Ruajtja e kreshtės alveolare pas njė ekstraksioni dentar

Kirurgji orale | 23 Korrik 2020 |

Ruajtja e kreshtės alveolare pas njė ekstraksioni dentar

Nga Lara Figini


Ekstraksioni i njė elementi dentar, pėrveēse ka njė impakt direkt nė cilėsinė e jetės, fillon edhe njė kaskadė eventesh biologjike qė rezultojnė si ndryshime tė homeostazės dhe tė konfigurimit strukturor tė indeve periodontale ekzistuese, duke ēuar nė njė atrofi progresive tė kreshtės alveolare, siē tregojnė studimet klinike tė Chappuis et al. (2015) dhe Discepoli et al. (2013).
Ky fenomen fiziologjik i ėshtė atribuar kryesisht pėrgjigjes inflamatore lokale pas njė traume kirurgjikale, qė sjell njė mbi-rregullim kalimtar tė osteoklastogjenezės, tė kombinuar me njė privim tė plotė ndaj stimulimit biomekanik tė kockės alveolare.
Mungesat e vėllimit tė kreshtės alveolare mund tė interferojnė nė terapinė pasuese tė zėvendėsimit tė dhėmbėve nėpėrmjet protezės dentare fikse ose me rehabilitimet e mbėshtetura nga implantet.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė fundit tė randomizuar tė kontrolluar, tė publikuar nė Journal of Dental Research nė prill 2020, autorėt kanė vlerėsuar efikasitetin e terapisė konservative tė kreshtės alveolare ARP nė krahasim me shėrimin e alveolės post-ekstraktive. Njė objektiv sekondar ka qenė ai i vlerėsimit tė efektit tė fenotipit lokal dhe i faktorėve qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė reduktimin volumetrik tė kockės alveolare.
Njė total prej 53 individėsh ka plotėsuar studimin. Individėt janė ndarė rastėsisht nė grupin e kontrollit, qė parashikonte ekstraksionin e dhėmbit (EXT n = 27), ose nė grupin eksperimental, nė tė cilin ėshtė kryer ekstraksioni i menjėhershėm i dhėmbit nėpėrmjet terapisė sė ruajtjes sė kreshtės alveolare ARP, me njė teknikė qė parashikonte kombinimin e njė grafti me njė mbushės tė veēantė kockor me pjesėza dhe ngjitjen me njė membranė tė paabsorbueshme (dPTFE) (ARP n = 26) nė alveolėn post-ekstraktive.
Janė vlerėsuar njė seri rezultatesh klinike, lineare, volumetrike dhe janė sjellė nga pacienti nė periudhėn 14 javore pas shėrimit.

Rezultate
Tė gjitha vlerėsimet lineare tė kockės (reduktimi horizontal, mezio-bukal dhe mezio-lingual) janė zbuluar se janė mė tė mira nė grupin ARP nė krahasim me grupin EXT. Edhe rezorbimi i kockės volumetrike ka rezultuar shumė mė i lartė nė grupin e kontrollit (mesatarja ± DS: EXT = −8,83% ± 4,48%; ARP = -8,36% ± 3,81%, P <0,0001).
Analizat e regresionit linear kanė zbuluar se trashėsia e kockės vestibulare nė kohėn bazė ėshtė njė parashikues i fortė i rezorbimit kockor alveolar te tė dy grupet. Nuk janė observuar diferenca tė konsiderueshme nė termat e ndryshimit tė konturit tė indeve tė buta nė tė dyja grupet. Ka qenė e nevojshme njė rritje kockore pėr tė lehtėsuar pozicionimin e implantit nė njė pozicion tė pranueshėm nga ana protetike nė 48,1% tė pjesėve post-ekstraktive nė grupin EXT dhe vetėm nė 11,5% tė pjesėve post-ekstraktive nė grupin ARP.
Vlerėsimi i shqetėsimeve post-ekstraktive qė perceptohen nga pacientėt pas ēdo vizite follow up-i ka zbuluar njė zvogėlim progresiv nė kohė, qė mund tė krahasohet ndėrmjet grupeve.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim i randomizuar, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se terapia me ARP garanton njė ruajtje mė efikase tė kockės alveolare pas njė ekstraksioni dentar, duke reduktuar nevojėn pėr njė shtim tė kockės nė momentin e pozicionimit tė implantit.

Implikime klinike
Ky studim ofron informacione shumė tė rėndėsishme pėr shėrimin dhe rezorbimin e kreshtės alveolare pas ekstraksioneve tė dhėmbėve me njė rrėnjė, informacione qė mund tė pėrdoren pėr tė marrė vendime tė bazuara nė evidencėn e praktikės klinike tė pėrditshme pėr njė menaxhim efikas tė pjesės sė ekstraksionit dhe optimizimin e terapisė zėvendėsuese tė dhėmbėve.

Pėr mė tepėr:
Chappuis V, Engel O, Shahim K, Reyes M, Katsaros C, Buser D. Soft tissue alterations in esthetic postextraction sites: a 3-dimensional analysis. J Dent Res 2015;94(9):187S-93S.
Discepoli N, Vignoletti F, Laino L, de Sanctis M, Munoz F, Sanz M. Early healing of the alveolar process after tooth extraction: an experimental study in the beagle dog. J Clin Periodontol 2013:40(6):638-44.
Avila-Ortiz G, Gubler M, Romero-Bustillos M, Nicholas CL, Zimmerman MB, Barwacz CA. Efficacy of alveolar ridge preservation: a randomized controlled trial. J Dental Research 2020 Apr;99(4):402-9.

Pėktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 49 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D