Heqja e mbushjeve kanalare nė ritrajtimet e kanaleve tė harkuar

Endodonci | 4 Korrik 2018 |

Heqja e mbushjeve kanalare nė ritrajtimet e kanaleve tė harkuar

Carrier vs gutaperka tradicionale

Nga Figini Lara


Infeksioni intrakanalar i vazhdueshėm ėshtė arsyeja kryesore pėr tė kryer ritrajtimet kanalare.

Nė ritrajtime heqja e plotė e materialit para ekzistues tė mbushjes pėrfaqėson njė fazė shumė tė rėndėsishme dhe delikate pėr tė lejuar njė pastrim tė kujdesshėm dhe dezinfektimin mė tė mirė tė mundshėm tė sistemit kanalar.

Megjithatė, gjatė ritrajtimeve heqja e mbushjeve tė mėparshme kanalare tė bazuara nė carrier mund tė ishte mė e kotė pėr sa i pėrket kohės dhe me vėshtirėsi mė tė madhe mbi tė gjitha nė kanalet e harkuar.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė publikuar nė International Endodontic Journal, Korrik 2018, vlerėsohet efikasiteti i sistemit ProTaper File Universal Retreatmnet (Dentsply Sirona, Ballaigues, Svizzera) nė eliminimin e mbushjeve kanalare si Thermafil, GuttaCore (Dentsply Sirona) dhe gutaperka tradicionale me ngjeshje vertikale nė tė nxehtė nė rrėnjėt e harkuara. 60 rrėnjė tė harkuara tė molarėve, me rrėnjė me harkim tė njėjtė midis tyre janė pėrgatitur duke pėrdorur instrumente ProFile (Dentsply Sirona) deri nė 30.04 dhe tė mbushura me:

• Grupi 1, Thermafil
• Grupi 2, GuttaCore
• Grupi 3, gutaperka tradicionale e ngjeshur me kondensim vertikal nė tė nxehtė
 
Nė tė gjithė kampionet ėshtė pėrdorur si cement kanalar AH plus. Ēdo grup pėrbėhej nga 20 kampione secili. Tė gjithė kampionet janė ritrajtuar duke pėrdorur sistemin ProTaper Unviersal Rereatment file D1, D2 dhe D3 nė gjatėsinė e punimit dhe pėrgatitja e kanalit ėshtė kompletuar me ProTaper Next (Dentsply Sirona).

Autorėt kanė ekzaminuar pėrqindjen e mbushjes mbetje, tė mbetur nė kanalet respektive pas kryerjes sė ritrajtimeve dhe sasinė e hequr tė dentinės duke pėrdorur imaging micro-CT.

Janė regjistruar kohėt e harxhuara tė punės dhe gabimet procedurale. Analiza statistikore ėshtė kryer duke pėrdorur Kruskal-Wallis dhe Wilcoxon test.

Rezultate
Asnjė ndryshim statistikor domethėnės nuk ėshtė hasur pėr sa i pėrket sasisė sė materialit pėr mbushjen kanalare tė mbetur pas ritrajtimit (14.2-19.3%) dhe sasinė e heqjes dentinale (2.7-3.2 mm3) ndėr kampionet e mbushura me metodat e bazuara nė carrier dhe ato tė mbushura me metodėn tradicionale tė gutaperkės sė nxehtė dhe ngjeshjes vertikale. Koha nė fakt e harxhuar pėr tė hequr materialin e mbushjes ka rezultuar shumė mė e vogėl pėr kanalet e mbushur me GuttaCore nė krahasim me ato tė mbushura me Thermafil dhe gutaperka tradicionale (P<0.05).

Pesė perforimet laterale janė verifikuar gjatė ritrajtimeve me file D3, njė nė grupin Thermafil dhe katėr nė grupin me ngjeshje vertikale nė tė nxehtė.

Konkluzione
Sistemi ProTaper Universal Retreatment nga tė dhėnat e zbuluara nga ky studim, mund tė konsiderohet i vlefshėm dhe efikas nė tė gjithė ritrajtimet si tek ata tė karakterizuar nga mbushjet tradicionale me gutaperka nė tė nxehtė si nė atė ku metoda e mbushjes kanalare tė parashikonte njė carrier.

Implikime klinike
Stomatologu duhet tė konsiderojė riskun e perforimeve laterale gjatė ritrajtimeve tė kanaleve shumė tė harkuar.

Pėr mė tepėr:
Rödig T, Wagner J, Wiegand A, Rizk M. Efficacy of the ProTaper retreatment system in removing Thermafil, GuttaCore or vertically compacted gutta-percha from curved root canals assessed by micro-CT. Int Endod J 2018 Jul;51(7):808-15.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 76 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D