Në endodonti shkaqet kryesore të dështimit të ritrajtimeve mund të jenë: një trajtim primar jo efikas, infektimi përsëri i kanalit të rrënjës nga humbja ose infiltrimi i mbushjes së kurorës, infeksioni jashtë rrënjës, lezionet cistike dhe trupat e huaj që lidhen me nxjerrjen e dendriteve gjatë trajtimit të kanalit.
Në literaturë studime të shumta ballafaqojnë efikasitetin e ritrajtimeve duke krahasuar teknikat ose mjetet e përdorura, por pothuajse asnjë, përveç atyre që do të përmendim më poshtë shkurtimisht, nuk ka vlerësuar efektet që mund të kenë tretësit e ndryshëm në sasinë e dendriteve apikale të nxjerra jashtë , të dobishëm për të shpërbërë mbushjet e kanaleve.
Por nga të dhënat e pakta të pranishme në kërkim duket se sasia e dendriteve apikale të nxjerra jashtë dhe kohëzgjatja e ritrajtimeve janë të reduktuara në mënyrë të konsiderueshme nëse përdoret një tretës specifik për të hequr mbushjet e mëparshme të kanaleve.
Heqja e mbushjeve cement dhe të gutaperkës së kanaleve mund të arrihet me:
• Sistemet (NiTi)
• Sistemet me ultratinguj
• Sistemet laser
• Tretësit
Midis tretësve që janë në treg disa janë më specifikë për mbushjen me rezinë cement, disa për mbushjet cement me bazë eugenoli dhe disa për gutaperkën.
Në studimin e fundit të publikuar në Journal of Endodontics në shtator 2015 hetohet pikërisht sasia e dendriteve apikale të nxjerra jashtë si pasojë e ritrajtimeve të kanaleve të mbushura me cement të ndryshëm me bazë rezine ose jo dhe gutaperka duke përdorur tretësit e mëposhtëm:
A) Resosolv (Pierre Rolland, Merignac, Francë) është një tretës i prodhuar në mënyrë specifike për të shpërbërë mbushjet me bazë rezine dhe përmban 95% të di-metil-formamide dhe 1% - 2% të Cinnamomum cassia (e njohur edhe si kanella Kineze).
B) Endosolv E (Septodont, Paris, Francë) është një tretës specifik për mbushjet me bazë eugenoli. Endosolv E përmban 50% - 90% tetrakloro etilen, 2,5% - 10% izopentil acetat dhe 1% timol.
C) Guttasolv (Septodont) është një tretës me bazë eukalipti, për të zbutur gutaperkën.
Në këtë studim in vitro autorët kanë marrë në konsideratë 90 dhëmbë qendror dhe anësor të mandibulës. Dhëmbët janë trajtuar në mënyrë endodontike duke përdorur sistemin reciprok # 25. 08 në nikel titan dhe janë ndarë në mënyrë të rastësishme në 6 grupe.
Në:
• Grupet 1,2 dhe 3, kanalet e rrënjëve janë mbushur me cement me bazë rezine epoksidike dhe gutaperka
• Grupet 4,5 dhe 6 kanalet janë mbushur me cement me bazë oksidi zinku - eugenol dhe gutaperka.
Çdo dhëmb është lidhur në një ampulë xhami për eksperimentim.
Të gjitha mbushjet e kanaleve janë hequr më pas me sistemin ProTaper për ritrajtimet në nikel-titan.
Gjatë procedurës së ritrajtimet janë shtuar tretësit e mëposhtëm:
• Në grupin 1: Resosolv
• Në grupin 4: Endosolv E
• Në grupin 2 dhe 5: Guttasolv
• Grupet 3 dhe 6 kanë paraqitur grupin e kontrollit për dy lloje të ndryshme cementi të kanaleve dhe te këto grupe nuk janë përdorur tretës.
Kohët e kërkuara për ritrajtimet janë regjistruar.
Nga rezultatet in vitro të këtij studimi vihet re që tretësit janë shumë të dobishëm për të reduktuar qoftë kohën e kryerjes së vetë trajtimit qoftë nxjerrje e dendriteve përtej majës, pra këshillohen gjerësisht. E sigurt është që kanë nevojë për më shumë studime analoge për të ofruar më shumë të dhëna për krahasim.
Sasia e dendriteve apikale të nxjerra jashtë dhe koha e nevojshme për ritrajtim zvogëlohen në mënyrë të konsiderueshme nëse përdoret një tretës specifik për të shpërbërë mbushjen e kanaleve. Tretësi Guttasolv (grupi 2 dhe 5), lejon që të arrihet një reduktim i sasisë së dendriteve apikale të nxjerra jashtë dhe koha që kërkohet për ta përfunduar trajtimin për të dyja mbushjet e kanaleve, qoftë me bazë eugenoli qoftë me bazë rezine.
Nën kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33
Bibliografia:
Do the Sealer Solvents Used Affect Apically ExtrudedDebris in Retreatment? Burhan Can C¸anakc¸i,Ozgur Er, e Asiye Dincer, JOE — Volume 41, Number 9, September 2015
Përktheu: Valbona Spahia