Objektiva:
Përshkrimi i trajtimit endodontik i një incizivi qëndror me dy kanale dhe i karakterizuar nga kalcifikime të zgjeruara, duke treguar sesi është e mundur të përballohet dhe sesi mund të jetë e komplikuar të gjendet anatomia komplekse edhye pa referime.
Materiale dhe metoda:
Ndonjëherë një radiogramë nuk është e mjaftueshme që të adresojë drejt zgjidhjes së rasteve komplekse, sepse edhe një analizë e kujdesshme, në rastin e kalcifikimeve të zgjeruara, mund të jetë e pamjaftueshme për interpretimin në mënyrë të saktë të anatomisë së rrënjëve. Është e domosdoshme pra të verifikohen klinikisht kushtet e elementit dentar, nëse është e mundur duke përdorur një mikroskop, i cili falë faktorit të fortë zmadhues, lejon që të vlerësohen të gjitha pjesëzat që na çojnë drejt identifikimit të një anatomie që ndonjëherë nuk mund të njihet në mënyrë tjetër. Të kombinuara në mikroskop, majat e montuara me ultratinguj lejojnë që të punohet duke mbajtur një shikueshmëri të mirë të fushës operatore. Duke gjetur gjurmët endodontike, elementi në fjalë është trajtuar sipas teknikës crown-down dhe është mbyllur me guta-percha(pajisje mjekësore që përbëhet zakonisht nga goma, ka plasticitet të mirë dhe arrin deri në 40° nxehtësi) të termoplastifikuar duke aplikuar valë të vazhdueshme kondesimi.
Rezultate dhe përfundime:
Në rastet komplekse, përveç se duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë në fazën diagnostikuese me qëllim që të plotësohet një plan i saktë trajtimi për elementin dentar që është prekur, është thelbësore të trajtohet rasti klinik duke përdorur mënyrat më të përshtatshme, si mikroskopët operator dhe majat ultrasonike: këto pajisje, në fakt, mund të jenë të domosdoshme për të plotësuar trajtimin ednodontik të elemetëve shumë të kalcifikuar.
Artikullin e plotë e gjeni në seksionin Të ndryshme nga dentistria në Download Center.
Përktheu: Valbona Spahia