Pulpa e dhëmbit është një ind lidhës i specializuar, i mbyllur pothuajse tërësisht nga dentina që depozitohet nëpërmjet odontoblasteve. Odontoblastet vendosen mbi pulpën dhe dentinën. Është vënë re se kompleksi pulpë-dentinë i përgjigjet stimujve patogjen të jashtëm nëpërmjet depozitimit dhe mineralizimit të dentinës terciare. Qëllimet kryesore të këtij proçesi janë si në vijim:
• të mbrohet indi i puplës nga stimuj të dëmshëm;
• të reduktohet përhapja e substancave toksike të çliruara nga materiale dentare ose mikrorganizma duke mbrojtur kështu qelizat kryesore dhe duke mbajtur vitalitetin e pulpës.
Megjithatë, lezione me intesitet të lartë mund të vrasin odontoblastet, duke dëmtuar homeostazën dhe vitalitetin e kompleksit pulpë-dentinë. Studime të ndryshme (Hebling 1999; Bakopoulou 2011; Krifka 2013) kanë treguar që, tek materialet dentare të përdorura zakonisht nga dentistët çlirohen substanca toksike që përveç se shkaktojnë efekte të dëmshme ndaj odontoblasteve, mund edhe të frenojnë diferencimin e vërtetë të odontoblasteve dhe në nivel klinik ky efekt frenues mund të ndërveprojë me shërimin e pulpës dhe të jetë shkak i reaksioneve inflamatore të vazhdueshme dhe përvetësimit të brendshëm të dentinës.
Më specifikisht, agjentët zbarshues që janë kaq në modë në këto periudha për motivime estetike mund të gjenerojnë dëme ndaj odontoblasteve ose pulpës dentare?
Kjo lloj procedure operative bazohet tek veprimi oksidues i peroksidit të hidrogjenit (H2O2) të fazës organike të dentinës. Megjithatë, është vënë re që H2O2 të mund përhapet nëpërmjet smaltit dhe dentinës për të hyrë tek hapësira e pulpës në pak minuta pas aplikimit të xhelit zbardhues në sipërfaqen e dhëmbit. Një studim i kohëve të fundit i botuar në "Journal of Dentistry" në numrin e qershorit 2015 të Soares, ka treguar se përqendrime të larta të H2O2 mund të shkaktojnë stres oksidativ për qelizat humane të pulpës dentale (HDPCs) duke ndërvepruar me aftësinë proliferative të këtyre qelizave në vlerësimet afatshkurtër. Në këtë studim autorët i kanë nënshtruar qelizat e pulpës dentare humane në dy përqendrime të ndryshme të ujit të oksigjenuar H2O2 (0,1 dhe 0,3 mg/ml) për 30 min. Në vijim është vlerësuar vitaliteti qelizor (MTT) dhe gjenerimi i stresit oksidativ nëpërmjet H2DCFDA test i fluoreshencës. Të dhënat janë krahasuar me ato të fosfatit alkalin (ALP) (Timoftaleina test) dhe të depozitimit të dentinës së mineralizuar (alizarina e kuqe) nga HDPCs në kultivim për 7 ditë në terren osteogjenik. Autorët kanë marrë rezultatet si më poshtë:
Një reduktim i konsiderueshëm i vitalitetit qelizor dhe një gjenerim më i madh i stresit oksidativ të verifikuar në qelizat e trajtuara me H2O2 në krahasim me grupin e kontrollit negativ (pa trajtim), në mënyrën përqëndrim-varësi. Shtatë ditë pas trajtimit me ujë të oksigjenuar (H2O2), qelizat kanë treguar një reduktim të konsiderueshëm të aktivitetit të ALP në krahasim me grupin e kontrollit negativ dhe asnjë depozitim të dentinës së mineralizuar.
Xheli i përdorur për zbardhjen e dhëmbëve me bazë peroksid hidrogjeni përdoren me kujdes. Përqëndrimet me ujë të oksigjenuar me 0,1 dhe 0,3 mg/ml rezultojnë toksike për qelizat e pulpës dentare dhe ato odontoblastike, duke shkaktuar një stres intensiv oksidativ qelizor, që ndërvepron me aftësinë e diferencimit odontogjenik. Stresi oksidativ intensiv i qelizave të pulpës i gjeneruar me ujë të oksigjenuar me përqëndrime toksike promovon reduktimin e aftëisë për të diferencuar odondoblastet në një periudhë vlerësimi me 7 ditë, deri aty sa nryshon aftësinë e shërimit në situata in vivo të pulpës dentare.
Bibliografia:
- Diana Gabriela Soares, Fernanda Gonçalves Basso, Josimeri Hebling, Carlos Alberto de Souza Costa
Effect of hydrogen-peroxide-mediated oxidative stress on human dental pulp cells
Journal of DentistryVolume 43, Issue 6, June 2015, Pages 750-756
- Hebling J, Giro EM, Costa CA. Human pulp response after an adhesive system application in deep cavities. Journal of Dentistry 1999;27:557-64.
- Bakopoulou A, Leyhausen G, Volk J, Tsiftsoglou A, Garefis P, Koidis P, et al. Effects of HEMA and TEDGMA on the in vitro odontogenic differentiation potential of human pulp stem/ progenitor cells derived from deciduous teeth. Dental Materials 2011;27:608-17
- Krifka S, Spagnuolo G, Schmalz G, Schweikl H. A review of adaptive mechanisms in cell responses towards oxidative stress caused by dental resin monomers. Biomaterials 2013;34:4555-63.
Përktheu: Valbona Spahia