Njė teknikė Straightwire hibride. Rast klinik


|

Ortodonci dhe gnatologji | 6 Dhjetor 2017 |

Njė teknikė Straightwire hibride. Rast klinik



Edhe pse ekzistojnė nė treg pajisje tė ndryshme tė llojit edgewise, teknika straightwire (me tel tė drejtė), ėshtė sigurisht mė e pėrhapura falė thjeshtėsisė sė saj.
Nė brendėsi tė teknikave tė ndryshme S.W, qė dallojnė midis tyre nga projektimi, pėrshkrimi dhe dimensioni i slot-it, sistemet self-ligating kanė fituar popullaritet pasi duhet tė sjellin pėrfitime pėr sa i pėrket forcės dhe shtrėngimit.
Kėto tė fundit duhet tė jenė mė efikase nė disa faza specifike tė trajtimit ortodontik: ajo e nivelimit dhe e drejtimit dhe mbi tė gjitha nė atė tė mbylljes sė hapėsirave; limiti i kėtyre sistemeve self-ligating pėrfaqėsohet nga fakti se nuk arrijnė njė kontroll optimal tredimensional tė dhėmbit, mbi tė gjitha nė regjionin incizal.
Pėr tė kapėrcyer kėtė pengesė, disa autorė kanė propozuar njė sistem hibrid ose njė sistem dy-dimensional qė inkorporon vetitė mekanike optimale pėr rrėshqitjen nė regjionin posterior por duke mbajtur njė kontroll optimal tri-dimensional nė rajonin anterior.
Duke u bazuar nė kėto koncepte kemi projektuar dhe zhvilluar njė sistem hibrid, dy-dimensional pėr tė pėrmirėsuar eficencėn e teknikės straightwire; kryesisht sistemi ėshtė i pėrbėrė nga:
• Braketa konvencionale me njė slot 0.020x0.030" tek incizivėt, braketa pasive tė llojit self-ligating te premolarėt (f1000) dhe tuba me njė slot 0.022x0.030" nė regjionin e molarit. Te kaninėt pėrdoren braketa self-ligating (f1000) ose konvencionale sipas nevojės sė trajtimit (pak a shumė shtrėngim).
• Harqe qė adaptohen me fazat e ndryshme tė trajtimit duke rritur diametrin e tyre dhe fortėsinė nė mėnyrė progresive duke filluar nga 0.014" NiTi super elastik, duke kaluar nga 0.016x0.025" dhe 0.019x0.025" NiTi termik, deri sa tė arrijė 0.019x0.025" nė ēelik pėr fazėn e punės me tiebacks.
• Pėrdorimi i llojeve tė ndryshme tė lidhjeve qė nė mėnyrė progresive rrisin forcėn e tyre (lidhje jo konvencionale me shtrėngim tė ulėt, lidhje elastike-metrike nė formėn e '0' ose '8' dhe ato metalike).


Falė pėrdorimit tė slot-eve mė tė vegjėl nė rajonin incizal (0.02x0.030"), realizohet njė dispersion i informacionit tė rendit tė tretė dhe njė reduktim i vlerave tė torque tė incizivėve superiorė nėse krahasohet me pėrshkrimin MBT (torque inciziv qendror superior: 14o; torque i incizivit lateral superior: 7o).


Pėr sa i pėrket dimensionit in-out ėshtė i kėshillueshėm pėrdorimi i braketave konvencionale dhe self-ligating me vlera korrekte in-out.
Zgjedhja pėr tė pėrdorur nė rajonin anterior njė slot nga 0.020" nė vend tė njė 0.018" derivon nga vendimi pėr tė pėrdorur njė 0.019x0.025" nė ēelik pėr mbylljen e hapėsirave (faza e punės).
Edhe nėse diferenca ėshtė minimale, njė fije ēeliku 0.019x0.025" ka mė pak tendencė pėr deformim dhe notch nė krahasim me njė 0.018x0.022"; gjithashtu ngurtėsia e 0.019x0.025" nė ēelik ndihmon nė vetitė mekanike tė rrėshqitjes.


Gjithashtu duhet rikujtuar se pjesa mė e madhe e ortodontėve pėrdorin 0.019x0.025" nė ēelik si hark pėr mbylljen e hapėsirave dhe pėrfundojnė rastet e tyre me harkun e radhės me slot prej 0.022".
Disponueshmėria pra e njė slot-i prej 0.020" i lejon mjekut, qė zakonisht pėrdor harqe prej 0.019x0.025", qė tė arrijė njė kontroll mė tė mirė tė torque nė rajonin incizal.



Raportohen dy raste shpjeguese tė metodikės, i pari ėshtė njė rast ekstraksioni i katėr premolarėve tė parė, ndėrsa i dyti nuk kėrkon ekstraksione.


RASTI 1
Paciente femėr 18.9 vjeē biprotruded dhe me dhėmbė tė pėrhershėm. Testi intaoral shfaq njė marrėdhėnie tė klasės I molare dhe kanine, grumbullim mandibular, overjet normal dhe overbite jo i pėrshtatshėm.


Biotipi periodontal shfaqet i hollė dhe testet funksionale tregojnė njė mungesė tė guidės anteriore.
Radiografia laterale e kafkės tregon njė vlerė tė ulėt tė kėndit tė planit mandibular dhe njė relacion skeletor tė klasės I me protruzion tė dy bazave skeletore.



Incizivėt e sipėrm dhe tė poshtėm shfaqen shumė tė anuar pėrpara me planet referuese (+1/ANS-PNS=1220, -1/GoGn=1110); gjithashtu nė pamje vihet re dhe mungesa e hapėsirės pėr tetat inferiore.
Pėr shkak tė tė gjithė faktorėve tė listuar: biprotruzioni maksilar, animi pėrpara i incizivėve, mungesa e guidės anteriore, overbite i papėrshtatshėm dhe grumbullimi mandibular, i drejtohemi njė trajtimi tė llojit ekstraktiv pėr tė pėrftuar rezultate okluzale dhe funksionale.


Profili i ekuilibruar i pz dhe kėndi i ulėt i planit mandibular ndoshta janė faktorėt e vetėm nė favor tė njė trajtimi pa ekstraksion.



Pas ekstraksionit tė katėr premolarėve tė parė, pozicionohet pajisja hibride duke lidhur gjithashtu nė harkadėn superiore njė bar transpalatal pėr tė mbajtur ankorimin.


Faza e nivelimit dhe drejtimit me kohėzgjatje prej 8 muajsh ėshtė kryer me bend-backs dhe lace-backs duke pėrdorur sekuencėn vijuese tė harqeve:
• 0.014" NiTi (3 muaj)
• 0.016x0.025" NiTi termik (2 muaj)
• 0.019x0.025" NiTi termik (2 muaj)
• 0.020" Australiane (1 muaj)
Pas njė muaji me tiebacks metalike procedohet me mbylljen e hapėsirave me njė 0.019x0.025" ēeliku dhe me tiebacks elastike.
Pėr pak muaj janė pėrdorur llastikė tė klasės II nga molari inferior nė premolarin e dytė superior pėr tė suportuar ankorimin; pasi janė mbyllur tė gjitha hapėsirat njė fazė pėrfundimtare me kohėzgjatje prej 6 javėsh pėrmirėson rezultatet okluzale dhe funksionale.



Pas 21 muajsh trajtimi arrihet njė klasė I molare dhe kanine me overbite dhe overjet ideale dhe forma tė mira tė harkadės duke mbajtur shėndetin periodontal.


Radiografitė finale nuk janė tė pranishme pėr shkak tė refuzimit tė pacientes.



RASTI 2
Paciente femėr 14 vjeē paraqet njė malokluzion tė klasės I nė dhėmbė tė pėrhershėm.
Profili i mirė dhe estetik. Nė testin klinik intraoral shfaqen molarėt dhe kaninėt nė klasė tė parė, grumbullim i mesėm nė tė dy harkadat, overbite dhe overjet normal.


Indi periodontal shfaqet i shėndetshėm. Guida kanine e djathtė mungon.

Radiografia laterale e kafkės tregon njė kėnd tė planit mandibular normal dhe njė tendencė pėr klasėn III.
Incizivėt superiorė dhe inferiorė shfaqen tė mirė pozicionuar nė krahasim me planet relative (+1/ANS-PNS-116o, -1/GoGn=88o).

Pamja tregon gjithashtu njė hapėsirė tė pamjaftueshme pėr daljen e tetave inferiore.



Trajtimi pėrmblidhet kėshtu:

• 0.012" NiTi (1 muaj) nė harkadėn superiore
• 0.014" NiTi (3 muaj) nė harkadėn inferiore
• 0.016" NiTi (2 muaj) nė harkadėn superiore
• 0.016x0.025" NiTi termik (2 muaj)
• 0.019x0.025" NiTi termik (2 muaj)
• 0.020" Australiane (1 muaj)
• 0.019x0.025" ēelik me tiebacks (6 muaj)
• Faza pėrfundimtare (6 javė) sipas teknikės MBT (seksionale nga 0.018" Aus nga 1.2 nė 2.2 nė harkadėn superiore dhe fill i vazhdueshėm 0.014" NiTi nė harkadėn inferiore).









Pas 14 muajsh trajtimi pacienti mban profilin e tij harmonik: arrihet njė klasė I molare dhe kanine me overbite dhe overjet ideal.

Harkadat shfaqen me njė formė tė mirė pa hapėsira tė hapura dhe rrotullime.

Shėndeti periodontal ėshtė ruajtur.

Pjesa laterale e kafkės tregon ruajtjen e vlerave dentare dhe skeletore, paralelizmin e mirė radikolar dhe kėmbėnguljen e tetave qė duhet tė ekstraktohen.





Konkluzione

Pajisja jonė ėshtė fortėsisht e frymėzuar nga gjithanshmėria e teknikės dy-dimensionale tė A. Gianelly, me eficencėn e sliding pikėrisht tė vetive mekanike MBT qė njohim si teknika S.W mėmė, me filozofitė e shtrėngimit tė ndryshueshėm, qė nga D. Damon e mė pas kanė kushtėzuar turmat e ortodontėve dhe pacientėve dhe principeve Tweediani tė kontrollit 3D tė dhėmbėve kur kjo ėshtė kėrkuar dhe ka qenė e domosdoshme. Nė analizėn e fundit kemi kėrkuar njė "pėrzgjedhje tė mė tė mirės" tė disponueshme nė shkencėn dhe nė klinikėn ortodontike. Rezultatet e shumė viteve eksperiencė klinike me sistemin tonė Hibrid me slot dual konfirmojnė:

• Arritjen e kontrollit tė shkėlqyer 3D, lehtėsisht tė pėrftueshėm me pėrdorimin e lidhjeve tradicionale
• Kapacitet kontrolli tė shtrėngimit nėpėrmjet pėrdorimit tė diferencuar tė sistemeve tė ndryshme tė lidhjes nė formė rrethi qė rritet nė mėnyrė progresive
• Mundėsia pėr tė kryer palosje nė fill nėse ėshtė e nevojshme falė pėrdorimit tė ngjitjeve konvencionale anteriore, gjithashtu pėrdorimi i njė slot-i tė reduktuar tė lartėsisė nė 0.020 dhe fille tė punės 0.019x0.025 S.S reduktojnė kėrkesėn
• Veti tė shkėlqyera mekanike tė rrėshqitjes falė fortėsisė sė filleve tė punės 0.019x0.025 S.S
• Kontrolli i shkėlqyer i torque incizal falė kombinimit tė slot-it tė lartėsisė sė reduktuar dhe fillit 0.019x0.025 S.S.


Nėn kujdesin e: Prof. Daniel Celli, President i zgjedhur nė 2019 nė Akademinė Italiane tė Ortodoncisė

Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 65 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D