Impakti psikologjik dhe nė cilėsinė e jetės gjatė trajtimeve ortodontike fikse


|

Ortodonci dhe gnatologji | 30 Nėntor 2017 |

Impakti psikologjik dhe nė cilėsinė e jetės gjatė trajtimeve ortodontike fikse



Studimet e literaturės raportojnė se malokluzionet skeletore dhe dentare janė tė lidhura ngushtė, pėrveē vėshtirėsive tė pėrtypjes dhe me vėshtirėsi nė shqiptim dhe fonetikė dhe ndikojnė negativisht nė estetikėn e fytyrės, duke gjeneruar nė shumė pacientė njė impakt emocional me vetėvlerėsim tė ulėt, duke reduktuar socializimin dhe duke pėrkeqėsuar cilėsinė e jetės qė lidhet me kushtet e shėndetit oral (OHRQoL). Ja pėrse shumė persona kėrkojnė njė trajtim ortodontik, nė kėrkim tė njė estetike mė tė mirė faciale, pėr riparimin e funksionit okluzal dhe pėr zgjidhjen e vėshtirėsive psikosociale, tė gjitha kėto pėrkthehen nė njė pėrmirėsim tė OHRQoL, njė objektiv i rėndėsishėm i trajtimit ortodontik.
Tė vlerėsosh ndryshimet e OHRQoL gjatė trajtimit ortodontik, duke thelluar njohjen e vėshtirėsive tė pėrtypjes, tė shqiptimit dhe ato estetike, me tė cilat pacientėt pėrballen gjatė trajtimit ortodontik, mund tė ndihmojė ortodontėt dhe stomatologėt qė tė trajtojnė kėto pacientė me vėmendje mė tė madhe.
Nė njė studim prospektiv tė publikuar nė Journal of Oral Rehabilitation tė nėntorit 2017, shqyrtohet pikėrisht kjo temė.


Studimi ėshtė kryer nė Departamentin e Ortodoncisė sė Universitetit tė Yonsei (Seoul, Republika e Koresė), midis tetorit 2013 dhe marsit 2017. Janė marrė nė konsideratė 66 tė rritur (30 meshkuj, 36 femra, mosha mesatare 24 · 2 ± 5,2 vjeē). Ēdo pacienti i ėshtė kėrkuar qė tė plotėsojnė pyetjet e versionit korean tė Inventarit tė Gjendjes sė Ankthit, tė shkallės sė vetėvlerėsimit, tė gjendjes depresive tė Zung, tė shkallės sė vetėbesimit tė Rosenberg, tė testit subjektiv tė kapacitetit tė konsumimit dhe tė pėrtypjes sė 5 ushqimeve kyēe tė pėrcaktuara (testi KFIA, kapaciteti i pėrtypjes sė sepjeve tė thara, karota krudo, kikirikėve, kube tė vegjėl rrepe tė bardhė si kube karamelesh) dhe tė profilit tė impaktit tė shėndetit oral (OHIP- 14K) nė kohėn fillestare para fillimit tė trajtimit ortodontik (T0), 12 muaj pas fillimit tė trajtimit (T1) dhe nė fund tė trajtimit ortodontik pas heqjes sė aparatit (T2).


Kriteret e pėrfshirjes kanė qenė si mė poshtė:
• mosha > 18 vjeē
• trajtimi maksilar dhe mandibular i fiksuar i plotė, me ose pa ekstraksion tė premolarėve
• pacientė qė nuk i mungojnė dhėmbėt pėrveē molarėve tė tretė
• mungesa e anomalive tė rėnda dhėmb-fytyrė si ēarja buzė-qiellzė
• asnjė nevojė pėr kirurgji ortodontike-gnatologjike
• mungesa e ērregullimeve apo simptomave temporomandibulare domethėnėse
• shėndet i mirė i pėrgjithshėm pa kushte mjekėsore tė tilla qė tė kėrkojnė hospitalizimin nė 3 muajt e fundit
• mungesa e kushteve qė do tė kėrkonin konsulencė psikologjike ose konsum tė antidepresivėve ose ansiolitikėve qė tė mund tė influenconin drejtpėrdrejt nė shėndetin psikologjik dhe nė cilėsinė e jetės
Pacientėt qė kanė kėrkuar njė trajtim ortodontik nė dy faza, ata me shėndet tė keq periodontal, ata qė kishin kryer mė parė ortodonci apo trajtim ortognatik dhe pacientėt me karies dentare tė patrajtuar janė pėrjashtuar nga studimi.


Autorėt kanė pėrftuar rezultatet e mėposhtme.
Tė gjitha variablat kanė ndryshuar nė intervalet e ndryshme kohore tė vlerėsuara. Vetėbesimi ka rezultuar se reduktohet nė mėnyrė domethėnėse gjatė trajtimit ortodontik (koha T1), me njė rritje tė veēantė tė pikėve tė shqetėsimit psikologjik dhe tė socializimit. OHIP- 14K ėshtė rritur gjatė trajtimit ortodontik. Nuk janė hasur ndryshime domethėnėse nė pikėt e pyetėsorėve para dhe pas trajtimit ortodontik. Pikėt totale tė OHIP- 14K kanė rezultuar tė jenė tė lidhura pozitivisht me ankthin dhe depresionin, negativisht me vetėbesimin dhe testin KFIA nė kohėn T0. OHIRQoL ka rezultuar i pėrkeqėsuar me shtimin e zgjatjes sė trajtimit.
Rezultatet e kėtij studimi kanė provuar se cilėsia e jetės nė marrėdhėnien me shėndetin oral (OHRQoL) gjatė njė trajtimi ortodontik tė fiksuar pėrkeqėsohet njėkohėsisht me zhvillimin e shqetėsimeve psikologjike dhe sociale nga ana e pacientėve nė lidhje dhe me moshėn e pacientit, me shėndetin psikologjik dhe me funksionin mastikator vetė-referues. Megjithatė pas pėrfundimit tė trajtimit dhe heqjes sė aparatit cilėsia e jetės dhe e aspekteve psikologjike dhe sociale e kėtyre pacientėve rikthehen pozitive si nė kohėn fillestare, para fillimit tė ortodoncisė, duke rikthyer vetėbesimin dhe kushtet psikologjike dhe sociale nė nivelin e kohės fillestare madje dhe tė pėrmirėsuara.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33


Pėr mė tepėr:
Choi, J.-Y. Cha, K.-J. Lee, H.-S. Yu, C.-J. Hwang. Changes in psychological health, subjective food intake ability and oral health-related quality of life during orthodontic treatment. Journal of oral rehabilitation Volume 44, Issue 11 November 2017 Pages 860-869


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 66 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D