Kërkesa shumë e lartë e materialeve estetike na çon në realizimin e restaurimeve në qeramikë qelq integrale. Megjithatë këto materiale paraqesin një rezistencë të reduktuar ndaj frakturës.
Futja e zirkonit monolitik kërkon që të bashkojë estetikën dhe rezistencën.
Dimë që në dhëmbët natyralë me plakjen rritet translucenca; drita që kalon në mënyrë të shpërndarë me humbjen e transparencës. A ndodh e njëjta gjë dhe me zirkonin monolitik?
Për të trajtuar problemin ka qenë një grup kërkuesish i Carl Gustav Carus Faculty of Medicine pranë Technical University të Dresden në Gjermani, drejtuar nga Katarzyna Walczak. Rezultatet e kërkimin janë publikuar në Journal of Prosthodontics.
Kërkuesit kanë testuar 4 zirkone monolitike lider të tregut:
• Cercon ht white (Dentsply Sirona)
• BruxZir Solid Zirconia (Glidewell Laboratorie)
• Zenostar t0 (Ivoclar Vivadent)
• Lava Plus (3M)
Për ta bërë këtë kanë realizuar një proces plakje artificiale, për të vlerësuar nëse ndryshon translucenca dhe si kjo perceptohet nga syri njerëzor.
Kampioni është i përbërë nga 120 kurora zirkoni monolitike (30 për çdo grup materiali) me trashësi mesatare 0,5 mm. Plakja e përshpejtuar është realizuar me 5 orë në autoklavë me avull në 134° C. Është llogaritur raporti i kontrastit (raporti midis reflektimit të shndritshëm të zirkonit vendosur në sfondin e zi krahasuar me atë në sfondin e bardhë) dhe parametrat e translucencës para dhe pas kalimit në autoklavë për të gjithë materialet. Parametrat ndryshonin në mënyrë domethënëse në të gjithë grupet kampion.
Studimi ka zbuluar se translucenca e të gjithë materialeve rritet pas procesit të plakjes së përshpejtuar: vlerat e matura pak ndryshonin midis produkteve të ndryshme.
Sipas të dhënave të zbuluara kërkuesit përfundojnë duke besuar se "procesi i plakjes mund të ndikojë në translucencë dhe kështu në rezultatin estetik të restaurimeve në zirkon. Megjithatë ndryshimet janë minimale dhe me shumë mundësi jo të kapshme nga syri njerëzor".
Përktheu: Erjola Taga