Krahasimi ndėrmjet testit mikroshear me teknikat e ndryshme tė pretrajtimit pėr mbushjen e sulkuseve dhe fisurave

Endodonci | 21 Maj 2019 |

Krahasimi ndėrmjet testit mikroshear me teknikat e ndryshme tė pretrajtimit pėr mbushjen e sulkuseve dhe fisurave

Acid ortofosforik VS laseri Er:YAG VS abrazioni me ajėr


Mbylljet e sulkuseve dhe fisurave janė futur nė 1967 dhe efikasiteti i tyre ėshtė njohur nga ADA (American Dental Association) qė nė 1971 (Council on Dental Materials and Devices, 1971). Kjo metodikė bėn pjesė nė teknikat e parandalimeve tė patologjisė karioze dhe sot ėshtė njė nga mė tė pėrdorurat.

"Udhėzimet kombėtare italiane pėr promovimin e shėndetit oral dhe parandalimit tė patologjive orale nė moshė evolutive" afirmojnė qė silantėt janė indikuar pėr tė gjithė fėmijėt. Efikasiteti i tyre nė parandalimin e kariesit ėshtė maksimal nėse aplikohen nė 2 vitet pas eruptimit dhe integriteti i tyre kontrollohet ēdo 6-12 muaj.

Me kalimin e viteve janė zbuluar teknika tė ndryshme tė pėrgatitjes sė sulkuseve dhe pėrdorimit tė materialeve tė ndryshme, por tashmė nuk ekziston njė udhėzim i njohur qė indikon nė mėnyrė unanime se cilat tipe tė materialeve tė pėrdoren pėr mbushje ose cilat teknika tė pėrgatitjes tė zbatohen.

Silantėt mė tė pėrdorur ndahen nė dy kategori kryesore: cementet glassionomer dhe silantėt me bazė rezinoze/kompozitė.

Teknikat e pretrajtimit tė sulkuseve dhe fisurave, nė fakt mund tė jenė tė ndryshme dhe nisin nga gdhendja klasike acide me acid ortofosforik me laser, air-polishing dhe deri te kombinimi i teknikave tė ndryshme.

Pretrajtimi mė i pėrdorur nė praktikėn klinike moderne ėshtė ai me xhel me bazė acidi ortofosforik nga 35 deri nė 37% ku veprimi demineralizues me acid krijon mikroporozitet nė tė cilat rezina likide mund tė vendoset duke krijuar zgjerime tė ngjashme me interdigitation (rrjetat e rezinės) dhe tė formojė lidhje tė tipit mikromekanik (fig. 1).

Fig. 1 Imazhi nė SEM (500x) i smaltit tė gdhendur me acid ortofosforik

Pėrdorimi i laserit Er:YAG pėr pretrajtimin e smaltit ėshtė bėrė i mundur falė gjatėsisė sė valės qė ėshtė 2940 nm, shumė pranė pikut tė absorbimit tė zotėruar nga uji dhe lejon pra trajtimin e indeve tė forta nėpėrmjet mekanizmit tė mikro-shpėrthimit tė molekulave tė ujit tė lidhura me hidroksiapatitin.

Laseri Er:YAG, i vendosur nė parametrat e duhura, mund tė veprojė nė mėnyrė selektive mbi kristalet e hidroksiapatitit tė smaltit duke krijuar njė sipėrfaqe tė parregullt qė lejon njė ritencion tė saktė mikromekanik (fig. 2).

Fig. 2 Smalti i trajtuar me laser Er:YAG  (100 mJ-10 Hz) (SEM 500x)

Pavarėsisht se veprimi i laserit Er:YAG nė smalt ashpėrson sipėrfaqet duke prodhuar njė rritje totale tė sipėrfaqes sė dhėmbit tė ekspozuar, aktualisht nė literaturė nuk ka mendime qė pėrputhen mbi efikasitetin e tij nė termat e adezionit.

Nga njė anė disa autorė thonė se sipėrfaqja mikroritensive qė rezulton nga rrezatimi me laser ėshtė favorizuese pėr teknikat e adezionit; nga studimet e fundit nė fakt, rezulton se vetėm aplikimi me laser nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr gdhendje nė krahasim me acidin ortofosforik ose me pėrdorimin e kombinuar me acidin ortofosforik dhe laserin.

Micro-sandblasting intraorale prodhon njė fluks tė kalimatuar dhe me presion tė lartė ajri dhe pjesėza abrazive (oksid alumini) qė lejon kryerjen e pastrimit tė sipėrfaqeve, gdhendjen (Goldstein dhe Parkins, 1994) dhe pėrgatitjen jo invazive tė kavitetit.

Pėrsa i pėrket efikasitetit tė tij real klinik pėr gdhendjen e sipėrfaqeve observohen mendime tė ndryshme: Knobloch et al.16 , Hatibovic-Kofman et al.17 dhe Moslemi et al. kanė treguar in vitro se pėrdorimi i micro-sandblasting i ndjekur nga gdhendja me acid ortofosforik rezulton teknika mė e mirė nė termat e adezionit, edhe nė krahasim me acidin (teknika e pėrdorur zakonisht).

Manhart et al. nė 2004 kanė zbuluar se vetėm micro-sandblasting nuk rezulton efikas aq sa kur pėrdoret acidi ortofosforik, ndėrsa nėse pėrdorimi i tij ndiqet nga gdhendja acide rezultatet janė tė krahasueshme me teknikėn ku pėrdoret vetėm acidi.

Forca e adezionit tė materialeve pėr mbushjen e sulkuseve dhe fisurave nė nėnshtresat e smaltit tė penetruar nė mėnyrė tė ndryshme vlerėsohet nėpėrmjet testeve mekanike tė provės si microshear bond test (nė planin e prerjes dhe tėrheqjes), microtensile (nė pėrkulje).

Pėrdorimi i testit in vitro pėr vlerėsimin e kėsaj force shpesh preferohet pėr zbatimin e atyre ku limitet in vivo ndeshen nė kohė tė gjata ekzekutimi, nė vėshtirėsinė e interpretimit tė tė dhėnave, nė identifikimin e variablave tė ndryshme tė pranishme, por mbi tė gjitha nė mungesė tė kritereve tė vlerėsimit tė mirė pėrcaktuar.

Qėllimi i testit microshear, i pėrdorur nė kėtė eksperimentim ėshtė ai i vlerėsimit tė qėndrueshmėrisė sė lidhjes ndėrmjet rezinės dhe nėnshtresave dentare tė sheshta.

Materiale dhe metoda
Dyzetė molarė permanentė tė ekstraktuar pėr motive periodontale dhe/ose ortodontike janė zgjidhur dhe ruajtur nė solucion fiziologjik nė 37 °C; mė pas ēdo kampion ėshtė inkorporuar nė njė bllok rezinė epoksidike (Epofix, Struers, Westlake OH, SHBA) dhe ėshtė seleksionuar nė mėnyrė longitudinale (fig.3).

Fig. 3 Blloqet e rezinės epoksidike

Pėr tė krijuar njė sipėrfaqe uniformė dhe tė butė janė pėrdorur fletė abrazive me granulometri 600 grit (LS2 Remet, Bologna, Italia). Ēdo kampion ėshtė gėrryer me sipėrfaqet e fletės qė ėshtė lagur mė parė me "8" lėvizje pėr 1 minutė me qėllim qė tė krijohet njė smear-layer i standardizuar.

Kampioni ėshtė larė (10 sekonda) dhe ėshtė tharė me ajėr (10 sekonda). Mė pas janė pėrcaktuar nė mėnyrė plotėsisht tė rastėsishme kampionet nė tė cilėt do tė pėrdorej njė gdhendje me acid ortofosforik me 37% pėr 60 minuta (Grupi A); me laserin Er:YAG (100 mJ-10 Hz) pas gdhendjes me acid ortofosforik me 37% pėr 30 minuta (Grupi B) ose me abrazion me ajėr pas acidit ortofosforik me 37% pėr 30 minuta (Grupi C).

Grupi A. Smalti i 60 kampioneve ėshtė gdhendur me acid ortofosforik nė xhel me 37% (Scotchbond 3M Etchant) pėr 60 sekonda. Kampioni ėshtė shpėrlarė dhe tharė mė pas me ajėr.

Grupi B.  Nė grupin e dytė tė kampioneve (60 kampione) ėshtė gdhendur me metodikėn laser duke pėrdorur laserin Er:YAG (Smart 2940D DEKA) me pulsim drite duke vendosur 100 mJ me njė frekuencė 10 Hz (fig. 4a, b). Mė pas ėshtė kryer gdhendja me acid ortofosforik me 37% pėr 30 sekonda. Kampioni ėshtė shpėlarė dhe tharė mė pas me ajėr.

Fig. 4a, b Laseri Er:YAG (Smart 2940D DEKA) me pulsim drite dhe tė dhėnat teknike

Grupi C. Nė grupin e tretė smalti i 60 kampioneve ėshtė gdhendur me njė micro-sandblasting intraoral (PrepStart, Danville Materials - San Ramon, Kaliforni) (fig. 5a, b) duke pėrdorur pluhur oksidi alumini me 27 µm (fig. 6a, b) dhe mė pas me acid ortofosforik me 37% pėr 30 sekonda. Kampioni ėshtė shpėlarė dhe tharė mė pas me ajėr.

Fig. 5a, b Micro-sandblasting intraoral

Fig. 6a, b Pluhuri i oksidit tė aluminit

Sapo tė jetė kryer pretrajtimi i smaltit testohen dy silantė tė ndryshėm, tė aplikuar vetėm nė korrespondencė tė smaltit duke ndjekur instruksionet e fabrikės dhe pėr secilin silant janė vlerėsuar tre tipe gdhendjesh tė ndryshme tė marra nė ekzaminim:
• Concise (grupi A1, B1, C1),
• Helioseal (grupi A2, B2, C2)

duke ekzaminuar 30 kampione pėr secilin nėngrup.
Pėr testin microshear janė pėrdorur pajisje metalike me njė pjesė plastike qė paraqet njė vrimė me diametėr 2 mm nė mėnyrė tė tillė qė lejon njė aplikim tė standardizuar tė silantit; pra silanti ėshtė polimerizuar pėr 40 sekonda me llambė UV (Ultra Lume 5 LED-800 mW/cm2 (minimumi) (Ultradent South Jordan, UT, SHBA).

Pasi hiqet fiksuesi pėrftohet njė cilindėr i vogėl kompozite me diametėr 2 mm nė mėnyrė tė tillė qė tė jetė e mundur tė ndiqet testi microshear. Kampioni ėshtė transferuar mė pas nė pozicion vertikal nė brendėsi tė njė morse metalike nė mėnyrė tė tillė qė tė nxirret vetėm cilindri i silantit nė krahun mekanik tė makinės sė pėrdorur pėr tė zhvilluar testin.

Ėshtė pėrdorur njė makinė universale tėrheqjeje (Ultradent Testing Device, me pajisje tė zbulimit tė tė dhėnave K3 Digital Indicator, Sentran, South Jordan, UT, SHBA) (fig.7a, b) e pėrbėrė nga njė krah mekanik (fig. 8) dhe nga njė bazė mbi tė cilėn pozicionohet morsa metalike nė mėnyrė tė tillė qė duhet stabilizuar njė kontakt ndėrmjet cilindrit tė silantit dhe krahut mekanik.

Fig. 7a, b Makina universale pėr testin microshear

Fig. 8 Krahu metalik i makinės pėr testin microshear

Sapo tė vihet nė veprim makina, baza spostohet drejt krahut mekanik me njė shpejtėsi 1mm/min nė njė kohė maksimale prej 60 sekondash duke zbuluar njė vlerė shpjeguese tė pikut tė rezistencės ndaj forcave tė tensionit/prerjes sė atij materiali. Nė display shfaqet njė vlerė nė MPa qė pėrkthehet si forca e lidhjes sė njė materiali tė caktuar.

Rezultate
Nė Grupin 1 janė testuar 90 kampione mbi tė cilat ėshtė aplikuar silanti Concise, vetėm nė korrespondencė tė smaltit. Kėto 90 kampione ishin ndarė mė parė nė tre nėngrupe me nga 30 kampione secili (A1, B1, C1) mbi tė cilėt janė aplikuar tre teknika tė ndryshme tė gdhendjes tė marra nė ekzaminim.

Nė grupin 2 janė testuar 90 kampione mbi tė cilėt ėshtė aplikuar silanti Helioseal. Kėto kampione janė ndarė mė parė nė tre nėngrupe me nga 30 kampione secili (A2, B2, C2) te tė cilėt janė aplikuar tre teknika tė ndryshme tė gdhendjes. Rezultatet janė grumbulluar nė Tabelėn I pėr silantin Concise dhe nė Tabelėn II pėr silantin Helioseal.

Tabela I Vlerat mesatare tė adezionit dhe devijimi standard tė shprehur nė MPa e grupeve tė trajtuara me silantin Concise (3M ESPE)

Etching

Fortėsia e lidhjes (MPa)

Grupi A1

Ac. Ortofosforik 60 sek

20,0 ± 2,8

Grupi B1

Laseri Er:YAG 100 mJ-10 Hz + Ac. ortofosforik 30sek

9,7 ± 2,8

Grupi C1

PrepStar (OX Alumin 27 µm) + Ac. ortofosforik 30 sek

10,8 ± 3,0

Tabela II Vlerat mesatare tė adezionit dhe devijimit standard tė shprehura nė MPa e grupeve tė trajtuara me silantin Helioseal (Ivoclar-Vivadent)

Etching

Fortėsia e lidhjes (MPa)

Grupi A1

Ac. ortofosforik 60 sek

10,5 ± 3,0

Grupi B1

Laseri Er:YAG 100 mJ-10 Hz + Ac. ortofosforik 30sek

8,4 ± 3,3

Grupi C1

PrepStar (OX Alumin 27 µm) + Ac. ortofosforik 30 sek

9,0 ± 3,5

Pėr ēdo kampion, nėpėrmjet testit microshear, ėshtė zbuluar njė vlerė numerike (MPa) qė paraqet forcėn e lidhjes rezinė-smalt dhe pėr ēdo grup me 30 kampione ėshtė vlerėsuar mesatarja dhe devijimi standard.

Rezultatet e marra kanė demonstruar se teknika e gdhendjes me acid ortofosforik (Grupi A) rezulton mė e mirė nė krahasim me pėrdorimin e laserit (Grupi B) dhe me abrazionin me ajėr (Grupi C) tė kombinuar me acidin, pėr tė dy materialet e testuara tė silanteve.

Pėrsa i pėrket Concise, vlera mesatare e adezionit me teknikėn e gdhendjes acide (Grupi A) rezulton dyfish qoftė nė lidhje me teknikėn laser+acid (Grupi B) qoftė nė lidhje me micro-sandblasting+acid (Grupi C) dhe diferencat kanė rezultuar statistikisht tė konsiderueshme.

Ndėrsa pėr Helioseal teknika e gdhendjes ka rezultuar edhe njėherė mė e mirė nė krahasim me dy tė tjerat, por me vlera adezioni inferiore (rreth gjysma) nė krahasim me silantin tjetėr.

Nė fakt nuk ka diferenca statistikisht tė rėndėsishme ndėrmjet mesatareve tė teknikave laser+acid dhe micro-sandblasting+acid tek asnjėri nga silantėt.

Diskutime
Buonocore nė 1995 ishte i pari qė pėrshkroi teknikėn e gdhendjes acide me tė cilėn duhet tė trajtohet sipėrfaqja e smaltit tė dhėmbit me qėllim qė tė arrihet njė adezion optimal ndėrmjet smaltit dhe rezinės.

Mė shumė se 50 vjet pas zbulimit tė tij, gdhendja acide e smaltit paraqet njė nga fazat mė tė rėndėsishme me qėllim qė tė arrihet njė lidhje e saktė ndėrmjet rezinės dhe sipėrfaqes sė smaltit.

Nė fushėn e praktikės klinike qė drejtohet gjithnjė e mė shumė drejt kėrkimit tė teknologjive tė reja, nė vitet e fundit janė kryer shumė studime mbi pėrdorimin e laserit nė stomatologji dhe mbi pėrdorimin e micro-sandblasting intraoral, pėr tė vlerėsuar mundėsinė e zėvendėsimit tė disa procedurave tradicionale stomatologjike.

Qėllimi i kėtij studimi ka qenė ai i krahasimit tė teknikave tė gdhendjes sė smaltit me laserin Er:YAG dhe ajo e kryer me micro-sandblasting nė krahasim me gdhendjen tradicionale me acid ortofosforik 37%.

Diferenca ndėrmjet vlerės mesatare tė adezionit qė rezulton nė eksperimentimin e teknikės me acid ortofosforik pėr Concise dhe pėr Heliosteal mendohet se ėshtė pėr shkak tė njė diference tė viskozitetit dhe tė pasojės sė njė penetrimi tė ndryshėm tė materialit nė brendėsi tė mikroporozitetit tė krijuar nga acidi. Vlerat e marra me dy teknikat e tjera tė pretrajtimit, nė fakt rezultojnė tė ngjashme pėr tė dy silantėt.

Studimet e gjetura nė literaturė nuk tregojnė njė mendim unanim, por nė fakt mendime qė nuk pėrputhen nė lidhje me teknikėn qė rezulton mė e mirė. Nga njėra anė disa autorė thonė qė sipėrfaqja mikroritensive qė rezulton nga rrezatimi i laserit ėshtė i favorshėm pėr adezionin; ndėrsa nga disa studime tė fundit rezulton se vetėm aplikimi i laserit nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr gdhendje krahasuar me acidin ortofosforik ose me pėrdorimin e kombinuar me acidin dhe laserin.

Studimi i Sasaki et al. nė 2008 kishte si qėllim vlerėsimin in vitro tė tonsile bond strength (TBS) tė njė sistemi adeziv tė aplikuar nė smalt tė pretrajtuar me tre teknika tė ndryshme gdhendjeje: acidi ortofosforik me 37%, laseri Er:YAG (80 mJ-2Hz) dhe laseri Er:YAG i ndjekur nga gdhendja me acid ortofosforik. Rezultatet e kėtij studimi indikojnė se grupi i trajtuar me laserin Er:YAG i ndjekur nga acidi ortofosforik me 37% paraqet njė rritje statistikisht tė rėndėsishme nė forcėn e lidhjes sė matur me testin microtensile.

Analiza e SEM ka sugjeruar se diferencat e TBS ndėrmjet grupeve lidhen me modelet e gdhendjes sė produkteve tė ndryshme tė secilit tip tė trajtimit tė sipėrfaqes. Vlerat e ulėta tė TBS qė arrihen pėr kampionet e trajtuara vetėm me laserin Er:YAG mund t'i atribuohen njė kushtėzimi jo homogjen tė sipėrfaqes sė smaltit, sepse ka qenė e mundur qė tė observohen zona tė smaltit pa ablacion nė brendėsi tė zonėn qė ėshtė rrezatuar.

Rritja e TBS te kampionet e trajtuar me laser dhe acid duket se ėshtė pėr shkak tė faktit qė pėrftohet njė sipėrfaqe e trajtuar mė homogjene, sepse acidi ortofosforik trajton ato pjesė tė smaltit qė nuk janė goditur nga laseri nė brendėsi tė zonės qė ėshtė rrezatuar.

Ndryshe nga studimi ynė, Sasaki ka pėrdorur njė sistem adeziv tė aplikuar nė smalt qė mund tė shkaktojė diferenca thelbėsore nė rezultatet e vlerave tė adezionit tė pėrftuar.

Rezultate qė nuk pėrputhen gjenden edhe nė lidhje me gdhendjen me micro-sandblasting: Manhart dhe Roeder kanė pėrfunduar se vetėm micro-sandblasting nuk rezulton aq efikase sa pėrdorimi i acidit ortofosforik, ndėrsa nėse pėrdorimi i saj vjen pas gdhendjes acide rezultatet janė tė krahasueshme me teknikėn tradicionale ose mė saktėsisht me mikroinfiltrimin sipas asaj qė kanė thėnė Bevilacqua et al. dhe Hatibovic-Kofman dhe Koch.

Studime tė tjera tė fundit mbėshtesin sesi teknika mė e mirė e gdhendjes pėr aplikimin mė pas tė rezinave silant, pėrdorimi i microsandblasting sė bashku me acidin ortofosforik: Knobloch era l., Hatibovic-Kofman et al., Moslemi et al. dhe Yazici et al. kanė treguar se in vitro krahasimi i teknikave tė gdhendjes si pėrdorimi i micro-sandblasting i ndjekur nga gdhendja me acid ortofosforik rezulton mė i mirė nė adezion, edhe nė krahasim me pėrdorimin e acidit.

Yazici et al. kanė supozuar se micro-sandblasting mund tė induktojė njė tip gdhendjeje mė ritensiv dhe tė pėrmirėsojė penetrimin e silantit sepse kjo teknikė zgjeron dhe thellon sulkuset dhe fisurat.

Nė njė studim tjetėr tė Masaoumeh Moslemi nė 2010 ėshtė vlerėsuar forca e adezionit tė njė silanti nė smaltin e pretrajtuar me Er,Cr:YSGG ose me micro-sandblasting tė ndjekur nga gdhendja acide. Pasi ėshtė aplikuar njė sistem adeziv, janė krijuar, nėpėrmjet njė matrice, nė sipėrfaqen e smaltit tė trajtuar cilindra silanti (Concise Light Cure White Sealant, 3M ESPE) dhe tė polimerizuar.

Pra ėshtė testuar forca e adezionit dhe sipas analizės statistikore ka dalė qė Grupi B (micro-sandblasting+acid) ka treguar vlera mė tė larta tė adezionit, ndėrkohė qė nuk ėshtė observuar njė diferencė statistikisht e rėndėsishme ndėrmjet Grupit A (acidi) dhe Grupit C (laser+acid).

Sipas kėtij studimi pra pretrajtimi i sipėrfaqeve me micro-sandblasting dhe acid tregon vlera mė tė larta tė adezionit tė silantit me sipėrfaqen e smaltit, ndryshe nga trajtimi me Er, Cr:YSGG qė nė fakt nuk rrit efikasitetin nė krahasim me teknikėn tradicionale tė gdhendjes me acid ortofosforik.

Ky studim ėshtė qartėsisht nė kundėrshtim me tonin, por duhet theksuar se edhe nė kėtė punim ėshtė pėrdorur njė sistem adeziv pėrpara aplikimit tė silantit. Por kjo teknikė nuk ndjek procedurat e indikuara nga fabrika, tė cilat nuk parashikojnė njė kalim tė tillė.

Konkluzione
Kampionet e trajtuar me acid ortofosforik paraqisnin vlera adezioni mė tė larta nė krahasim me teknikat e tjera tė gdhendjes qė pėrdorin laserin dhe micro-sandblasting tė shoqėruar me acidin ortofosforik nuk rezultojnė statistikisht tė ndryshėm.

Rezultatet e arritura ndoshta nuk lidhen me diferencėn morfologjike ose me penetrimin e materialeve nė sipėrfaqet e krijuara nga tre procedurat e ndryshme; supozohet pra se acidi ortofosforik krijon njė sipėrfaqe mė ritensive pėr rezinėn silant nė krahasim me pre-trajtimet e tjera.

Megjithatė janė tė nevojshme studime tė tjera qė vlerėsojnė pėr shembull, praninė e mikro infiltrimeve me termociklikė ose qė pėrdorin teste tė ndryshme si microtensile, pėr tė zėvendėsuar gdhendjen me acid ortofosforik qė ėshtė nė mėnyrė efektive teknika mė e mirė pėr aplikimin pas rezinave silant, pėrveē realizimit tė studimeve in vivo me qėllim qė tė merren nė konsideratė faktorė tė tillė si pėr shembull ekspozimi nė mjedisin oral.

Autorė: D.ssa Francesca Gradara, Dr Bruno Davide Pugliese, Dr Lorenzo Breschi,Dr Giacomo Bruzzesi,Dr Paolo Calvani,Dr Cesare Nucci

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 41 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D