Teknologjitë CAD/CAM në shërbim të sektorit dentar

Protezim | 23 Qershor 2015 |

Teknologjitë CAD/CAM në shërbim të sektorit dentar

Sektori i stomatologjisë është karakterizuar gjithmonë nga një nivel i lartë i punimeve me dorë. Vitet e fundit evolucioni i teknologjive po avancon gjithnjë e më shumë tek studimet dhe tek laboratorët me një seri teknikash të punimeve pjesërisht automatike që në kuptimin e gjerë quhen “CAD/CAM”.

Giovanni Giogetti, ing. Angelo Salamini


Sektori i stomatologjisë është karakterizuar gjithmonë nga një nivel i lartë i punimeve me dorë. Vitet e fundit evolucioni i teknologjive po avancon gjithnjë e më shumë tek studimet dhe tek laboratorët me një seri teknikash të punimeve pjesërisht automatike që në kuptimin e gjerë quhen "CAD/CAM".
Me CAD/CAM (shkurtimi i Computer-Aided Design dhe Computer-Aided Manufacturing) nënkuptohet përdorimi i sistemeve të integruara që lejojnë një kalim më efikas dhe të kontrolluar mes projektimit dhe prodhimit të një objekti të caktuar.
Shpejtësia me të cilën CAD/CAM është zhvilluar në stomatologji, tek teknikët e dhëmbëve dhe në kirurgjinë maksilofaciale dhe shumëfishimi i sistemeve dhe ofertave në treg ka krijuar një farë vëshirësie në orientim për një blerje të mundshme ose thjesht në vlerësimin e efektivitetit të tyre. Për të ndihmuar në qartësimin e argumentit fillojmë duke përcaktuar se cili është workflow i parashikuar nga ky revolucion teknologjik (fig. 1).
Fillohet nga përpunimi dixhital 3D i një goje/modeluesi/modeli në shkumës, hapi i dytë është përfaqësuar nga projektimi i objektit që do realizohet dhe hapi i tretë dhe i fundit është prodhimi fizik i objektit.


Përpunimi dixhital 3D për një klinikë është ajo e realizuar nëpërmjet një skaneri intraoral që "dixhitalizon" direkt gojën e pacientit duke zëvendësuar marrjen klasike të masës për protezën. Skanerat në fjalë mund të përdorin ose jo pluhur, të zbulojnë ose jo ngjyrën natyrale të dhëmbëve dhe mund të jenë pak a shumë portativë ose fiksë.

Laboratori ka mundësi të marrë në 3D një model për marrjen e masave ose një model në shkumës me një skaner "over-the-counter".

Kjo tipologji produktesh ndahet në dy kategori: skanerat me kontakt dhe skanerat optikë. Saktësia më e madhe e një skaneri me kontakt (në të cilin një tregues fizik prek një objekt dhe në kthen pozitën e saj hapsinore në dixhitale) është në dëm të përvetësimit, karakteristikë në fakt themelore e skanerave optikë (në të cilët një burim drite ndriçon një objekt dhe një seri telekamerash zbulojnë dhe përvetësojnë deformimin).
Në këtë pikë jemi gati për projektimin. Ekzistojnë një numër i mirë software të aftë për të kënaqur sektorë të ndryshëm të stomatologjisë: nga protezat me prodhimin e kurorave, tek ortodoncia me përgatitje të verifikimit të radhitjes, tek kirurgjia e drejtuar për implantet, tek krijimi i referimeve mbi TC-në për "cutting guide" në kirurgjinë maksilofaciale, që projektimi parashikonte një element provizor, një element gjysmë të punuar për t'u "porcelanizuar", një vijëzues dentar, një model kirurgjikal apo të tjera prodhimi i automatizuar bëhet kryesisht në dy mënyra: duke hequr ose duke shtuar material.
Heqja e materialit parashikon fillimin nga një bllok materiali në të cilin përfshihet forma përfundimtare që duhet të arrihet dhe një krah robotik i aftë për të larguar, me mjete të përshtatshme, materialin e tepërt. Makineritë që janë bazuar në këtë parim janë quajtura freza CNC (Computer Numeric Control) dhe ndryshojnë në bazë të shkallëve të lirisë me të cilën është pajisur krahu robotik dhe shumëllojshmërisë së materialeve që janë në gjendje për të punuar.
Shtimi i materialit është tipik tek printerat 3D domethënë të makinerive të afta për të konsoliduar shtresa të njëpasnjëshme të materialit deri në realizimin e objektit përfundimtar. Pavarësisht saktësisë që është në lojë janë përmirësuar në masë të madhe vitet e fundit, bluarja mbetet ende një proçes prodhues më i saktë. Nga ana tjetër printerat 3D arrijnë t'i përgjigjen gjeometrive shumë komplekse dhe në disa raste prodhohen vetëm me makineri të tilla.

Është e nevojshme të specifikohet që një zgjidhje e plotë CAD/CAM është sot e disponueshme në treg si sistem i mbyllur ose i hapur. Disa fabrika furnizojnë një seri pajisjesh duke lidhur të njëjtat pajisje ose me vetë materialet ose duke i kaluar një pjesë të prodhimit qendrave të tyre të shërbimit. Në këtë rast flitet për sistemin e mbyllur.
Sistemi i hapur përbëhet nga hardware dhe software të aftë për të ndërvepruar lirisht me sistemet dhe materialet e fabrikave të ndryshme.
Avantazhet e një sistemi CAD/CAM janë: në vend të parë kontrolli dhe analiza e produktit përfundimtar. Siguria e projektimit dhe mbajtja e trashësisë konstante ose spostimet e kontrolluara ose vlerësimi i pranisë ose jo të dhëmbëzimeve paraqet një nga pikat e forta të një sistemi të tillë.
Jo më pak i rëndësishëm është komunikimi dhe shkëmbimi i të dhënave ndërmjet klinikës-laboratorit-pacientit që mund të jetë përmes e-mailit duke minimizuar rreziqet e humbjes së informacionit, keqkuptimet dhe duke paraqitur gjithashtu edhe një mjet të ri marketing-u. Automatizmi i proceseve të caktuara gjithashtu ofron prodhimin edhe jashtë orarit dhe të ditëve të punës.
Tek avantazhet e një sistemi CAD/CAM nuk është përmendur koha e prodhimit. Pavarësisht se është e diskutueshme që një sistem gjysmë automatik të kalojë tek makinat ose tek software një pjesë të punës, qoftë në sektori stomatologjik qoftë në sektori i teknikëve të dhëmbëve, dhe shumë do të thonë për "fat të mirë" , operatorë të varur. Koha merr një vlerë të ndryshme për shkak të specializimit të lartë që risia teknologjike fut: është si të themi koha është reduktuar por cilësia e kohës është më e mirë.

Një temë më vete është ajo për materialet që teknologjia CAD/CAM fut. Në fakt sektori industrial njeh avantazhet e projektimit dhe prodhimit që ka ndihmuar llogaritarin për shumë vite. Sektori dentar ka përfituar nga një zvogëlimin e makinerive dhe një qasje ndaj kostove. Por revolucioni i vërtetë qëndron në zhvillimin e materialeve për kompozitë dhe teknopolimereve gjithnjë e më të lehta për t'u punuar por në gjendje për të furnizuar direkt produkte të përfunduara ose gjysmë të punuara nga karakteristikat biomekanike të avancuara.

Përfundime:
Shumë rrugë "teknologjike" është bërë për të paraqitur një revolucion të vërtetë. Gjithnjë e më në rritje është interesi i sektorit mjekësor për CAD/CAM që po shtyn ndërmarrjet e mëdha për të investuar burime të konsiderueshme për kërkimin e zgjidhjeve gjithnjë e më efikase, duke hapur zona të reja zhvillimi dhe duke ofruar zgjidhje të reja klinike, jo vetëm në fazën e stimulimit por praktikisht edhe me prodhimin e pajisjeve që nuk ishin të realizueshme disa vite më parë. E ardhmja është gjurmuar dhe na rezervon surpriza të mira.

Përktheu: Valbona Spahia

 


Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Shumë interesant ( 460 votim / mesatar 4 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D