Endodonci apo implantologji? Pėrgjigjja nga kėrkimi shkencor

Endodonci | 25 Shtator 2019 |

Endodonci apo implantologji? Pėrgjigjja nga kėrkimi shkencor

Nga Simona Chirico


Kjo ėshtė njė ēėshtje qė mund tė diskutohet pėr disa muaj me radhė: ėshtė mė mirė tė ruhet njė element dentar me ēdo mėnyrė tė mundshme apo tė vendoset njė implant i osteointegruar? Ka njė ndryshueshmėri tė madhe nė pėrgjigje nga ana e stomatologėve pėr mėnyrėn sesi duhen trajtuar dhėmbėt vitalė me njė prognozė tė diskutueshme.

Nė ditėt e sotme, pozicionimi i implanteve dentare ėshtė njė opsion trajtimi i pranuar gjerėsisht dhe i mbėshtetur nga norma tė larta mbijetese. Megjithatė, ka shumė faktorė qė mund tė ndikojnė rezultatin e trajtimit implantar siē janė pozicionimi i implantit, lloji i restaurimit, cilėsia e kockės dhe zakoni i duhanpirjes.

Pra vendimi ynė duhet tė bazohet nė strukturėn dhe prognozėn e dhėmbit tė mbetur. Ėshtė e vėshtirė qė tė krahasohet endodoncia dhe implantologjia, sepse kanė rezultate tė ndrysmė.

Kur flasim pėr endodonci, merremi me "suksesin" e njė trajtimi/ritrajtimi/kirurgjie apikale tė kanalit radikolar dhe ėshtė pėrcaktuar nga shėrimi i plotė radiografik ose nga mungesa e shenjave dhe simptomave klinike. Ndėrsa, pjesa mė e madhe e studimeve mbi implantet dentare i referohet normave tė mbijetesės.

Pra cili ėshtė opsioni mė i mirė pėr trajtimin e njė dhėmbi me patologji pulpare?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Chércoles-Ruiz et al. kanė kėrkuar qė tė japin njė pėrgjigje nė studimin e publikuar nė Journal of Endodontics nė maj 2017. Kanė kryer njė kėrkim nė databazat Cochrane, PubMed (Medline) dhe ScienceDirect nga dhjetori 2015 deri nė shkurt 2016.

Kriteret e pėrfshirjes ishin studime klinike tė randomizuar, studime pėr tė ardhmen apo retrospektive tė kohorteve dhe studime transversale tė kryer te njerėzit me tė paktėn 1 vit follow-up dhe tė publikuar nė 10 vitet e fundit. Dy kėrkues kanė ekzaminuar nė mėnyrė tė pavarur titullin dhe pėrmbledhjen e ēdo artikulli tė identifikuar nga kėrkimi me qėllim qė tė vendosin pranueshmėrinė.

Artikujt e seleksionuar janė klasifikuar nė nivele tė ndryshme evidence nėpėrmjet kritereve tė taksonomisė sė rekomandimit.

Rezultate
Pėrqindja e suksesit tė trajtimit endodontik varionte nga 42,1% deri nė 86% pėr njė periudhė nga 2 deri nė 10 vjet dhe nga 84% deri nė 88,6% pėr njė periudhė nga 4 deri nė 10 vjet pėr ritrajtimin endodontik. Pjesa mė e madhe e studimeve nuk specifikon kriteret e vlerėsimit. Norma e suksesit tė kirurgjisė apikale varion nga 59,1% deri nė 93% nė njė periudhė nga 1 deri nė 10 vjet dhe kriteret e vlerėsimit qė janė pėrdorur mė shumė bazohen te kriteret radiologjike. Norma e mbijetesės sė implanteve dentare varion nga 91,8% deri nė 100% pėr njė periudhė nga 1 deri nė 10 vjet.

Asnjė nga artikujt e seleksionuar nuk ka vlerėsuar pėrqindjet e suksesit. Nuk janė observuar diferenca tė dukshme mbi normat e mbijetesės duke u nisur nga momenti i pozicionimit.

Nuk ėshtė observuar asnjė diferencė e rėndėsishme ndėrmjet dy trajtimeve deri pas 8 vitesh follow-up.

Konkluzione
Trajtimi endodontik dhe pozicionimi i implantit janė opsione tė vlefshme dhe komplementare pėr planifikimin e rehabilitimit oral. 

Edhe pse kėto rezultate vijnė nga studime krahasuese retrospektive sepse mungojnė studimet klinike tė randomizuar qė krahasojnė tė dy tipet e opsioneve terapeutike: studimet pėr implantet janė mė pak angazhues sesa ata pėr endodoncinė sepse pjesa mė e madhe e tyre ofron thjesht informacione mbi mbijetesėn dhe jo vetėm mbi suksesin.

Prandaj nėse realisht duam tė krahasojnė dy metodikat duhet tė prodhojmė studime nė tė cilat tė vendosen tė njėjtat rezultate tė vlerėsuara nė kohė.

Pėr mė tepėr:
Chércoles-Ruiz A, Sįnchez-Torres A, Gay-Escoda C. Endodontics, endodontic retreatment, and apical surgery versus tooth extraction and implant placement: a systematic review. JOE 2017;43(5):679-86.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 33 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D