Kontaminimi në kirurgjinë orale: prevalenca dhe faktorët e riskut

Kirurgji orale | 29 Shtator 2020 |

Kontaminimi në kirurgjinë orale: prevalenca dhe faktorët e riskut


Dentistët ashtu si kirurgët oralë, përfaqësojnë pa diskutim një kategori shumë të ekspozuar ndaj sëmundjeve infektive profesionale për shkak të procedurave dentare që prodhojnë aerosol dhe nebulizime që përmbajnë gjak dhe/ose pështymë.
Virusi i hepatitit B (HBV), virusi i hepatitit C (HCV) dhe HIV janë disa nga shqetësimet më të zakonshme, edhe pse transmetimi i agjentëve patogjenë nëpërmjet gjakut nuk është i shpeshtë në fushën dentare.
Për të shmangur çdo lloj transmetimi dhe infektimi, dentistët dhe asistentët duhet të përdorin pajisje mbrojtëse si dorezat, maskat, syzet mbrojtëse dhe mbrojtëset e fytyrës, përveç vaksinimit kundër HBV, të lajnë duart në mënyrën e duhur dhe të dezinfektojnë apo sterilizojnë aparaturat e instrumentet dentare.
Përdorimi i mbrojtëseve të fytyrës dhe pajisjeve mbrojtëse për sytë në kirurgjinë orale është konsideruar i domosdoshëm për dentistët dhe asistentët, e kjo tregohet nga prania e gjurmëve të gjakut në pajisjet e sigurisë, veçanërisht ato që mbrojnë sytë pas ndërhyrjeve kirurgjikale. 
 
Tipologjia e kërkimit dhe modaliteti i analizës
Në një studim klinik, të publikuar te JADA në qershor 2020, autorët kanë vlerësuar prevalencën dhe faktorët e riskut të infektimeve me anë të sprucimeve të gjakut në maskat mbrojtëse gjatë dhe pas procedurave të kirurgjisë orale.
Janë analizuar maskat kirurgjikale dhe kapuçët e kirurgëve oralë dhe asistentëve të tyre për të vlerësuar kontaminimin me sprucimet e gjakut duke përdorur testin e Kastle-Meyer pas procedurave të ndryshme të kirurgjisë orale.
Autorët kanë lidhur praninë e sprucimeve të gjakut mbi pajisjet për mbrojtjen personale të stomatologëve në raport me llojin e ndërhyrjeve kirurgjikale me kohëzgjatjen e procedurës kirurgjikale duke përdorur ᵪ2 dhe testin t.  
 
Rezultate
Në 202 kampione është zbuluar prania e pjesëzave të gjakut në 46% të rasteve mbi pajisjet e mbrojtjes personale qoftë të mjekëve qoftë të asistentëve të tyre.
Autorët kanë zbuluar kontaminimin me sprucimet e gjakut në të gjitha llojet e procedurave dhe në 4% të rasteve, edhe pjesa e brendshme e mbrojtëses së fytyrës ka rezultuar e prekur. Mjekët në 40% të rasteve nuk kanë qenë të vetëdijshëm për praninë e sprucimeve të gjakut.
 
Konkluzione
Nga të dhënat e nxjerra nga ky studim, që duhet të konfirmohen me punime të tjera analoge, mund të dalim në përfundimin se risku i kontaminimit të kirurgut oral me gjakun e pacientit gjatë një ekstraksioni dentar dhe pozicionimit të një implanti është 46%. Risku shtohet nëse përdoren instrumente me shpejtësi të lartë dhe kurdo që zgjaten kohët e ndërhyrjes kirurgjikale.
 
Implikime klinike
Përdorimi i pajisjeve për mbrojtjen e fytyrës duhet të jetë i detyrueshëm gjatë procedurave kirurgjikale orale për të shmangur kontaminimin me gjak, veçanërisht kur përdoren pajisje rrotulluese. Në shumë raste, sprucimet e gjakutqë nuk mund të shihen rezultojnë të pranishme te mbrojtëset e fytyrës dhe kapuçët e dentistëve dhe asistentëve të tyre.
 
Për më shumë informacione:
Aguilar-Duran L, Bara-Casaus J-J, Aguilar-Duran S, Valmaseda-Castellón E, Figueiredo R. Blood spatter in oral surgery: prevalence and risk factors. J Am Dent Assoc 2020 Jun;151(6):438-43.
 
Përktheu: Valbona Spahia



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 36 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D