Ku frakturohen më shpesh implantet në zirkon?

Instrumente dhe Materiale | 7 Shkurt 2019 |

Ku frakturohen më shpesh implantet në zirkon?

Nga Lara Figini


Implantet në zirkon janë futur në tregun dentar si një alternativë e vlefshme e atyre në titan, fillimisht për të kënaqur një kërkesë nga ana e pacientëve për futjen e materialeve metalike dhe kryesisht estetike.

Edhe pse zirkoni është një material pak më i butë se titani, fraktura e këtyre implanteve duket se është një ngjarje e rrallë (Gahlert, 2012; Osman, 2013), por sidoqoftë një temë e rëndësishme për t'u analizuar sepse mund të ofrojë informacione të dobishme mbi problematikat që lidhen me projektimin e implantit, në diametër dhe në trajtimin e sipërfaqes.

Ndërmjet shkaqeve më të mundshme të frakturës së implantit në zirkon janë diametrat e ngushtë të pafavorshëm, trajtimet sipërfaqësore të dëmshme që rezultojnë nga një sandblasting me alumin shumë agresiv dhe mbingarkesës okluzale që lidhet me të.

Tipologjia e kërkimit dhe modaliteti i analizës
Në një studim të publikuar në Dental Materials në shkurt 2019, autorët kanë kryer analizën fraktografike në 15 pjesë të implanteve në zirkon të frakturuar (11 posteriorë dhe 4 anteriorë) me kurorat e tyre në qeramikë integrale ende të cementuar. Implantet i përkisnin katër prodhuesve të ndryshëm (AXIS Biodental, Z-Systems, Straumann, Swiss Dental Solutions). Periudha e ndjekur për frakturën dështuese ka rezultuar e ndryshme nga 2 javë deri në 9 vjet.

Fraktografia është kryer duke identifikuar origjinën e dështimit dhe karakteristikat e frakturës sipërfaqësore. Në bazë të imazheve dixhitale në 2D dhe 3D që janë marrë nga pjesa e kurorës së implantit janë nxjerrë koordinatat hapësinore që ankorojnë kontaktet okluzale të identifikuar nga modelet e konsumimit.

Këto koordinata hapësinore janë integruar në një fletë për llogaritjen e modelit. Ngarkesat me 500 N në total janë shpërndarë në mënyrë selektive në kontaktet okluzale të identifikuara nga modelet e konsumimit.

Janë llogaritur momentet e përthyerjes dhe rrotullimit rezultant, rezistenca korresponduese ndaj prerjes, tërheqjes, sforcimit maksimal dhe shtytjes së von Mises.

Janë kryer analiza fraktografike për të gjithë kampionet.

Rezultate
Të gjithë implantet janë frakturuar nga periferia deri në diametrin e brendshëm më të vogël brenda rrethit të dytë të vendosjes së fixture në kockë, me përjashtim të një implanti që është frakturuar në mes të gjatësisë kockore të vendosjes. Nga analizat e kryera ka rezultuar se qoftë veshja poroze (AXIS Biodental) qoftë sandblasting i aluminit me kokrriza të mëdha (Sistemi Z) mund të krijojnë defekte që lidhen direkt me origjinën e frakturave pasuese në kohën e implanteve në fjalë.

Fleta e llogarive të modelit ka treguar sesi ngarkesa okluzale në krahasim me aksin qendror të implantit mund të ndikojë në momentin e përthyerjes dhe në fillim të frakturës. Ngarkesat dominuese që shpërndahen në pikat e kontaktit me konsumimin e konsiderueshëm kanë ofruar një pozicion që llogaritet për fillimin e krisjes në përputhje me analizat fraktografike.

Konkluzione
Nga të dhënat e marra nga ky studim mund të nxirret përfundimi se ngarkesa okluzale mastikatore ndikon pozicionin e fillimit të frakturës klinike tek implantet në zirkon.

Implikime klinike
Pjesët e thyera të implantit në zirkon që rikuperohen me kurorat e tyre të cementuara mund të sigurojnë informacionet e fundit jo vetëm mbi origjinën e frakturës, duke përdorur fraktografinë, por edhe mbi ngarkesën okluzale të kurorës në krahasim me aksin e implantit.

Për më tepër:
• Gahlert M, Burtscher D, Grunert I, Kniha H, Steinhauser E. Failure analysis of fractured dental zirconia implants. Clin Oral Implants Res 2012;23:287-93.
• Osman RB, Ma SY, Duncan W, De Silva RK, Siddiqi A, Swain MV. Fractured zirconia implants and related implant designs: Scanning electron microscopy analysis. Clin Oral Implants Res 2013;24:592-7.
• Scherrer SS, Mekki M, Crottaz C, Gahlert M, Romelli E, Marger L, Durual S, Vittecoq E.Translational research on clinically failed zirconia implants. Dent Mater 2019 Feb;35(2):368-88.

Përktheu: Valbona Spahia



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 73 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D