Shpesh dentisti duhet të merret me rindërtimin e dhëmbëve ose rrënjëve të trajtuara në mënyrë endodontike aq të kompromentuara sa lind nevoja e një kunji në rrënjë që kërkon rindërtim mbivendosës.
Duke lënë mënjanë vidat e vjetëruara brenda kanaleve, tregu ofron së pari dy lloje kunjash të kanaleve të rrënjës:
- Metalike (të parafabrikuara dhe të jo parafabrikuara në ar)
- Të parafabrikuara në fibër ( karbon, silikon, xham etj.)
Prej gati njëzet vjetësh që nga prezantimi i kunjave prej fibre, diskutohet se cili është kunjiendo-kanalor më i mirë, që të garantojë prognozën më të mirë dhe që të jetë më pak traumatik për strukturën dentinale në të cilën vendoset, duke ofruar numrin më të vogël të frakturave dhe të çarave, e megjithatë ende vazhdojnë diskutimet mbi këtë temë.
Një revizionim i fundit i publikuar në "Journal of Endodontic" në mars të 2015-ës (Do Metal Post-retained Restorations Result in More Root Fractures than Fiber Post-retained Restorations? A Systematic Revieë and Meta-analysis. Figueiredo FE, Martins-Filho PR, Faria-E-Silva AL J Endod. 2015 Mar;413:309-316) kërkon ti përgjigjet kësaj pyetjeje: kunjat kanalore metalike a zhvillojnë vërtet fraktura më të mëdha në rrënjë në krahasim me kunjat prej fibre?
Studimet e përfshira nga autorët ishin studime të kontrolluara të cilët krahasonin incidencën e frakturave të rrënjëve të dhëmbëve të rehabilituar me kunja metalike me ata të përbërë me fibër, me një follow-up prej të paktën 5 vjetësh.
Nga studimi doli se mbijetesa e kunjave metalike ishte 90%, ndërsa për kunjat e përforcuara nga fibrat ishte 83.9%.
"Shkalla e incidencës e frakturave të rrënjës (dëmtime katastrofike) - shpjegojnë autorët - rezultoi e ngjashme mes kunjave të metalit dhe të fibrës. Kunjat e parafabrikuara në metal dhe kunjat e parafabrikuara në fibër karboni kanë manifestuar një rritje prej 2 herësh me të lartë në nivelin e incidencës së frakturave të rrënjës në krahasim me kunjat në ar dhe kunjat prej fibre në xham. Kunjat në fibwr kishin një incidencë më të madhe të thyerjeve dentare apo mikro-fraktura (dëmtime jo-katastrofike) në krahasim me kunjat metalike edhe pse, më pas shkalla e mbijetesës për të dyja llojet e kunjave nuk rezultoi e ngjashme".
Nga ky rishikim kuptohet që nuk është edhe aq e vërtetë se kunjat metalike janë më traumatike për rrënjën se kunjat prej fibre. Për vite me radhë studimet in vitro kanë treguar se për shkak të modulimit të tyre elastik, kunjat metalike e përqendrojnë presionin në rrënjë duke shkaktuar një incidencë më të lartë të frakturave të rrënjëve në krahasim me kunjat prej fibre (si në Zhou L, Wang Q. Comparison of fracture resistance between cast posts and fiber posts: a meta-analysis of literature. J Endod 2013;39:11-5.).Ndoshta në një distancë më të madhe kjo doli se nuk ishte dhe aq e vërtetë?
Edhe një studim i fundit ka treguar se futja e kunjave në fibër shoqërohet me një presion më të madh në strukturat e thella në krahasim me kunjat metalike, mbi të gjitha kur lidhja ngjitëse mes kunjës me fibrën dhe sipërfaqja kanalore rezulton e dëmtuar (për shembull delaminimi) (Santos AF, Meira JB, Tanaka CB, et al. Can fiber posts increase root stresses and reduce fracture? J Dent Res 2010;89:587-91.)
Ekziston mundësia që problematika të mos lidhet me kunjën në fibër, por janë sistemet ngjitëse me të cilat çimentohet në rrënjë që për së gjati i nënshtrohen dis-takimit me pasoja negative për rrënjën. Duhet nënvizuar gjithashtu se ky revizionim ka rezultuar nga një nivel i lartë heterogjeniteti.
Gjithashtu në studime janë përfshirë të gjykuarit me risk të lartë animi, për të cilat janë të nevojshme studime të drejtuara me metodika rigoroze dhe të planifikuara mirë.