė tė rralla me pacientin mund tė bėjnė qė tė na shpėtojė ndonjė detaj. Megjithatė, nėse sot kjo qasje mė lejon qė tė mos emetoj aerosol dhe tė reduktoj numrin e takimeve atėherė ėshtė e preferuara ime, duke ndarė edhe me pacientin mėnyrėn e re tė menaxhimit tė trajtimit. Pėr tė pėrmirėsuar perfromancėn mund tė jetė e nevojshme qė tė vihet te maskerinat njė pėrshpejtues i lėvizjes ortodontike. Nė ēdo rast, jam i bindur qė mund tė jetė njė trajtim i pranuar edhe nga ana e pacientit, pasi ėshtė nė funksion tė reduktimit tė riskut dhe tė spostimeve tė vazhdueshme.
A nuk mendoni se kėshtu figura e ortodontistit do tė zbehet deri nė pikėn qė tė zėvendėsohet nga njė makineri?
Roli ynė, si mjekė prej kohėsh ka qenė i lidhur me teknologjinė, pozitivisht, por kurrė nuk ka qenė qėllimi qė tė zėvendėsohet nga ajo. Nuk ishin makineritė ato qė vlerėsuan, programuan dhe pėrcaktuan terapinė e duhur apo pajisjet qė duhen realizuar. Ishte ortodonti ai qė e bėri. Makineritė ndihmojnė profesionistin por janė njohuritė dhe eksperinca e tij qė i bėn ato efikase nė realizimin e planit. Po konfirmohet hipoteza se tele-mjekėsia ėshtė njė instrument i pėrshtatshėm nė pjesėn e profesionit mjekėsor, por njohja me tė, pėrdorimi, njohja e limiteve tė saj, fuqizimi i avantazheve mendoj se ėshtė diēka e mundur edhe nė ortodonci. Po pacienti? Pacienti mendoj se ėshtė i kėnaqur qė tė vijė mė rrallė nė klinikė, e aq mė shumė qė nuk i duhet tė presė aty, pasi i rėndėsishėm pėr tė ėshtė vetėm rezultati i arritur. Vlera e marrėdhėnies mjek-pacient ėshtė e nevojshme nė vizitėn e parė ku pėrkufizimi i nevojės, prodhimi i empatisė dhe pėrcaktimi i ndėrgjegjėsimit tė pacientit mbeten tė pazėvendėsueshme dhe domosdoshmėrisht qė duhen kryer nė takimin pėrballė njėri-tjetrit. Mė pas marrėdhėnia nėpėrmjet teknologjive tė pėrbashkėta mund tė bėhet nė mėnyra tė ndryshme.
Ndėrmjet ēėshtjeve qė duhen marrė nė konsideratė ėshtė edhe kurba e tė mėsuarit dhe kostot.
E vėrtetė, kurba e tė mėsuarit ėshtė e nevojshme pėr tė mėsuar dhe pėrsorur teknologjitė, ndėrsa koceptet ortodontike, tė biomekanikės sė gnatologjisė tashmė bėjnė pjesė nė bagazhin kulturor tė profesionistit ortodont. Kostot e vlerėsimeve sigurisht janė individuale. Nė ditėt e sotme shumė nga ne pėrdorin kompjuterin dhe softuerėt. Shėrbimi qė jepet pėr monitorimin e pacientit nga larg i kushton pacientit mė pak nga ē'mund tė kushtojnė DPI-tė, lėvizjet e pacientit, lejet nė punė, etj. Nė kėtė mėnyrė salla e pritjes do tė qėndrojė e lirė pėr tė pritur pacientėt qė kanė nevojė pėr vizita direkt nė poltron. Sigurisht, nuk po them qė nuk do e rishohim mė pacientin, pasi do tė vazhdojmė tė flasim me tė dhe ta kontrollojmė siē bėjmė normalisht, por do ta kryejmė nė njė mėnyrė pak mė ndryshe. Nga ana tjetėr na presin muaj kur do tė jetė e komplikuar qė tė ulemi nė njė restorant, tė shkojmė nė kinema apo tė pėrdorim transportin publik ndaj jam i bindur se edhe pacientėt do ta vlerėsojnė kėtė mėnyrė trajtimi.
Pėrktheu: Valbona Spahia