Trajtimi ortodontik ėshtė njė prej faktorėve qė mund tė ndryshojė ekuilibrin e mikroflorės orale duke rritur riskun e kariesit dentar, gingivitit dhe periodontitit pas pėrdorimit tė aparateve ortodontike. Kemi vėnė re se te pacientėt ortodontikė, lezionet dhe njollat e bardha (white spot, WSL) janė tė pranishme rreth 50%. Njė nga strategjitė pėr tė reduktuar shfaqjen e njollave tė bardha dhe lezioneve karioze te pacientėt ortodontikė, mbi tė gjitha nė sipėrfaqet dentare nė kontakt me bandat dhe braketat ortodontike ėshtė pėrdorimi i cementeve me karakteristika antibakteriale dhe me lėshim tė fluorit me afat tė gjatė. Avantazhi kryesor pėr shembull i cementeve glasionomer GIC ėshtė lėshimi i fluorit pėr njė periudhė tė gjatė kohe duke garantuar njė biokompatibilitet optimal. Kohėt e fundit nė treg ėshtė futur njė agjent i ri antibakterial xham bioaktiv (BAG) nė gjendje qė tė fuqizojė efektin antikariogjen tė cementeve glasionomer. Nė njė studim tė publikuar nė Oral Health Dent Manag nė dhjetor 2017, vlerėsohet efekti i shtimit tė BAG me cemente glasionomer (GIC) tradicionale mbi akumulimin e Streptococcus mutans (S. Mutans) dhe Laktobacilit pėrreth bandave ortodontike.
Ky studim klinik split mouth ėshtė kryer nė 10 pacientė tė pėrzgjedhur nė mėnyrė rastėsore.
Kriteret e pėrfshirjes kanė qenė tė mėposhtmit:
marrja e miratimit nga ana e pacientėve
higjiena e mirė orale
mungesa e kariesit aktiv apo e sėmundjes periodontale
pacientė pa respiracion oral
pacientė tė paprekur nga labiopalatoschisis
asnjė pėrdorim i kolutorėve me bazė tė klorheksidinės
asnjė konsumim i antibiotikėve nga ana e pacientėve tė pėrfshirė, nė tre javėt pėrpara fillimit tė studimit apo gjatė rrjedhės sė studimit
10 pacientėve tė pėrfshirė i ėshtė aplikuar njė trajtim fiks me hark lingual dhe banda nė nivel molar. Nė 5 pacientė ėshtė pėrdorur Fuji II SC GIC pėr cementimin e bandave tė djathta dhe Fuji II SC qė pėrmban 30% nė peshė BAG pėr cementimin e bandės molare tė majtė. Nė 5 pacientėt e mbetur, Fuji II LC ėshtė pėrdorur pėr cementimin nė tė majtė dhe Fuji II SC qė pėrmban 30% BAG ėshtė pėrdorur pėr cementimin e bandės sė molarit tė djathtė. Autorėt kanė vlerėsuar kėshtu formimin e kolonive tė S. mutans dhe Laktobacilit tė formuar pėrreth bandave ortodontike. Tė dhėnat janė analizuar duke pėrdorur t-test. Nga rezultatet e pėrftuara nė kėtė studim ėshtė zbuluar se numri mesatar i baktereve totale, Laktobacile aerobe, Laktobacile anaerobe dhe S. mutans ishte nė mėnyrė domethėnėse i ndryshėm midis dy cementeve, me dhe pa BAG, tė tilla qė numri mesatar i baktereve totale, Laktobacileve aerobe dhe anaerobe dhe S. mutans nė rastet nė tė cilat ėshtė pėrdorur Fuji II LC plus BAG, ishin mė tė ulėta se ato me cementim tė thjeshtė Fuji II SC.
Nga tė dhėnat e kėtij studimi qė duhet tė konfirmohet nė fakt nga studime tė tjera tė ngjashme in vivo dhe in vitro, mund tė pėrfundojmė se shtimi i BAG nė cementet glasionomer GIC redukton nė mėnyrė domethėnėse grumbullimin e baktereve S. mutans dhe Laktobacileve anaerobe dhe aerobe pėrreth bandave ortodontike, duke mundėsuar njė mjet tė vlefshėm pėr tė reduktuar formimin e njollave tė bardha dhe kariesit pėrreth bandave dhe ngjitjeve ortodontike.
Nėn kujdesin e: Lara Fingini, Koordinatore Shkencore e Odontoaitria33
Mbi argumentin mund tė lexoni dhe:
Effect of Addition of Bioactive Glass to Glass Ionomer Cement on Accumulation of Streptococcus mutans and Lactobacilli around Orthodontic Bands. Maryam Shirazi , Fatemeh Fotoohi-Ghazvini , Keivan Khazaei , Mozhgan Izadi. OHDM- Vol. 16- No.6-December, 2017
Pėrktheu: Erjola Taga