Urat Maryland: materiale të reja dhe aplikime të reja

Protezim | 7 Gusht 2015 |

Urat Maryland: materiale të reja dhe aplikime të reja

Urat Maryland (MB) në metalo-qeramikë paraqesin një zgjidhje të vlefshme terapeutike në trajtimin e pjesëve të veçanta pa dhëmbë. Kohët e fundit, zhvillimi i vazhdueshëm i materialeve stomatologjike ka lejuar zëvendësimin e nënstrukturave në metal

A. Savia, M. Tamanib, A. Crescinia, O. Turillazzia


Urat Maryland (MB) në metalo-qeramikë paraqesin një zgjidhje të vlefshme terapeutike në trajtimin e pjesëve të veçanta pa dhëmbë. Kohët e fundit, zhvillimi i vazhdueshëm i materialeve stomatologjike ka lejuar zëvendësimin e nënstrukturave në metal me kompozitë të forcuar me fibra ose materiale qeramike dhe është realizuar MB metal free, duke modifikuar në mënyrë të rëndësishme karakteristikat e këtij opsioni terapeutik.
Në bazë të të dhënave të pranishme në literaturë analizohen avantazhet dhe disavantazhet e MB metal free në kompozitë të forcuar me fibra, zirkon ose disilikat litiumi duke sjellë për secilin një ose më shumë raste klinike.
Pavarësisht materialit të zgjedhur, MB metal free mund të sigurojnë një rezultat të shkëlqyer estetik përballë një ndërhyrjeje shumë konservative dhe prandaj përbëjnë, një zgjidhje të shkëlqyer terapeutike për riaftësimin e hapësirave anësore pa dhëmbë, sidomos tek pacientët e rinj.
Në riaftësimin e pjesëve anësore pa dhëmbë avantazhi kryesor i MB metal free zë një vend me karakter shumë konservativ të zgjidhjes terapeutike. Në të gjitha rastet që paraqiten në dosier, asnjë nga dhëmbët që përdoren si shtylla për mbështetje nuk i është nënshtruar një përgatitjeje. Përveç se e bën shumë të thjeshtë opsionin terapeutik, ajo përcaton edhe kthyeshmërinë absolute. Aspekte, këto, akoma më të rëndësishëm nëse merret në konsideratë fakti që MB e gjejnë treguesin e tyre kryesor në trajtimin e agenesis tek pacientët adoleshent. Përveç përgatitjes dhe realizimit shumë të thjeshtë, MB metal free lejojnë edhe arritjen e rezultateve të shkëlqyera estetike më lehtësisht në krahasim me ato metalike-qeramike. Në fakt zëvendësimi i nënstrukturës në metal me kompozita forcuese me fibra ose qeramikë eliminon problemet e mundshme të oksidimit tek dhëmbët që shërbejnë si shtyllë dhe mundësisht, lejon modifikimin më me lehtësi të formës, përmasave mesoro-skajore dhe profileve të emergjencës së dhëmbëve shtyllë.
Artikullin e plotë mund ta gjeni në seksionin Të ndryshme nga dentistriaDownload Center.

Përktheu: Valbona Spahia



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 114 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D