Pozicionimi i implanteve mund të limitohet nga kushtet anatomike që mund të kalohen me zgjidhje të ndryshme: implante me përmasa të reduktuara, procedura të rigjenerimit kockor ose design të ndryshëm protetikë. Një nga zgjidhjet protetike është cantilever implantar.
Ky është një opsion që zgjidhet për zonat me një anatomi të pafavorshme ose te pacientët që kanë mënyra financiare të limituara për të lejuar trajtimet komplekse. Risku më i madh në këtë lloj rehabilitimi është biomekanik; në fakt, mbingarkesa okluzale mund të çojë në dështim të implantit dhe/ose protezës.
Por sa të suksesshëm janë këto lloje rehabilitimi?
Tipologjia e kërkimit dhe modaliteti i analizës
Studimi, i publikuar në Clinical Oral Implants Research në tetor 2018, ka pasur si objektiv atë të një rishikimi sistematik, ku nëpërmjet një kërkimi elektronik janë seleksionuar një total prej nëntë artikujsh për pacientët pjesërisht edentul.
Norma e mbijetesës që është vlerësuar për 5-10 vite është llogaritur në 98,4% për implantet dhe 99,2% për rehabilitimet. Janë vlerësuar komplikacionet mekanike, teknike dhe biologjike me një normë kumulative të komplikacioneve për 5-10 vite me 28,66% dhe 26,57%, respektivisht, për pacientët dhe për protezat.
Për një implant të vetëm që mbështet një cantilever me 2 njësi janë përfshirë dy artikuj, pra nuk ka qenë e mundur që të nxirren konkluzione.
Konkluzione
Protezat dentare me cantilever implantar duket se kanë një normë të lartë mbijetese te pacientët pjesërisht edentulë. Ndërsa një implant i vetëm që mbështet cantilever me 2 njësi duket se ka prova të pakta që lidhen me mbijetesën dhe normën e komplikacioneve.
Për më tepër: Storelli S, Del Fabbro M, Scanferla M, Palandrani G, Romeo E. Implant-supported cantilevered fixed dental rehabilitations in fully edentulous patients: systematic review of the literature. Part II. Clin Oral Implants Res 2018 Oct;29(18):275-94.
Përktheu: Valbona Spahia