Kur diskutohet për restorativë dhe proteza, rehabilitimet me materialet me performancë të lartë CAD/CAM janë një alternativë e teknikave tradicionale falë aksesimit të prodhimit të rezultatit përfundimtar në poltron.
Përdorimi i teknologjisë CAD/CAM po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm duke qenë se po shtohen kërkesat për ura, kurora dhe inlays apo onlays çdo vit. Për më tepër ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të sistemeve të disponueshme në poltron dhe një nga arsyet kryesore është se skanerët intraoralë po përdoren gjithmonë e më shumë, janë më të vegjël dhe më të shpejtë, ndërsa software i projektimit është bërë i lehtë në përdorim.
Megjithatë edhe pse teknologjia CAD/CAM është përmirësuar mjaftueshëm me kalimin e kohës dhe ka treguar se është më eficiente në kohën e prodhimit të protezave në qeramikë krahasuar me metodën konvencionale, duhet të merren në konsideratë faktorë të tjerë si vijueshmëria e produktit dhe cilësia e tij.
Tipologjia e kërkimit dhe modaliteti i analizës
Një rishikim i fundit i Becker Rodrigues et al., i publikuar në Journal of Prosthodontic Research në tetor 2019, ka referuar se mbijetesa e vlerësuar për pesë vite e kurorave në qeramikë integrale luhatet nga 90,7% deri në 96,6% (qeramikë feldspathic, leucite, disilikat litiumi) ndërsa shërbimet klinike të restaurimeve CAD/CAM për një dhëmb të vetëm janë rreth 91,6% pas 5 vitesh.
Në këtë kontekst, qëllimi i kërkimit ishte që të vlerësonte jetëgjatësinë e teknikave konvencionale dhe atyre CAD/CAM për protezat mbi dhëmbët natyralë (kurora teke, ura ose overlay) dhe të identifikonte llojet e komplikacioneve që lidhen me rezultatet kryesore klinike. Autorët kanë përfshirë vetëm rishikimet dhe meta-analizat, duke studiuar mbijetesën për të paktën 2 vite follow up.
Kërkimi është kryer në motorët e kërkimit të: PubMed, Scopus, Lilacs dhe Web of Science, duke identifikuar 1897 publikime. Pasi janë vlerësuar titujt dhe abstrakti janë zgjedhur 159 publikime. Në fund, vetëm 14 studime (të publikuar nga viti 1966 deri në 10 tetor 2017) janë përfshirë.
Rezultate
Sistemi CAD/CAM ka regjistruar mundësi më të mëdha dështimi në krahasim me prodhimin konvencional të një restaurimi në qeramikë.
Për më tepër, rezultatet e meta-analizës kanë sugjerar se jetëgjatësia e kurorave teke që mbështeten te dhëmbët, urat ose inlays të realizuara në CAD/CAM është më e shkurtër sesa ajo e kurorave të realizuara me teknikat konvencionale.
Autorët e kanë përmbyllur duke thënë se lloji i materialit dhe procesi janë motivet më të shpeshta për dështimin me sistemin CAD/CAM dhe sugjerojnë një analizë më të thelluar për të vlerësuar diferencën ndërmjet gjeneratave të CAD/CAM dhe limitimet e software si arsye për riskun më të madh të dështimit.
Për më tepër:
Rodrigues SB, Franken P, Celeste RK, Leitune VCB, Collares FM. CAD/CAM or conventional ceramic materials restorations longevity: a systematic review and meta-analysis. J Prosthodont Res 2019 Oct;63(4):389-95.
Përktheu: Valbona Spahia