FDI rekomandon t'i kushtohet vëmendje qarkut hidrik për të parandaluar infeksionet. Sipas Maurizio Quaranta, industria ofron instrumente të përshtatshme


|

Instrumente dhe Materiale | 14 Tetor 2016 |

FDI rekomandon t'i kushtohet vëmendje qarkut hidrik për të parandaluar infeksionet. Sipas Maurizio Quaranta, industria ofron instrumente të përshtatshme



Qarku hidrik që ushqen instrumentet stomatologjike është një pikë kritike për kontrollin e infeksioneve që lidhen me asistencën.
Në Kongresin botëror të Poznan, që u zhvillua në Poloni, Federata botërore e dentistëve (FDI) ka lëshuar një deklaratë për qarqet hidrike, duke kujtuar që pacientët dhe profesionistët janë të ekspozuar ndaj ujit dhe ndaj aerosolëve të gjeneruar në njësitë dentare, edhe pse në ditët e sotme këto aparatura janë studiuar me qëllim që të reduktojnë në minimum rreziqet.


Akoma asnjë studim shkencor nuk ka stabilizuar me saktësi se cilët patogjenë (baktere, kërpudha, protozoarë...) dhe në cilat përqendrime, nëse janë të pranishme në sistemin hidrik, janë në gjendje të shkaktojnë infeksione.
Për pacientët në gjendje të mirë shëndetësore, me rreziqe normale për infeksion, rekomandimet janë zakonisht të ngjashme me ato që vlejnë edhe për ujin e pijshëm (<500 cFU/ml).
"Megjithatë" - shkruan FDI - "për pacientët me rrezik të lartë për infeksione (për shembull ato që janë të prekur nga fibroza cistike, granulocitopenia apo imunosupresioni) dhe për të gjithë ato ndërhyrje që hapin plagë që më pas mbyllen, këshilla është që të përdoren vetëm solucione sterile."


Është ripohuar nevoja që t'i kushtohet një vëmendje në mënyrë të rregullt qarkut hidrik me një mirëmbajtje të përpiktë të njësisë dentare, për ta dezinfektuar dhe për të hequr biofilmin.  Për shembull, çdo mëngjes dhe pas çdo pacienti, këshillohet një fluksim për dy minuta te njësitë dentare që nuk kanë metoda autosterile: është një nga ato praktika që duhet të bëjnë pjesë në zakonet e çdo klinike dentare dhe që janë në gjendje të reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme sasinë e baktereve eterotrofe dhe të mundësive të transmetimit të tyre. Një veprim tjetër që duhet kryer rregullisht është monitorimi i ngarkesës bakteriale në njësinë dentare.
Bëhet fjalë vetëm për disa praktika që duhet të hyjnë në rutinën stomatologjike, që duhet të ndjekë me përpikëri të gjitha rekomandimet e furnitorit përsa i përket menaxhimit të saktë dhe mirëmbajtjes së njësisë dentare. Por FDI i drejton një rekomandim edhe prodhuesve të cilëve ju kujton që: "Janë përgjegjës për të realizuar aparaturat me materiale të përshtatshme ndaj dezinfektimit, që parandalojnë ose të paktën reduktojnë në minimum formimin e biofilmit bakterial."
"Prodhuesit prej kohësh kanë vënë sisteme dezinfektimi që reduktojnë në maksimum rreziqet e lidhura me infeksionet," - komenton Maurizion Quaranta, zëvendës president i ADDE, shoqëria që përfaqëson distributorët e produkteve stomatologjike në Evropë.


"Ashtu siç ndodh edhe në sektorët e tjerë edhe këtu vlen shembulli i sektorit të automobilistikës, nëse ligjvënësi beson se nuk duhet futur ndonjë normë e detyrueshme mbi pajisjet që lidhen me sigurinë, këto aksesorë edhe pse shpesh ekzistojnë, i propozohen përdoruesve përfundimtarë gjithnjë si opsionalë. Ashtu ndodhi, pikërisht me makinat, me rripat e sigurimit dhe kjo gjë zgjati derisa rripi u bë i detyrueshëm me ligj. Edhe në sektorin stomatologjik distributorët, prej kohësh, disponojnë sisteme dezinfektimi efikase dhe eficiente që mund të integrohen te njësitë dentare dhe sërish prej kohësh ja këshillon profesionistit, por ja ofron si opsion, ashtu siç është në përballjen ditore për çmimin e njësive dentare bazë, duke lënë profesionistin të vendosë vetë për blerjen e mundshme. E gjithë kjo edhe pse së fundmi ndonjë markë e njohur stomatologjike ka vendosur në mënyrë të guximshme t'i ofrojë klientit me çmimin bazë të njësisë dentare qoftë sistemin e dezinfektimit qoftë filtrin antilegionella."


"Besoj" - vazhdon prof. Quaranta - "që këto marka janë shumë të ndërgjegjshme që janë bërë më etike në propozimet e tyre komerciale, por më pak agresive në krahasim me çmimin aktual të shitjeve me pakicë të konkurrentëve, që në fakt mbeten në mënyrë të vendosur në garën që është në çmimin e njësisë dentare "naked"; fjala e bukur angleze që do të thotë e zhveshur dhe pa aksesorë do të vazhdojë të ketë kuptim."
"Sipas asaj që pohon FDI" - përfundon profesori - "duhet të them që, duke përjashtuar  atë që ndodh pothuajse me autorregullimin në vendet e Evropës Veriore, stomalogët italianë zakonisht janë më të vëmendshëm ndaj sigurisë së pacientëve të tyre nëse i krahasojmë me kolegët e tyre të Evropës Jugore, duke filluar nga autoklavat e klasës B dhe nga proceset e sterilizimit."


Adelmo Calatroni - Norberto Maccagno


Përktheu: Valbona Spahia



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 121 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D