Kaviteti i aksesit ėshtė me rėndėsi primare pėr suksesin e trajtimit endodontik. Heqja e plotė e ēatisė sė dhomės pulpare ėshtė thelbėsore pėr tė shmangur kontaminimet bakteriale tė shkaktuara nga mbetjet pulpare pėr zbulimin e hyrjes kanalare dhe mund tė lehtėsojė pėrdorimin e instrumenteve duke shmangur ndėrhyrjet nė kurorė. Kohėt e fundit literatura ka propozuar kavitet aksesi endodontik tė quajtur "tė kontraktuar", inspiruar nga koncepte tė mini invazivitetit pėr tė ruajtur qėndrueshmėrinė mekanike tė dhėmbit nė vijim tė trajtimin endodontik. Ky lloj kaviteti me akses, ruan njė sasi tė madhe tė dentinės por mund tė ndikojė nė parametrat gjeometrikė tė formės.
Objektivi i studimit tė publikuar nė Journal of Endodontics nga dok. Mario Alovisi dhe kėrkues tė tjerė tė Dental School, Torino, ėshtė ai qė tė vlerėsojė nėpėrmjet pėrdorimit tė mikrotomografisė sė kompjuterizuar (mikro CT) ndikimin e kaviteteve tė kontraktuara nė anatominė e kanalit origjinal pas formėsimit me instrumente mekanike nė nikel-titan.
Pėr ta realizuar kėtė janė pėrzgjedhur 30 molarė tė poshtėm me apeks tė formuar dhe rrėnjė meziale tė pavarur dhe tė shėnuara nė mėnyrė tė randomizuar me Grupin 1 (TEC Tradicional Endodontic Cavity ) dhe nė Gurpin 2 (CEC Contracted Endodontic Cavity). Tė dy grupet i janė nėnshtruar njė skanimi preliminar me mikro-CT (450 imazhe nėpėrmjet njė rrotullimi prej 225°) dhe mė pas tė caktuara pėr mjekun ekspert pėr pėrgatitjen e kavitetit tė aksesit.
Nė Grupin 1 (CEC) pėrgatitja ėshtė kryer duke filluar nga gropa qendrore dhe e gjerė, ngushtica e nevojshme pėr tė arritur te vrimat kanalare duke ruajtur njė sasi tė konsiderueshme tė dentinės pericervikale dhe njė pjesė tė ēatisė sė dhomės pulpare. Nė grupin 2 kaviteti i aksesit ėshtė kryer duke ndjekur udhėzimet tradicionale tė shtrira deri sa tė shikohen njėkohėsisht tė gjitha vrimat kanalare dhe duke eliminuar interferencat e kurorės. Nė vijim tė gjithė kanalet mezio-vestibulare janė formėsuar duke pėrdorur mė pas preliminar canal scouting (zbulimin preliminar tė kanalit) dhe glide path (shtegun rrėshqitės) me k-file #10, instrumente mekanike Proglider (Densply Maillefer, Ballaigues, Zvicėr) dhe Wave one Gold (Dentsply Maillefer, Ballaigues, Zvicėr) dhe Wave One Gold (Dentsply Maillefer, Ballaigues, Zvicėr). Irrigimi ėshtė kryer me EDTA 10% dhe NaCl 5%. Kampionet janė skanuar duke kryer njė marching (shkallėzim) tė vėllimeve pėr tė vlerėsuar vėllimin e kanaleve, zonėn e sipėrfaqes dhe spostimin e kufirit nė seksionet e vendosura -1 dhe -3 mm nga apeksi radikolar.
Grupi me kavitet endodontik tradicional (TEC) ka dėshmuar njė ruajtje mė tė mirė tė anatomisė origjinale tė kanalit me njė transport mė tė vogėl apikal nė krahasim me grupin me kavitet tė kontraktuar (CEC). Ky rezultat mund tė jetė shkaktuar nga mungesa e interferencave tė kurorės dhe nga numri mė i vogėl i pecking motions (lėvizjeve goditėse) tė nevojshme pėr tė plotėsuar formėsimin e grupit TEC.
"Me kufizimet e kėtij studimi in vitro" - komentojnė autorėt - "kavitetet me akses endodontik tradicional mund tė garantojnė njė ruajtje mė tė mirė tė anatomisė origjinale tė kanalit gjatė formėsimit nė krahasim me kavitetet e "kontraktuara".
Pėr mė tepėr:
Influence of Contracted Endodontic Access on Root Canal Geometry: An In Vitro Study.Journal of Endodontics, January 12, 2018.Mario Alovisi, Damiano Pasqualini, Edoardo Musso, Elena Bobbio, Carlotta Giuliano, Davide Mancino, Nicola Scotti, Elio Berutti.
Pėrktheu: Erjola Taga