Sistemi i navigimit dinamik pėr endodoncinė mikrokirurgjikale: njė raport rasti

Endodonci | 15 Janar 2020 |

Sistemi i navigimit dinamik pėr endodoncinė mikrokirurgjikale: njė raport rasti

Gianluca Gambarini, Massimo Galli, Luigi V. Stefanelli, Dario Di Nardo, Antonio Morese, Marco Seracchiani, Francesca De Angelis, Stefano Di Carlo, Luca Testarelli


Objektivat
Ilustrimi i kryerjes sė njė ndėrhyrjeje endodontike mikrokirurgjikale nėpėrmjet njė qasjeje tė llojit invaziv, tė kujdesshėm dhe nėn kontroll operativ nė kohė reale duke pėrdorur sistemin e navigimit dinamik Navident (Claronav, Toronto, Ontario).

Hyrje
Sė fundmi janė futur nė stomatologji sisteme tė navigimit dinamik qė lehtėsojnė dhe pėrmirėsojnė saktėsinė e vendosjes sė implantit.

Sistemi kirurgjikal nė navigimin dinamik integron instrumentet kirurgjikale qė pėrdoren dhe imazhet radiologjike qė janė marrė nėpėrmjet ekzaminimit CBCT, duke pėrdorur njė pajisje pozicionimi optik me dy kamera dhe njė ndėrfaqe tė kompjuterizuar tė dedikuar qė tregon pozicionin e frezės sė kalibruar dhe njė target qė udhėheq profesionistin.

Ndėrfaqja klinike tregon nė kohė reale pozicionimin tridimensional tė frezės nė tre plane tė hapėsirės dhe udhėheq pėrdoruesin nė perforim duke i lejuar qė tė mbajė aksin e frezimit tė programuar gjatė planifikimit tė pozicionit pėrfundimtar tė implantit.

Raporti i rastit
Pacienti mashkull me njė inciziv lateral superior, simptomatik nė perkusion vertikal pas 1 viti trajtimi endodontik konvencional. Ekzaminimi CBCT tregonte njė lezion periapikal qė lidhet me elementin dentar. Pacienti refuzonte njė ritrajtim tė llojit ortograd pėr tė shmangur dėmtimet ndaj restaurimit.

Sistemi i navigimit dinamik ėshtė pėrdorur pėr tė minimizuar zgjerimin e kavitetit tė aksesit kockor dhe pėr tė kryer njė rezeksion tė saktė tė apeksit radikolar; pjesa e mbetur e procedurės ėshtė kryer me teknika tė pėrbashkėta tė mikrokirurgjisė.

Nė kėtė mėnyrė arrihet njė shėrim i mirė pas 6 muajsh nga ndėrhyrja me shqetėsime tė papėrfillshme post-operative falė trajtimit minimalisht invaziv.

Metodologjia

Figura 1 A) 2D dhe B) pamja CBCT parasagitale e dhėmbit tė prekur; imazhi tregon lezionin nga pika tė ndryshme.

Figura 2 A) Programimi duke pėrdorur njė CBCT tė mbajtur nga pacienti; B) gjurmimi: sistemi i kalibrimit ėshtė kryer duke seleksionuar 6 pika mbi rikonstruksionet e software; C) njė mbėshtetje fiksohet nė harkadėn e pacientit, duke u njohur nga kamerat e Navident, qė mė pas gjurmohen me anė tė pikave tė shėnuara mė parė; D) faza e gjurmimit plotėsohet nga kontrolli i saktėsisė; E) kalibrimi i frezėmbajtėses dhe frezave; F) frezimi nėpėrmjet guidės dinamike: drejtimi dhe kėndi mund tė kontrollohen, gjatė procedurės kirurgjikale, nė tre seksione tė ndryshme tė CBCT.

Figura 3 A) Kaviteti i aksesit minimalisht invaziv, Ų w3 mm, falė sistemit tė navigimit dinamik, duke pėrdorur njė frezė me majė tė rrumbullakėt me shpejtėsi tė lartė, tė kontrolluar nė mėnyrė vizive nė ekranet Navident; B) heqja e lezionit; C) pėrgatitja retrograde ėshtė krijuar duke pėrdorur njė majė ultrasonike tė dedikuar pėr njė thellėsi prej 3 mm; mund tė observohet kaviteti i aksesit minimalisht invaziv dhe mbushja retrograde.

Figura 4 Radiografia post-operative: A) menjėherė post-operativ; B) kontrolli pas 6 muajsh, shėrimi i plotė radiologjik.

Diskutim
Sistemi i navigimit dinamik ka lejuar lokalizimin dhe rezeksionin me saktėsi tė apeksit radikolar nėpėrmjet njė kaviteti kockor minimalisht invaziv me objektivin qė tė arrihet trauma mė e vogėl kirurgjikale dhe shqetėsimi post-operativ i mundshėm.

Navident, pėr mė tepėr ka lejuar drejtimin e frezės nė 3 akse tė hapėsirės, duke u mundur tė kontrollojė nė seksione tė ndryshme tė CBCT-sė, duke reduktuar riskun e gabimeve jatrogjene, tė rėndėsishme nė situata tė afėrsisė sė strukturave tė dallueshme, duke kontrolluar nė kohė reale ēdo fazė kirurgjikale me mundėsinė pėr tė korrigjuar gabimet e mundshme.

Trajtimi ėshtė kryer nga njė student universitar nė rreth 30 minuta, falė sistemit inovativ tė navigimit dhe ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera siē tregohet nė radiografi. Simptomat post-operative kanė rezultuar tė papėrfillshme.

Konkluzione
Sistemet e navigimit dinamik lejojnė kryerjen nė mėnyrė tė saktė dhe tė kujdesshme tė njė kaviteti, aksesin kockor minimalisht invaziv dhe njė apicektomi nė njė ndėrhyrje tė endodoncisė mikrokirurgjikale. Kjo ofron shumė avantazhe nė krahasim me kirurgjinė tradicionale dhe kirurgjinė e drejtuar statike.

Rėndėsia klinike
Navigimi dinamik ėshtė njė teknologji premtuese qė mund tė ndihmojė nė fushėn endodontike.

Nga: Gianluca Gambarini, MD, DDS; Massimo Galli, MD; Luigi V. Stefanelli, DDS; Dario Di Nardo, DDS, PhD; Antonio Morese, DDS; Marco Seracchiani, DDS; Francesca De Angelis, DDS; Stefano Di Carlo, DDS; Luca Testarelli DDS, PhD.

Departamenti i shkencave odontostomatologjike dhe maksilo-faciale, Sapienza, Universiteti i Romės.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 37 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D