Projektimi, zbatimi dhe monitorimi i mbrojtjes okluzale ndaj fiziologjisë orale


|

Ortodonci dhe gnatologji | 30 Mars 2015 |

Projektimi, zbatimi dhe monitorimi i mbrojtjes okluzale ndaj fiziologjisë orale

Minikursi në vijim na propozon një ilustrim të thjeshtë dhe intuitiv të një trajtimi stomatologjik me pllaka okluzale te pacientët me shëndet të mirë të aparatit stomatognatik.

Claudia Dellavia


Minikursi në vijim, i ndarë në video na propozon një ilustrim të thjeshtë dhe intuitiv të një trajtimi stomatologjik me pllaka okluzale te pacientët me shëndet të mirë të aparatit stomatognatik. Detajimi i të gjitha fazave operative jepet me synim për të pasur një proces të personalizuar që të pasqyrojë kuadrin klinik të pacientit nga këndvështrimi morfologjik dhe funksional.

Kursi është i përbërë nga 4 pjesë.

Këtë javë propozojmë pjesën e parë: "Informacioneve për realizimin e një pllake okluzale mbrojtëse".Kjo video ilustron fazat fillestare të një trajtimi stomatologjik me pllaka okluzale te pacientët me shëndet të mirë të aparatit stomatognatik.

Në veçanti rezulton i përshkruar në mënyrë të detajuar dizajnimi i trajtimit me verifikimin e klasifikimit të një pacienti nga pikëpamja morfologjike dhe funksionale me ndihmën e një vlerësimi instrumental si elektromiografia me sipërfaqe (sEMG).

Disa koncepte teorike në bazë të hapave klinike të ilustruara janë mbështetur nga referenca bibliografike për thellime të mëtejshme. Të dhënat e marra në këtë fazë të parë paraqesin një kërkesë themelore për të vazhduar me konfeksionimin e pajisjes që do të ilustrohet në video e ardhshëm.



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 130 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D