Maskerinat dhe roli i tyre në demineralizimin e smaltit gjatë trajtimit ortodontik

Ortodonci dhe gnatologji | 26 Maj 2023 |

Maskerinat dhe roli i tyre në demineralizimin e smaltit gjatë trajtimit ortodontik


Demineralizimi i sipërfaqes së smaltit ngjitur me pajisjen ortodontike, që manifestohet fillimisht si lezion me njolla të bardha (WSLs) është një efekt anësor i pakëndshëm, i rëndësishëm dhe prevalent i trajtimit ortodontik, i cili dëmton rezultatet e këtij trajtimi. Parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i WSLs janë thelbësore për të minimizuar prishjen e dhëmbëve dhe çngjyrosjen, që do të dëmtonte estetikën e buzëqeshjes.

Vitet e fundit, një numër në rritje i pacientëve adoleshentë dhe adultë kanë kërkuar trajtim ortodontik me maskerina të tejdukshme termoplastike (CAs) si një alternativë më estetike dhe e rehatshme krahasuar me pajisjet fikse ortodontike (FAs). Popullariteti i shtuar dhe përdorimi i CAs ka bërë që të ngrihet pyetja nëse CAs janë efektive në kontrollimin e lëvizjes ortodontike te pacientët që nuk janë në proces rritjeje. Prandaj, studime të ndryshme janë kryer gjatë dekadave të fundit për të vlerësuar vlefshmërinë e terapisë CA dhe për të përcaktuar kufijtë e saj. Për të vlerësuar aftësinë e CAs, të gjitha aspektet e terapisë ortodontike duhet të hetohen duke përfshirë edhe efektet negative që imponohen në shëndetin oral, siç është dhimbja dhe shqetësimi, rezorbimi i rrënjës, integriteti i shëndetit periodontal dhe demineralizimi i smaltit me pasojë formimin e WSLs.

Megjithëse terapia CA është cituar si e sigurt, estetike dhe si një procedurë ortodontike e rehatshme për pacientët adultë, vetëm pak studime janë fokusuar në efektet e saj anësore dhe implikimet në shëndetin oral. Edhe pse supozimi i përgjithshëm është që këto pajisje janë higjienike që nga mënyra si janë projektuar, kjo hipotezë ka nevojë të hetohet me metodologjinë e duhur për të ofruar evidencë me cilësi të lartë që përcakton karakteristikat pro dhe kundra CA. Rritja e numrit të WSLs që janë zhvilluar së fundmi ishte e konsiderueshme në të dyja grupet.

Incidenca e WSLs në grupin FA, sidoqoftë, ishte më e lartë sesa ajo e grupit CA. Për më tepër është parë më shumë humbje mineralesh në grupin FA krahasuar me grupin CA. Ndërkohë që zona e lezionit ishte shumë më e madhe në grupin CA krahasuar me grupin FA. Në studim, incidenca e WSLs të re dhe rritja e rëndësishme në zonën e sipërfaqes së WSLs gjatë terapisë CA duhet të shpjegohet nga efekti i CA në limitimin e fluksit të pështymës, duke mohuar pastrimin natyral të pështymës, buferimin dhe vetitë rimineralizuese. Për më tepër zona e madhe e WSLs në grupin CA i është atribuar më së shumti përdorimit të atashmenteve, të cilat zakonisht mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqeve të dhëmbit.

Prandaj, kujdesi special nevojitet gjatë ngjitjes së tyre dhe pacientët duhet të instruktohen sesi t'i pastrojnë në mënyrën e duhur. Sidoqoftë, hetime të mëtejshme janë të nevojshme që të vlerësohet efekti i përmasës, formës dhe vendndodhjes së atashmenteve në dekalcifikimin e smaltit sepse ndonjë mund të parashikojë që atashmentet me kufij angular të mprehtë mund të shkaktojnë më shumë grumbullim ushqimi sesa ato me kufij të lëmuar të rrumbullakët.

Gjetjet e këtij studimi theksojnë pretendimet false që terapia me CA është plotësisht e sigurt dhe nuk ka implikime në shëndetin oral. Praktika ortodontike "DIY" (bëje vetë) ka fituar popullaritet në këto kërkesa false për shkak se terapia ortodontike me CAs mund të kryhet pa vlerësimin profesional dhe pa monitorimin nga dentistët dhe/ose ortodontët. Si përfundim, trajtimi ortodontik me CAs dhe FAs shkaktojnë demineralizim të smaltit. Grupi CA zhvilloi një lezion me njolla të bardha më të mëdha por të cekëta, ndërsa grupi me FA zhvilloi më shumë lezione të reja me shkallë rëndese më të madhe por në zona më të vogla. U gjet më shumë akumulim pllake në grupin FA krahasuar me grupin CA.

Për më shumë informacion: 

Enamel demineralization during clear aligner orthodontic treatment compared with fixed appliance therapy, evaluated with quantitative light-induced fluorescence: A randomized clinical tria



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 16 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D