Ritrajtimi kanalar: cili irrigant pėrdoret pėr njė shėrim mė tė mirė?

Endodonci | 27 Janar 2020 |

Ritrajtimi kanalar: cili irrigant pėrdoret pėr njė shėrim mė tė mirė?

Nga Massimo Gagliani


Nė fushėn endodontike, ritrajtimet po shtohen gjithnjė e mė shumė. Pėrqindja mesatare e suksesit ėshtė pothuajse 80%, por impostimi i ndryshėm klinik, dimensionet e lezionit periapikal dhe instrumentimi i mėparshėm i kanalit radikolar mund tė ēojnė nė skenarė tė ndryshėm klinikė, duke pėrcaktuar njė variacion tė kėsaj pėrqindjeje.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Zandi et al. kanė paraqitur njė studim, tė publikuar nė Journal of Endodontics nė shtator 2019, qė ka krahasuar pėrgjigjen klinike dhe radiografike tė ritrajtimeve endodontike tė dhėmbėve me lezione periapikale te tė cilat janė pėrdorur si irrigantė hipokloruri i natriumit me 1% (NaOCl) ose diglukonat klorheksidinė 2% (CHX).

52 dhėmbė me periodontit apikal janė ndarė nė mėnyrė rastėsore nė 2 grupe nė bazė tė irrigantit tė pėrdorur gjatė ritrajtimit. Kampionet mikrobiologjike tė kanalit radikolar janė marrė pėrpara (S1) dhe pas pėrgatitjes (S2) duke pėrdorur irrigacionin NaOCl ose CHX dhe pas trajtimit me hidroksid kalciumi (S3) janė propozuar pėr reaksionin kuantitativ zinxhir tė polimerazės kuantitative nė kohė reale bazuar nė gjenin ribozomial 16S (qPCR) tė ARN-sė sė baktereve totale.

Gjendja periapikale ėshtė vlerėsuar duke pėrdorur treguesin periapikal dhe duke e deklaruar si tė shėruar (<3) ose tė pashėruar (≥3) nė follow-up pėr 1 apo 4 vite.

Rezultate
45 (NaOCl, n = 20; CHX, n = 25) dhe 33 dhėmbė (NaOCl, n = 16; CHX, n = 17) ishin tė disponueshėm ndaj follow-up - it nė 1 dhe 4 vjet, respektivisht. Pas 1 viti, 65% nė grupin NaOCl dhe 64% nė grupin CHX janė shėruar, pa diferenca ndėrmjet tyre (P>0,05).

Nė follow-up - in pasardhės, shifrat ishin respektivisht 81% dhe 82% (P>0,05). Kanalet qė kanė prodhuar rezultate negative te qPCR nė S3 kishin njė normė shėrimi mė tė lartė (79%) nė krahasim me kanalet pozitive qPCR (45%, P<.05). Ngarkesa bakteriale mesatare ėshtė shtuar nga S2 te S3 te gjysma e rasteve tė pashėruara (P>.05).

Tė gjithė kanalet pozitive pėr S3 qė pėrmbajnė numra tė mėdhenj tė qelizave bakteriale janė shėruar. Shtimi i nivelit apikal tė mbushjes sė kanalit radikolar ka influencuar rezultatin (P<.05).

Konkluzione
Nuk janė gjetur diferenca tė konsiderueshme nė rezultatin klinik ndėrmjet NaOCl 1% dhe CHX 2%. Persistenca bakteriale nė momentin e mbushjes, e zbuluar nga qPCR, ka influencuar nė mėnyrė tė konsiderueshme rezultatin.

I vetmi shqetėsim nė kėtė studim lidhet me pėrqendrimin e NaOCl, duke qenė se punime tė ndryshme kanė zbuluar njė diferencė efikase klinike tė pėrqendrimit tė ndryshėm tė kėtij solucioni si irrigant; prania e baktereve duhet tė zbulohet me procedura mė tė shpejta dhe tė sakta qė deri mė tani nuk janė tė disponueshme nė fushėn klinike.

Pėr mė tepėr:
Zandi H, Petronijevic N, Mdala I, Kristoffersen AK, Enersen M, Rōēas IN, Siqueira JF Jr., Ųrstavik D. Outcome of endodontic retreatment using 2 root canal irrigants and influence of infection on healing as determined by a molecular method: a randomized clinical trial. JOE 2019;45(9):1089-98.e5.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 43 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D