A paraqesin trajtimet dentare njė faktor risku pėr transmetimin e hepatitit C?

Kirurgji orale | 24 Shkurt 2020 |

A paraqesin trajtimet dentare njė faktor risku pėr transmetimin e hepatitit C?

Nga Lara Figini


Hepatiti C (HCV) ėshtė njė infeksion viral qė godet pėrafėrsisht 71 milionė persona nė tė gjithė botėn, me mė shumė se 1 milion infeksione tė reja ēdo vit. Parandalimi primar dhe identifikimi i faktorėve tė riskut pėr transmetimin mbeten mėnyrat thelbėsore pėr tė reduktuar prevalencėn e sėmundjes.

Nėse nga njėra anė administrimi i barnave nė rrugė intravenoze, ekspozimi shėndetėsor (pėr shembull, pėr transfuzionet e gjakut dhe trajtimet kirurgjikale) dhe kryerja e tatuazheve apo piercing janė konsideruar faktorė risku pėr transmetimin e HCV, nga ana tjetėr ka procedura transmetimi qė mbeten tė diskutueshme.

Duke qenė se manovrat stomatologjike shpesh lidhen me procedurat kirurgjikale dhe ato tė gjakrrjedhjes, ėshtė e arsyeshme qė tė hetohet mundėsia e transmetimit tė HCV gjatė kėtyre procedurave.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim, tė publikuar nė Journal of Clinical and Translational Hepatology nė dhjetor 2019, autorėt kanė kryer njė kėrkim bibliografik, sipas njė strategjie kėrkimi tė vendosur mė parė, nėpėrmjet Medline/PubMed, Scopus dhe Google Scholar pėr tė gjitha studimet rast-kontroll, studimet hetuese, sondazhet dhe studimet observuese (tė publikuara nga viti 2000) qė do tė ekzaminonin kurat stomatologjike si faktor risku pėr transmetimin e HCV.

Studimet qė analizonin bashkė-infektivitetin me viruse tė tjera, si ai i imunodeficiencės humane, janė pėrjashtuar nga analiza pėrfundimtare. Nga njė kėrkim fillestar bibliografik janė identifikuar 1180 dorėshkrime, tė cilėt janė reduktuar nė 34 studime pas aplikimit tė kritereve tė pėrfshirjes. Tetė dorėshkrime tė tjera janė hequr pas aplikimit tė kritereve tė pėrjashtimit.

Tė gjitha punimet janė ndarė mė pas nė bazė tė rajoneve gjeografike tė origjinės dhe janė analizuar.

Rezultate
12 nga 26 studime qė kanė pėrmbushur kriteret e pėrfshirjes kanė pasur njė lidhje ndėrmjet kurave stomatologjike dhe infeksionit nga HCV. Pesė nga studimet kanė treguar tė dhėna nė nivel kombėtar, dymbėdhjetė kanė ekzaminuar popullsitė urbane, shtatė studime tė popullsive rurale dhe dy kanė analizuar njė popullsi tė pėrzier urbano-rurale.

Gjashtėmbėdhjetė studime kanė pėrdorur popullsitė adulte nė sondazhin e kampioneve (dy nga kėto kanė ekzaminuar gratė nė shtatzėni me kujdes, njė studim ka marrė nė pyetje vetėm adultė me moshė mė tė madhe se 60 vjeē dhe njė studim tjetėr ka ekzaminuar ekskluzivisht profesionistėt shėndetėsorė adultė), gjashtė studime kanė pėrdorur njė sondazh tė pėrzier me adultė dhe fėmijė dhe katėr kanė hetuar fėmijėt.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky rishikim, qė duhet tė konfirmohen me punime dhe studime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se te vendet nė zhvillim mungesa ose pėrdorimi i papėrshtatshėm i protokolleve tė pėrshtatshme tė higjienės, dezinfektimi ose steriliteti dhe formimi i dobėt i profesionistėve shton riskun e transmetimit tė HCV gjatė kurave stomatologjike.

Ndėrsa nė shtetet e zhvilluara, trajtimet stomatologjike nuk duket se paraqesin njė faktor risku tė rėndėsishėm pėr transmetimin e HCV (me pėrjashtim pėr pacientėt qė pėrdorin drogė nė rrugė intravenoze) edhe pse pėrdorimi i papėrshtatshėm dhe ripėrdorimi i anestetikėve gjatė procedurave paraqesin njė risk tė rrallė tė mundshėm pėr transmetimin viral.

Implikime klinike
Ndėrkohė qė opsionet terapeutike pėr HCV vazhdojnė tė evoluojnė dhe tė pėrmirėsohen, parandalimi primar mbetet thelbėsor pėr kalimin e sėmundjes.

Masat paraprake standarde gjatė kurave stomatologjike mbeten thelbėsore pėr reduktimin e riskut tė transmetimit tė HCV qoftė pėr pacientėt qoftė pėr profesionistėt.

Kėto masa paraprake pėrfshijnė pėrdorimin e saktė tė pajisjeve mbrojtėse, si maskat dhe dorezat, pastrimin e ambientit, pėrdorimin dhe sterilizimin nė mėnyrėn e duhur tė pajisjeve mjekėsore qė ripėrdoren dhe pėrdorimin e ageve njėpėrdorimshe.

Vėmendje tė veēantė duhet t'i kushtohet trajtimeve dentare nė popullsitė me risk tė lartė, si tė burgosurit dhe pacientėt e prekur nga virusi i imunodeficiencės humane, apo tek ata qė paraqesin norma mė tė larta tė infeksionit nga HCV.

Pėr mė tepėr: Averbukh LD, Wu GY. Highlights for dental care as a hepatitis C risk factor: a review of literature. J Clin Transl Hepatol 2019 Dec 28;7(4):346-51.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 33 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D