Rehabilitimi protetik te tė moshuarit

Protezim | 12 Maj 2023 |

Rehabilitimi protetik te tė moshuarit


Humbja e dhėmbėve ka njė ndikim negativ nė aftėsinė pėrtypėse, kushtėzimin e zgjedhjeve dietike dhe, rrjedhimisht, nė gjendjen nutricionale.

Ushqyerja e pamjaftueshme te tė moshuarit lidhet me shumė sėmundje sistemike kronike, duke pėrfshirė sėmundjet intestinale, sėmundjet kardiovaskulare, osteoporozėn, sarkopeninė dhe rėnien konjitive; pėr rrjedhojė, restaurimi funksional i pėrtypjes me rehabilitim protetik ėshtė i njė rėndėsie themelore.

Pacientėt e moshuar me edentulizėm tė pjesshėm, nė pjesėn mė tė madhe, trajtohen me proteza parciale tė lėvizshme (RPD); megjithatė, disa prej tyre e kanė tė vėshtirė tė tolerojnė RPD-tė, duke pėrjetuar siklet dhe duke e konsideruar procesin e tė pėrtypurit shum impenjues, veēanėrisht kur proteza duhet tė zėvendėsojė njė numėr tė madh dhėmbėsh natyralė.

Njė tjetėr klinik shqetėsim ėshtė se RPD-tė mund tė rrisin mundėsitė pėr zhvillimin e kariesit dhe sėmundjeve periodontale te dhėmbėt e mbetur, veēanėrisht ata ngjitur.

Pėr kėto arsye ėshtė prezantuar koncepti i rehabilitimit me harqe tė reduktuara, i cili synon t'u sigurojė pacientėve njė denticion funksional prej 10 njėsive nė okluzion. Studimet nė literaturė sugjerojnė se kur sistemi mastikator ėshtė restauruar nė 10 njėsi nė okluzion, pacientėt kanė funksion oral jo optimal por tė mjaftueshėm dhe rehati.

Shqetėsimet fillestare rreth aftėsisė sė kufizuar tė pėrtypjes ose rritjes sė rrezikut tė ērregullimeve tė nyjeve temporomandibulare (TMD) ose rritjes sė konsumimit tė dhėmbėve te pacientėt me ASD rezultuan tė pabaza.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim klinik tė botuar nė "Journal of Dentistry", autorėt kanė vlerėsuar nėse rehabilitimi i harkut dentar tė reduktuar (SDA) ėshtė njė alternativė e mirė ndaj rehabilitimit protetik konvencional me proteza tė pjesshme tė lėvizshme (RPD) te tė moshuarit, duke respektuar vlerat ushqyese dhe faktorėt ekonomikė.

Njė total prej 92 studimesh u pėrfshinė pėr analizėn e plotė dhe dy RCT tė kualifikuara u morėn nė konsideratė pėr nxjerrjen dhe analizimin e tė dhėnave. Kėrkimi i literaturės u krye duke pėrdorur bazat e mėposhtme elektronike tė tė dhėnave: PubMed-MEDLINE, Embase-CENTRAL pėr tė identifikuar studimet qė krahasojnė rezultatet nutricionale dhe ekonomike te tė rriturit pjesėrisht edentulė tė rehabilituar me terapi konvencionale me hark tė plotė RPD krahasuar me ata tė rehabilituar sipas konceptit tė harqeve dentare tė reduktuara SDA.

Nga analiza u pėrjashtuan studimet me mė pak se 10 pjesėmarrės pėr grup dhe studimet ku pacientėt nuk iu nėnshtruan kontrolleve vijuese.

Rezultatet

Dy studime raportuan tė dhėnat nutricionale dhe njėri dha informacion mbi pėrfitimet ekonomike, duke krahasuar rehabilitimin me hark tė shkurtėr tė SDA dhe rehabilitimin protetik konvencional me protezat e pjesshme tė lėvizshme nė harqe tė plota.

Nuk u regjistruan dallime domethėnėse nė statusin nutricional tė pacientėve tė rehabilituar duke pėrdorur konceptin SDA krahasuar me atė tė pacientėve tė rehabilituar tradicionalisht me RPD tė plotė tė harkut. Kostot mė tė larta u theksuan nė grupin RPD krahasuar me grupin SDA.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhet tė gjejnė konfirmim nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė konkludohet se rehabilitimi dentar me harqe tė reduktuara ėshtė njė alternativė e arsyeshme ndaj rehabilitimit protetik konvencional, ndėrkohė qė ėshtė mė i lirė dhe nuk e sakrifikon statusin nutricional tė subjekteve tė pėrfshira.

Implikimet klinike

Dentisti mund ta konsiderojė rehabilitimin e harkut tė reduktuar SDA njė koncept trajtimi tė mundshėm te tė moshuarit, veēanėrisht te ata me njė pamje klinike komplekse dhe financa tė kufizuara.

Njė nga kufizimet kryesore tė kėtij rishikimi sistematik ishte se nuk mund tė kryhet asnjė metaanalizė dhe pėr kėtė arsye vlerėsimi i efektit tė trajtimit ėshtė i kufizuar. Kjo sugjeron qė nevojiten studime tė mėtejshme pėr tė ekzaminuar nė mėnyrė adekuate rezultatet mbi statusin nutricional dhe kostot e trajtimit qė lidhen me dy llojet e ndėrhyrjeve.

Pėr mė shumė informacion:

Nils Funke, Nicolas Fankhauser, Gerald J. Mckenna, Murali Srinivasan. Impact of shortened dental arch therapy on nutritional status and treatment costs in older adults: a systematic review. J Dent giugno 2023;133:104483.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D