Pastat e dhëmbëve me fluor, nëse përmbajnë 1000 mg F/g apo më shumë dhe nëse përdoren nga fëmijët në moshë më të vogël se 6 vjeç, konsiderohen nga shumë autorë në literaturë si një faktor risku për zhvillimin e fluorosis dentare. Ja përse janë vënë në vijë disa formulime të ndryshme të pastave të dhëmbëve me përqendrim të ulët të fluorit (LFD) me Ph acid për të shtuar reaktivitetin e produktit mbi sipërfaqet dentare. Studime in vitro kanë treguar një efikasitet më të lartë të pastave të dhëmbëve me fluor me pH acid. Këto studime kanë provuar se formimi i kariesit në individë që përdornin në mënyrë konstante pastë dhëmbësh LFD (550 mg F/g) me pH 4,5 ishte i ngjashëm me atë të vënë re në individë që përdornin pastë dhëmbësh me formulime neutrale që përmbanin 1.100 ppm F.
Nga një studim i publikuar në "Clinical Oral Investigation" maj 2016 është parë që të lash dhëmbët me pastë dhëmbësh me përqendrim të ulët të fluorit me pH acid shton përqendrimin e fluorit në biofilmin fluid krahasuar me pastat e dhëmbëve me formulime neutrale dhe kështu mund të kontribuojë në efektin antikaries që rezulton të jetë më i lartë për formulimet LFD acide.
Autorët e këtij studimi kanë marrë në konsideratë 22 vullnetarë që janë ndarë në mënyrë të rastësishme në:
- grupi i kontrollit A në të cilin larja e dhëmbëve parashikonte përdorimin e një paste dhëmbësh që përmban 0 fluor (placebo) në pH 4,5
- Grupi i kontrollit B në të cilin larja e dhëmbëve parashikonte përdorimin e një paste dhëmbësh që përmbante 0 fluor (placebo) në Ph 7
- Grupi 1 në të cilin larja e dhëmbëve parashikonte përdorimin e një paste dhëmbësh që përmban 550 fluor (LFD, pastë dhëmbësh me sasi të ulët të fluorit) në pH 4,5
- Grupi 2 në të cilin larja e dhëmbëve parashikonte përdorimin e pastës së dhëmbëve që përmban 550 fluor (LFD, pastë dhëmbësh me nivel të ulët të fluorit) në Ph 7
- Grupi 3 në të cilin larja e dhëmbëve parashikonte përdorimin e një paste dhëmbësh që përmban 1100 ppmf (CD, pastë dhëmbësh konvencionale) me pH 4,5
- Grupi 4 në te cilin larja e dhëmbëve parashikon përdorimin e një paste dhëmbësh që përmban 1100 ppmf (CD, pastë dhëmbësh konvencionale) me pH 7.0
Larja e dhëmbëve duhet të kryhet 3 herë /ditë.
Autorët kanë mbledhur kampione të pështymës dhe biofilm pas 7 ditësh të përdorimit të pastave të dhëmbëve përkatëse nga ana e 22 vullnetarëve, 1 orë dhe rreth 12 orë pas larjes së fundit të dhëmbëve. Më pas u analizuan përqendrimet e fluorit dhe kalciumit (Ca) në kampionët e pështymës dhe biofilmit.
Nga rezultatet e këtij studimi është zbuluar se përqendrimet e fluorit në pjesën fluide të bioflimit dhe në të gjithë biofilmin 1 orë pas larjes së dhëmbëve me pasta dhëmbësh LFD me pH acid ishin më të larta se ato relative të hasura për pastat e dhëmbëve me pH neutral, edhe pse ndryshimet ishin të vogla dhe statistikisht jo domethënëse. PH i pastës së dhëmbëve duket se nuk kushtëzon përqendrimet e fluorit në pështymë.
Asnjë ndryshim nuk është vërejtur për përqendrimet e kalciumit.
Rezultatet e këtij studimi tregojnë se pH i një paste dhëmbësh ka një farë influence në përthithjen e fluorit nga ana e pjesës fluide të biofilmit, me një impakt më të vogël apo pa asnjë impakt në nivelet e fluorit të të gjithë biofilmit dhe të pështymës.
Nën kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33
Bibliografia:
- Wong MC, Glenny AM, Tsang BW, Lo EC, Worthington HV, Marinho VC (2010) Topical fluoride as a cause of dental fluorosis in children. Cochrane Database Syst Review 1:CD007693
- Clarkson J, Watt RG, Rugg-Gunn AJ et al (2010) Proceedings: 9th World Congress on Preventive Dentistry (WCPD): BCommunity Participation and Global Alliances for Lifelong Oral Health for All,^ Phuket, Thailand, September 7-10, 2009. Adv Dent Res 22:2-30
- Effects of pH and fluoride concentration of dentifrices on fluoride levels in saliva, biofilm, and biofilm fluid in vivo Karina Yuri Kondo, Marília Afonso Rabelo Buzalaf, Michele Mauricio Manarelli, Alberto Carlos Botazzo Delbem, Juliano Pelim Pessan Clin Oral Invest (2016) 20:983-989
Përktheu: Erjola Taga