Cavitron Case Contest është një konkurs që Densply Sirona organizon për studentët e vitit të fundit në Fakultetin e Higjienës Dentare dhe rastet fituese ishin tre nga të cilët ne do të paraqesim punimin e Aurora Berardinelli nga Universiteti i L'Aquila.
K.E., 24 vjeç, duhanpirëse, paraqet pigmentime dentare estrinsike, të lokalizuara veçanërisht në pjesën frontale. Në fakt, efektet e para të duhanit te dhëmbët janë diskronitë nga katrani dhe nikotina, që japin njolla joestetike kafe në të zezë, të cilat hiqen me seanca të higjienës profesionale.
Zakonisht pigmentimi duket më intensiv dhe i shpejtë kur pacientja përdor cigare me dredhje në krahasim me cigaret e gatshme dhe ajo i alternon të dy llojet e duhanit. Është kryer anamneza, vizita e parë dhe grumbullimi i të dhënave klinike.
Në ekzaminimin objektiv pacientja paraqet depozita të tartarit mbi dhe nën gingivë dhe sipërfaqe të shumta të dhëmbëve janë prekur nga pigmentimi i tipit estrinsik.
Figura 1 Kuadro fillestare, me praninë e pigmentimeve estrinsike nga duhani.
Figura 2
FAZAT
Faza 1. Shkalla e pigmentimit
Si fazë e parë është vlerësuar pigmentimi nëpërmjet përdorimit të një kartele klinike me shifra dhjetore, duke u nisur nga Lobene Staining Index (1988) dhe është modifikuar në klinikën tonë (CLID UNIVAQ 2018), duke lejuar kështu zbulimin e shkallës së saktë të pigmentimit duke atribuuar një vlerë nga 0 deri në 3 në bazë të zgjerimit të pigmentimit (mungues/një e treta apikale/një e treta e mesit/një e treta e kurorës) dhe një vlerë nga 0 deri në 3 në varësi të fortësisë së pigmentimit.
Figura 3
Faza 2. Heqja e depozitave të forta dhe të buta
Pasi kryhet shkatërrimi i ngarkesës bakteriale nëpërmjet një shpëlarjeje me kolutorin Eburos Professional me 0,20% klorheksidinë, është kryer heqja e depozitave të pllakës dhe tartarit nëpërmjet përdorimit të kavitronit magnetosktriktiv Cavitron SELECT SPS me ndihmën e pjesës ThinSert 30k CTI-10S.
Figura 4
Faza 3. Lustrimi me pastë profilaktike
Për të hequr pigmentet është përdorur kupa e montuar në mikromotor me pastë profilaktike Nupro me kokrriza mesatare, për 30 sekonda në çdo sipërfaqe dentare.
Pacientes i është dorëzuar ditari ushqimor për të vlerësuar raportin e ushqimeve kromogjene gjatë javës në vijim, në të cilën do të përdorë vetëm cigare sipas protokollit.
Figura 5
Faza 4. Pas 7 ditësh të konsumimit të cigareve të gatshme
Pas një jave trajtimi, ekzaminimi objektiv evidenton një pigmentim të lehtë që shkaktohet nga konsumimi i cigareve.
Figura 6
Faza 5. Rezultati pas konsumimit të cigares
Me ndihmën e kartelës së përshtatshme është llogaritur sërish shkalla e pigmentimit të pranishëm në sipërfaqet e dhëmbëve, pas një jave gjatë së cilës pacientja, siç tregohet, ka përdorur vetëm cigare të gatshme.
Pas vlerësimit është kryer lustrimi: pacientes i është dorëzuar edhe ditari i dytë ushqimor dhe i është kërkuar të përdorë vetëm cigare me dredhje për javën në vijim.
Figura 7
Faza 6. Pas 7 ditësh të konsumimit të cigareve me dredhje
Në kontrollin e programuar, observohet një rritje e konsiderueshme e shkallës së pigmentimit, të shkaktuar nga përdorimi i duhanit me dredhje.
Figura 8
Faza 7. Rezultati pas konsumimit të cigareve me dredhje
Staining index konfirmon përgjigjet ndaj ekzaminimit klinik, pra një përfshirje më të madhe të dhëmbëve për shkak të pigmentimeve estrinsike të përcaktuara nga përdorimi i cigareve me dredhje.
Figura 9
Faza 8. Ushqime të tjera të pigmentuara
Analiza e ditarëve ushqimorë konfirmon që pigmentimi i zbuluar nuk ka qenë i kushtëzuar nga ushqimet kromogjene, të konsumuar në mënyrë uniforme gjatë studimit.
MATERIALE
Pacientja është trajtuar me:
• Kavitron magnetostriktiv Cavitron SelectSPS, për heqjen e depozitimeve të forta;
• Eburos Professional 0,20% CHX, për shkatërrimin e ngarkesës bakteriale;
• Pasta profilaktike Nupro me kokrriza mesatare, për heqjen e pigmenteve dhe për lustrimin pasues;
• Pjesëza Powerline FSI 100 30k, për heqjen e depozitimeve mbi dhe nën gingivë;
• Pjesa Thinsert 30K CTI-10s, për zonat më pak të aksesueshme;
• Kartela e rezultateve me shifra dhjetore, për të lejuar kuantifikimin e sipërfaqeve të përfshira dhe shkallës së pigmentimit;
• Ditari ushqimor i artikuluar për 7 ditë, për të vlerësuar konsumimin e ushqimeve kromogjene.
Figura 10. Situata pas 3 javësh nga përfundimi i trajtimit
DISKUTIME DHE KONKLUZIONE
Përdorimi i kavitronit ultrasonik magnetostriktiv, me pjesët e tij që parashikojnë lëvizje eliptike dhe dridhje të reduktuar të majës, ka rezultuar shumë efikas, por mbi të gjitha ergonomik në përdorimin e komfortit më të madh për pacientin.
Ky rast klinik ka një valencë të dyfishtë: tregon vlefshmërinë e përdorimit të pastës nga profilaksia Nupro me abrazivitet mesatar në heqjen e pigmentimeve të forta, si ato që përcaktohen nga cigaret e dredhura vetë dhe cigaret e gatshme, nëpërmjet lustrimit me një komfort më të madh të pacientes dhe në lidhje me indet periodontale; ka qenë e mundur të zbulohej që cigaret e dredhura vetë pigmentojnë më shumë dhe në një kohë më të shkurtër sipërfaqet e dhëmbëve në krahasim me cigaret e gatshme.
Përktheu: Valbona Spahia