Raste endodontike komplekse. Shembuj praktikė


|

Endodonci | 5 Mars 2018 |

Raste endodontike komplekse. Shembuj praktikė

Nga Polesel Andra


Ēdo ditė mjeku duhet tė pėrballet me raste endodontike komplekse: dhoma pulpare dhe kanale tė kalcifikuara; anatomi komplekse: gropa nė dhėmb, kanale nė formė "C", "S", "Y"; perforime stripping; foramen apikal over-size; instrumente tė thyera dhe bllokime; heqje e kunjave nė fibėr; endo - traumatologji; plasaritje.

Eksperienca e mjekut, aftėsia e tij teknike, disponueshmėria e njė seti instrumentesh tė pėrshtatshme (zmadhim, ndriēim koaksial, maja dhe ultratinguj me pėrdorim endodontik, radiografi cone-beam in primis) dhe respektimi rigoroz i protokolleve klinike janė faktorėt kyē pėr zgjidhjen dhe suksesin afatgjatė tė kėtyre rasteve.

Nė mungesė tė rekuizitave tė cituara, dentisti i pėrgjithshėm duhet tė marrė nė konsideratė mundėsinė pėr tė referuar rastin te njė endodontist. Nė prani tė apekseve tė gjera, plasaritjeve dhe stripping, suksesi ėshtė shumė i kushtėzuar nga pėrdorimi i mikroskopit operator qė udhėheq mjekun nė fazat e izolimit me MTA.

Fig.1. Mikroskopi operator ėshtė njė instrument i domosdoshėm pėr zgjidhjen e rasteve endodontike komplekse. Heqja e instrumenteve tė thyera dhe kunjave nė fibėr, izolimit tė stripping, plasaritjeve dhe apekseve tė gjera, menaxhimi i anatomive jo tė zakonshme, endodonci kirurgjikale, janė disa nga situatat klinike qė kėrkojnė ndihmėn e mikroskopit operator.



Fig.2. Radiografia periapikale preoperatore e njė incizivi qendror mandibular nė njė pacient 20 vjeēar, dėrguar nga njė koleg pėr zgjidhjen e rastit endodontik. Pacienti referon simptoma me dhimbje, pavarėsisht ndėrhyrjes pranė tre klinikave tė ndryshme stomatologjike. Testi klinik tregon dhimbje me prekje dhe goditje tė 3.1, nė prani tė indeve periodontale tė shėndetshme. Testi radiografik tregon njė instrument tė thyer, njė plasaritje nė anėn distale tė rrėnjės nė korrespondencė tė sė mesmes sė tretė radikolare dhe njė lezion periapikal. Pavarėsisht dėmtimit tė rėndė tė anatomisė origjinale dhe humbjes sė indeve dentare tė shėndetshme, planifikohet ritrajtimi endodontik pėr shkak tė moshės sė re dhe motivimit tė pacientit.

Fig.3. Pas izolimit tė vendit tė punės me digė gome dhe pėrgatitje tė kavitetit tė aksesit, hiqet instrumenti i thyer me kombinimin e sistemeve me ultratinguj dhe sistemeve me mikro-tuba. Sondimi kanalar me k-file nė dimensione tė vogla, tregon dhe dy plasaritje radikolare tė tjera: njė perforim tė vogėl mezial midis tė tretės sė mesme dhe tė tretės apikale) diagnostikuar me ndihmėn e njė lokalizuesi elektronik tė apeksit dhe konfirmuar nga njė radiografi intra operatore me njė instrument kanalar nė njėsi) dhe njė perforim tė tretė me dimensione mė tė mėdha nė tė tretėn e mesme radikolare nė drejtim vestibular (lokalizuar me mikroskop operator). Pavarėsisht dėmtimit strukturor vazhdohet me ritrajtimin nė rrugė ortograde.

Fig.4. Prova e konit tė gutaperkės para kondensimit vertikal nė tė ngrohtė.

Fig.5. MTA (Mineral Trioxide Aggregate) ėshtė materiali i pėrzgjedhur pėr izolimin e perforimit radikolar. Cituar pėr herė tė parė nė literaturėn shkencore rreth 24 vjet mė parė, ėshtė bėrė materiali referues pėr menaxhimin e shumė rasteve komplekse prej mė shumė se 20 vjetėsh. Radiopak, rezistent ndaj shtypjes, biokompatibėl, jo riabsorbues, paraqet karakteristika tė larta tė adaptimit marginal nė prani tė mjedisit tė lagėsht dhe aktivitetit osteogjenetik.

Fig.6. Pas mbushjes sė sistemit tė kanaleve radikolare dhe tė plasaritjeve meziale me gutaperkė tė ngrohtė dhe cement endodontik, dy perforimet e kurorės janė izoluar me MTA me drejtimin e mikroskopit operator.

Fig.7. Disponueshmėria e njė seti instrumentesh tė dedikuara dhe ergonomisė sė punės, janė dy rekuizite thelbėsore pėr endodontistin gjatė menaxhimit tė rasteve komplekse. Nė foto KIT i kėrkuar pėr izolimin e plasaritjes radikolare me MTA. Sot janė tė disponueshme nė tregun stomatologjik "carrier pėr MTA", akoma mė performues, me funde nė nikel-titan, qė mund tė pėrkulen nė varėsi tė plasaritjes. Ėshtė e detyrueshme tė nėnvizojmė se si kėto procedura kėrkojnė precizion ekstrem nga ana e mjekut. Hapėsira e manovrimit, tashmė shumė e limituar nė njė element me dimensione tė vogla, siē ėshtė incizivi inferior, rezulton akoma mė e komplikuar nga prania e sistemit kanalar dhe perforimeve shumė pranė midis tyre.

Fig.8. Radiografia e kontrollit nė distancė prej 5 vitesh tregon shėrimin e lezioneve periapikale dhe distale, shėndeti i indeve periodontale, ripėrthithja e sasive tė vogla tė MTA dhe cement pėrtej profilit tė rrėnjės dhe formimit tė njė lamine tė fortė tė mirė pėrcaktuar. Pacienti nuk paraqet simptoma, ėshtė 25 vjeē dhe pėr momentin terapia implanto-protetike ėshtė akoma e shtyrė.


Nė prani tė instrumenteve tė thyera, mikroskopi favorizon heqjen e tyre me maja me ultratinguj dhe pajisje tė dedikuara si pėr shembull sistemet me mikro-tuba ose sisteme tė tjera tė futura nė treg sė fundmi (Terauchi file retrieval kit).

Nė raste tė tjera preferohet qė tė bėhet by-pass instrumenti i ndarė me qėllimin qė tė parandalojė njė heqje tė tepėrt tė substancės dentare tė shėndetshme radikolare qė mund tė dobėsojė sė tepėrmi elementin natyral duke rritur risqet e frakturave. Nė prani tė kanaleve tė kalcifikuar

Fig.9. Procedurat diagnostikuese pėrfaqėsojnė njė fazė pėrcaktuese tė trajtimit endodontik: prekja periapikale nė incizivin qendror maksilar nekrotik.

Fig.10. Radiografia periapikale pre-operatore e njė incizivi qendror maksilar plotėsisht tė kalcifikuar. Hyrja kanalare gjendet rreth 2-3 mm nga forameni apikal. Elementi i traumatizuar para shumė vitesh, nuk pėrgjigjet ndaj testit tė vitalitetit dhe ka dhimbje gjatė goditjes dhe prekjes. Diagnoza e nekrozės pulpare dhe periodontitit apikal simptomatik e bėn tė domosdoshėm trajtimin endodontik.

Fig.11. Testi radiografik cone-beam i elementit. Radiografia tredimensionale ėshtė njė instrument diagnostikues i domosdoshėm nė shumė raste endodontike komplekse. Pajisjet radiografike MULTI-FOV mundėsojnė kufizimin e testit me zona tė kufizuara, duke rritur rezolucionin, duke reduktuar dozėn e rrezatimit dhe duke kufizuar zonėn e pėrgjegjėsisė sė mjekut. Njė nga udhėzimet pėr pėrdorimin e RX3D ėshtė zhdukja e plotė e sistemit endodontik, nė kėtė rast e njė incizivi qendror maksilar.

Fig.12. Pėrgatitja e kavitetit tė aksesit: freza me sferė nė diamant, diametri 16 mm me bosht tė gjatė, qafė tė ngushtė dhe granulometri 130 mikron.

Fig.13. Faza e penetrimit me frezė me sferė nė diamant me diametėr 12 mm.

Fig.14. Freza me karbur tė tungstenit me diametėr 10 mm, me krah ekstra tė gjatė (34 mm), tė pėrdorura me numėr tė ulėt xhirosh favorizojnė shikueshmėrinė nė fazat preliminare tė trajtimit.

Fig.15. Nė elemente plotėsisht tė zhdukur, majat me ultratinguj tė pėrdorura me zmadhim tė fortė dhe ndriēim koaksial favorizojnė shikueshmėrinė dhe heqjen selektive tė dentinės.

Fig.16. Maja me ultratinguj tė hollė, cilindrike, dedikuar pėr pėrdorimin nė mikroskopi. Intensiteti i burimit tė ndritshėm, cilėsia e mikroskopit operator, njė izolim i fushės operatore optimale me digėn e gomės, eksperienca dhe aftėsia e mjekut janė rekuizitat thelbėsore pėr zgjidhjen e njė rasti kaq kompleks.

Fig.17. Pėr tė zbuluar hyrjen kanalare, vijojmė me fazat e pastrimit, formėsimit dhe mbushjes sė sistemit tė kanaleve radikolare, duke respektuar me rigorozitet protokollet operative. Nė kėtė imazh njė fazė pėrcaktuese e trajtimit endodontik ėshtė pastrimi.

Fig.18. Fazat e sondimit tė sistemit tė kanaleve radikolare me k-file me dimensione tė vogla.


Fig.19. Glide-path me njė instrument rrotullues tė vetėm me aliazh M-wire.

Fig.20. Nė prani tė kanaleve tė kalcifikuar dhe nė pėrgjithėsi gjatė instrumentimit tė kanaleve tė ngushta, pėrdorimi i aliazheve tė gjeneratės sė re mė fleksibėl dhe rezistent mund tė thjeshtojė fazėn e formėsimit, duke reduktuar stresin pėr mjekun dhe duke parandaluar dėmet jatrogjene.

Fig.21. Faza e formėsimit kanalar me njė instrument me aliazh Gold.

Fig.22. Radiografia intra-operatore me konin e gutaperkės sipas gjatėsisė sė punimit para mbushjes kanalare me kondensim vertikal nė tė ngrohtė.

Fig.23. Radiografia periapikale post-operatore.


dhe bllokimeve, sidomos tė apikales sė tretė, me raste, mikroskopi operator nuk ėshtė i mjaftueshėm. Futen nė lojė eksperienca, aftėsia teknike dhe durimi i mjekut, njė njohje e thellė e anatomisė endodontike dhe njė farė doze e durimit. Disa "bllokime" veēanėrisht tė ngurta, mund tė kalohen duke pėrdorur instrumente endodontike manuale nė ēelik me majė piramidale me formė koni 02 me seksion katėr kėndor, kombinuar me njė protokoll specifik pastrimi. 

Elementet e plasaritura pėrfaqėsojnė shpesh njė sfidė edhe pėr mjekun mė ekspert. Vendimi nėse duhet tė mbajmė apo jo njė element tė plasaritur varet nga disa faktorė diskriminues: dimensioni dhe shtrirja e plasaritjes (mbi tė gjitha nė drejtimin kurorė-apikale) pėrfshirja e dyshemesė sė furkacionit ose e njė prej pareteve endokanalare, prania e sondimit periodontal, sasia e substancės dentare e mbetur e shėndetshme dhe prania e simptomave dhe/ose lezioneve tė pazgjidhura pas trajtimit endodontik. Nė prani tė cracks (krisjeve) faktorėt kyē pėr suksesin mund tė jenė tė identifikueshėm: ndėrhyrja e menjėhershme, forcimi i substancės dentare tė shėndetshme tė mbetura me teknika adezive, mbrojtja e strukturės sė kurorės me inlays me mbulim tė plotė tė kuspideve, parandalimi i ngarkesės okluzale patologjike (duke zėvendėsuar elementet e mundshme qė mungojnė), restaurimi i njė okluzioni korrekt me terapinė e duhur ortodontike (nė rastin e malokluzioneve) dhe pėrgatitja e njė bite (nė rastin e pacientėve me bruksizėm).
Nė prani tė traumave dentare me pėrfshirjen endodontike pėr problematikat e padyshimta psikologjike qė lidhem me shokun post-traumatik tė aksidentit dhe dėmtimit tė elementeve tė sektorit estetik, kombinohen vėshtirėsi nė menaxhimin e rastit qė kėrkon njohuri tė specializuara dhe nė tė njėjtėn kohė njohuri ndėrdisiplinore.

Radiografia 3D pėrfaqėson njė insturment tė domosdoshėm pėr njė diagnozė dhe trajtim korrekt, nė mėnyrė tė veēantė kur manifestohen mė shumė vėshtirėsi njėkohėsisht nė njė element tė vetėm.
American Association of Endodontists dhe European Society of Endodontology nė guidėn e tyre kanė udhėzime shumė precize mbi pėrdorimin e CBCT me qėllim parandalimin e abuzimit. Gjithashtu nėnvizojnė rėndėsinė e pėrdorimit tė pajisjeve MULTI-FOV tė cilat kufizojnė testin radiografik nė zona tė vogla duke reduktuar dozėn e rrezatimit duke rritur rezolucionin dhe duke reduktuar zonėn e pėrgjegjėsisė sė mjekut.


BIBLIOGRAFIA
1. Ruddle CJ. Endodontic access preparation: an opening for success. Dentistry Today 2007; 26:114-9.
2. Endodontic Case Difficulty Assessment and Referral. AAE Spring-Summer 2005.
3. Polesel A. Il recupero del dente gravemente compromesso. Il Dentista Moderno 2013;4:30-51.
4. Gagliani M., Berutti E. Manuale di Endodonzia. 2013 Elsevier.
5. Rivera EM, Walton RE. Longitudinal tooth cracks and fractures: an update and review. Endodontic Topics 2015; 33:14-42.
6. Polesel A. Restoration of the endodontically treated posterior tooth. Giornale Italiano Endo 2014;1:2-16.
7. Patel S, Durack C, Abella F et Al. European Society of Endodontology position statement: the use of CBCT in Endodontics. Int Endod J 2014; 47:502-4.
8. Use of cone beam-computed tomography. AAE and AAOMR Joint Position Statement; 2010:1-4.
9. Use of cone beam-computed tomography 2105 update. AAE and AAOMR Joint Position Statement; 2015:1-7.

Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 80 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D