Hyrje
Hipertrofia gingivale ėshtė njė fenomen patologjik shpesh i shkaktuar si efekt anėsor nga disa barna sistemike si anti-epileptikėt, kalcium-antagonistėt dhe imunosupresorėt apo mund tė lidhet me faktorė tė trashėgueshėm.
Gjendja mund edhe tė bėjė pjesė nė njė konkluzion sindromik shumė preciz si nė disa raste tė dismorfizmave kranio-faciale, deformimeve kongjenitale tė zgavrės sė gojės apo fibromatozave tė pėrgjithshme.
Njė hipertrofi gingivale "e vėrtetė" mund tė pėrcaktohet nė mėnyrė mė korrekte si fibrimatoza gingivale, sepse nga pikėpamja histopatologjike mbizotėron grumbullimi i indit lidhor fibroz. Fibromatoza gingivale ėshtė njė rritje e lokalizuar apo e pėrgjithshme e indit gingival e karakterizuar nga njė zgjerim dhe nga njė grumbullim i indit lidhor, kryesisht i pėrbėrė nga kolagjeni i llojit I me praninė rastėsore tė njė rritje tė numrit tė qelizave, nė pėrgjithėsi shkaktuar nga proliferimi i fibroblasteve. Nė kėtė artikull autorėt paraqesin njė rast tė fibromatozės gingivale tė trashėgueshme kuruar me njė terapi kirurgjikale tė asistuar nga laseri.
Diskutim
Fibromatoza gingivale e trashėgueshme (HGF) ėshtė njė hiperplazi fibroze jo inflamatore beninje, e rrallė me progresion tė ngadaltė qė prek gingivėn maksilare dhe mandibulare dhe shfaqet nė pėrgjithėsi njėkohėsisht me eruptimin e dhėmbėve permanent (mė rrallė se ata tė pėrhershėm) apo madje mund tė shfaqet nė lindje. Indi gingival mbetet nė ngjyrė rozė dhe me strukturė tė fortė dhe fibromatoza karakterizohet nga fakti se ėshtė asimptomatike dhe jo hemorragjike.
Manifestohet nė formėn e gungave nodulare apo tė lėmuara nė nivelin e indeve gingivale me ashpėrsi tė ndryshueshme. Mund tė jetė e izoluar, me transmision autosomal dominues apo tė jetė pjesė e njė sindrome. HGF ėshtė thjesht njė ērregullim i izoluar edhe pse nė disa raste mund tė lidhet me ndryshime sindromike si hipertrikoza dhe prapambetja mendore. Nga pikėpamja epidemiologjike tė dyja gjinitė mund tė preken njėlloj dhe incidenca ėshtė 1:175.000.
Rritja gingivale fillon vetėm me eruptimin e dhėmbėve permanent, megjithėse mund tė zhvillohet dhe gjatė eruptimit tė dhėmbėve tė qumėshtit. Ėshtė parė se prania e elementeve dentare rezulton e nevojshme pasi njė gjendje e tillė zvogėlohet deri sa zhduket me humbjen e tyre. Edhe pse metabolizmi i indit periodontal influencohet nga hormonet seksuale, asistojnė ndaj njė rritje tė hiperfibromatozės sidomos gjatė adoleshencės.
Klinikisht HGF mund tė shfaqet e pėrhapur apo e lokalizuar nė njė zonė specifike nė pėrgjithėsi nė nivelin e tuberozitetit maksilar dhe tė gingivės vestibulare pėrreth molarėve inferiorė. Pacienti i prekur nga njė patologji e tillė shfaq probleme tė tipit estetik dhe funksional: diastema, pozicionim i keq dentar, mbajtja e zgjatur e dhėmbėve tė qumėshtit, vonesė nė eruptim, cross dhe open-bite. Gjithashtu fryrja gingivale mund tė favorizojė akumulimin e pllakės bakteriale duke ēuar nė fillimin e periodontitit, pėrthithjes kockore dhe halitosis.
Rasti klinik
Pacienti M.F 12 vjeē, paraqitet pranė nesh i shoqėruar nga e ėma qė ishte shqetėsuar pasi nuk shikonte shfaqjen e dhėmbėve tė pėrhershėm tė gjysmė harkadės maksilare dhe mandibulare sx.
Nga anamneza familjare rezultonte se dhe i ati kishte pasur njė situatė tė ngjashme nė fėmijėri.
Kryhet testi radiografik dhe nga ortopantomografia konfirmohet prania e tė gjithė elementeve dentare permanente. Nė testin objektiv elementet dentare tė gjysmė harkadave superiore dhe inferiore tė dx janė plotėsisht tė eruptuara pėrveē 1.3 nė fazė eruptimi. Gjysmė harkadat maksilare dhe mandibulare tė sx nuk paraqesin elemente dentare por njė gingivė hipertrofike dhe fibromatozė me ngjyrė rozė (fig. 1).
Nė bazė tė tė dhėnave tė pėrftuara dyshohet njė kuadėr i fibromatozės gingivale tė trashėguar dhe kėshillohet njė protokoll terapeutik i kirurgjisė sė asistuar nga laseri pėr heqjen e indit gingival fibromatoz dhe zbulimi i elementeve dentare tė impaktuar nė mukozė.
Pasi ka marrė dhe firmosur konsentin e informuar, pacienti i nėnshtrohet ndėrhyrjes kirurgjikale nė dy kohė: nė fillim tė harkadės inferiore dhe mė pas nė distancė prej 4 javėsh, tė asaj maksilare.
Ndėrhyrja ėshtė kryer me anestezi lokale pleksus me mepivakaine hidroklorur dhe adrenalinė 1:100.000 dhe incizioni i indit gingival qė duhet hequr ėshtė kryer me laser CO2 (E1.En., Firenze, Itali) duke pėrdorur parametrat e mėposhtėm: fuqia 5 vat nė modalitet tė vazhdueshėm dhe tė pėrqendruar.
Siē mund tė shihet nga fig. 2 dhe 3, incizioni ėshtė preciz, pa gjakrrjedhje dhe nė fund tė gingivektomisė nuk ka nevojė pėr sutura.
Shėrimi i plotė ndodh nė harkun e 2 javėve.
Konkluzione
Nė marrėveshje me autorė tė ndryshėm koha mė e mirė pėr tė ndėrhyrė nė mėnyrė kirurgjikalė ėshtė kur dhėmbėt permanent kanė eruptuar, pėr shkak se risku i rishfaqjes ėshtė i lartė nėse ndėrhyhet mė para. Megjithatė nė disa raste tė vonosh ndėrhyrjet terapeutike mund tė shkaktojė efekte domethėnėse pėr pacientin: keq pozicionim dentar, vonesė nė eruptimin e dhėmbėve permanent, vėshtirėsi nė pėrtypje dhe nė shqiptim, pasoja tė karakterit estetik me probleme psikologjike pėr pacientėt dhe familjarėt.
Nga eksperienca jonė nėse pacienti ka probleme psikologjike dhe interferenca me funksionet normale, trajtimi kirurgjikal duhet tė kryhet sapo individi rezulton bashkėpunues dhe me njė higjienė tė mirė orale.
Nė ēdo rast lloji i terapisė varet nga ashpėrsia e hiperfibromatozės:
- Nėse rritja gingivale ėshtė minimale, heqja e gurėzave profesionale dhe njė higjienė orale korrekte mund tė jenė tė mjaftueshme.
- Nėse rritja gingivale ėshtė e ndjeshme nevojitet qė tė procedojmė nė mėnyrė kirurgjikale. Ndėr teknikat e ndryshme kirurgjikale (tehu i ftohtė, bisturia elektrike, kirurgjia laser) autorėt kanė zgjedhur kirurgjinė laser me njė laser me CO2 pėr avantazhet e shumta qė ky paraqet.
Pėrktheu: Erjola Taga