Vaji i bën mirë edhe dhëmbëve

Higjiena dhe Parandalimi | 22 Shkurt 2016 |

Vaji i bën mirë edhe dhëmbëve

Cosma Capobianco


Vajrat ushqimorë mund të jenë të dobishëm në parandalimin oral falë vetive të tyre bioadezive dhe hidrofobe. Në dhjetëvjeçarët e fundit i është dhënë gjithnjë e më shumë vëmendje parandalimit dhe higjienës orale por, kjo pavarësisht, kariesit dhe sidomos sëmundjeve parodontale mbeten ende dy sfida të hapura. Nga kjo pikëpamje lipidet mund të japin një ndihmë të vlefshme duke parandaluar ngjitjen e baktereve tek indet orale dhe duke mbrojtur indet e forta nga sulmi i acideve. Në nivel eksperimental ekzistojnë tashme pohime të shumta edhe in vivo: për shembull, materialet dentare me sipërfaqe hidrofobe reduktojnë formimin e biofilmit bakterial. Një e dhënë që ka shënuar edhe nevojën për studimin e më shumë lipideve të pështymës, sepse mund të luajë një rol të rëndësishëm në predispozitën individuale edhe patologjitë orale më të zakonshme. E njëjta nevojë ekziston edhe tek funksioni që kryhet nga lipidet në brendësi të filmit që depozitohet në sipërfaqet orale.


Ndër të dhënat eksperimentale të marra deri më tani një nga më të rëndësishmet i përket aftësisë së disa acideve yndyrore për të frenuar ngjitjen bakteriale tek smalti dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes lipidike të dietës dhe përbërjes së acideve yndyrore të smaltit. Gjithmonë në nivel eksperimental është parë tek një model i një kafshe që me shtimin e vajit të kikirikut dhe një diete kariogjenike zvogëlohet fillimi i kariesit. Shumë interesante është edhe aftësia e përgjithshme e vajit të ullirit që mbron smaltin nga gërryerja; kjo është treguar in vitro tek dhëmbët e hequr dhe ka zbuluar diçka interesante: emulsioni i vajit të ullirit me 2% mbron dhëmbët por jo vaji i ullirit i pastër.

Si konkluzion nga kjo e dhënë është rezultati i një kërkimi tjetër tek i cili heqja e lipideve nga smalti rrit efektin gërryes të një solucioni eksperimental. Mekanizmat në bazë të këtyre efekteve pozitive janë ende të gjitha për t'u zbuluar; për momentin janë disa hipoteza mes të cilave ajo e saponifikimit. Në praktikë, hidroliza alkaline e lipideve mund të shpjegojë efektin mbrojtës.


Përballë këtyre të dhënave eksperimentale është për fat të keq numri i pakët i të dhënave klinike dhe disa të dhëna kontradiktore që dalin nga studimet e pakta in vivo; nuk është akoma e qartë, për shembull, nëse vajrat integrohen në filmin bakterial që mbulon indet orale ose nëse përmbahet në sipërfaqe. Ndërkohë, vazhdon pa pakësuar kërkimet klinike tek efektet mbrojtëse të vajrave thelbësor më origjina nga më të ndryshme: nga ajo e limonit tek ajo e Nigella sativa (antiflogjistike) duke arritur deri tek Copaifera officinalis (antibakterial).


Përktheu: Valbona Spahia



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 78 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D