Zbardhimi i dhėmbėve vitalė dhe jo vitalė: tė vėrtetat dhe tė fshehtat qė profesionisti duhet tė njohė (Pjesa I)


|

Higjiena dhe Parandalimi | 9 Janar 2017 |

Zbardhimi i dhėmbėve vitalė dhe jo vitalė: tė vėrtetat dhe tė fshehtat qė profesionisti duhet tė njohė (Pjesa I)



Zbardhimi i dhėmbėve vitalė dhe jo vitalė: tė vėrtetat dhe tė fshehtat qė profesionisti duhet tė njohė (Pjesa I)
Prof. Vassilios Kaitsas, Prof. Antonio Signore, Prof. Stefano Benedicenti
Pėrmbledhje: Gjithnjė e mė shumė persona sot vijnė nė klinikat tona stomatologjike dhe na kėrkojnė tė pėrmirėsojmė estetikėn e buzėqeshjes sė tyre dhe tė zbardhim ngjyrėn e dhėmbėve. Kjo dėshirė e njeriut ėshtė e pandarė nga natyra e tij, duke dashur qė tė jetė gjithmonė nė rregull dhe me aspekt estetik tė pėlqyeshėm, duke u ndjerė nė kėtė mėnyrė mė i sigurt nė raport me tė tjerėt. Ngjyra e dhėmbėve varet nga cilėsia dhe sasia e dritės sė reflektuar kur "godet" smaltin e dhėmbėve dhe kryesisht nga trashėsia e tij dhe nga trashėsia dhe prania ose jo e substancave kromofore nė brendėsi tė dentinės. Substancat kromofore dhe/ose kromogjene mund tė depozitohen nė strukturėn e dentinės nė periudha tė ndryshme tė formimit tė saj ose nėpėrmjet rrugėve hematike ose nėpėrmjet rrugėve tė jashtme. Diskrotomitė e jashtme, si depositimet ngjyruese nga ushqimet dhe pijet ose nga materialet, mund tė trajtohen dhe tė hiqen me teknika t e larjes me furēė dhe tė trajtimit kimik nė shtėpi ose nė klinikė me teknikat e zbardhjes profesionale, diskrotomitė e brendshme kėrkojnė ndėrhyrje profesionale tė kombinuara ndonjėherė me pėrdorimin e mėnyrave ablativė, restaurative dhe oksidative. Aplikimet e substancave zbardhuese mund tė kenė efekte pozitive nė ngjyrėn e dhėmbėve por nuk janė pa efekte anėsore negative veēanėrisht nėse i kalojnė kohėt e kontaktit tė parashikuar nga protokollet aplikues tė kėshilluar nga kėrkime dhe nga literatura shkencore ndėrkombėtare.
Faktorėt qė ēojnė nė krijimin e diskromive

janė tė trashėguar, sistemike, mjedisorė dhe mund tė veprojnė gjatė formimit tė dhėmbėve si dhe pas erupsionit nė kavitetin oral.
Suksesi i njė procedure pėr zbardhimin varet shumė nga diagnoza e saktė e shkaqeve tė diskromisė dhe pas procedurės teknikės qė do tė aplikohet.


Ngjyra e dhėmbėve mund tė ndryshohet nga substancat qė provokojnė diskromitė (ēngjyrosje), qė mund tė klasifikohet si thelbėsore dhe jo thelbėsore.
Diskromitė jo thelbėsore:
Midis kėtyre shkaqeve mund tė pėrmendim bakteret kromogjene, ushqimet dhe pijet, duhanin, pllakėn bakteriale, tartarin, barnat, produktet me klorheksidinė, kripėrat metalike pėr aplikim klinik direkt nga materialet e restaurimit.




Diskromitė thelbėsore pre-eruptive:
Pėrfshin fluorozėn, marrjen e tetraciklinės, traumat, amelogenesis imperfecta, ērregullimet hematike, mungesat e vitaminave dhe ērregullimet e metabolizmit.

Diskromitė thelbėsore post-eruptive:
Mund tė konsiderohen tė tilla trajtimet dentare tė papėrshtatshme, traumat dhe dentina terciare.
Njė diskromi mund tė izolohet, pra tė lokalizohet nė njė ose mė shumė elementė, ose tė pėrgjithėsohet, qė do tė thotė tė zgjerohet nė shumicėn e elementėve dentarė.
Klasifikimi i diskromive ėshtė i rėndėsishėm pėr tė vlerėsuar parashikueshmėrinė e zbardhimit dhe qėndrueshmėrinė e rezultatit.
Ndėrkohė qė njė diskromi jo thelbėsore mund tė trajtohet me lehtėsi nė kushte shtėpie nga pacienti me disa lloje pastash pėr dhėmbėt, diskromitė thelbėsore kėrkojnė pėrdorimin e air-flow ose trajtimee stomatologjike estetike shtesė (rezina kompozitė, faseta, kurora).
Diskromitė jo thelbėsore shkaktohen nga kompozita tė jashtme tė inkorporuara nė filmin e ngjitur nė sipėrfaqen e smaltit, qė shkaktojnė ngjyrosjen si rezultat i ndėrveprimit kimik ndėrmjet pigmenteve dhe sipėrfaqes sė dhėmbit. Midis kėtyre faktorėve jo thelbėsorė janė bakteret kromogjene (actinomiceti), ushqime dhe pije, duhani, barnat, pllaka bakteriale, tartari, produkte me klorheksidinė, kripėra metalike, etj.
Klasifikimi klinik i Nathoo S.A. ėshtė ai qė pėrdoret mė shpesh dhe bazohet nė pigmentimin klinik qė dallon tre lloje diskromie.


Diskromia direkte e dhėmbit tė tipit N1
Kompozitat me ngjyrė (kromogjene) formojnė lidhje me sipėrfaqen dentare duke provokuar pigmentimin; ngjyra e pigmentimit ėshtė e ngjashme me atė tė kromogjenit. Ushqime dhe pije me ngjyrė (karrota, rrepa, qershi, liquirizia, kafe, ēaj, verė) vendosin direkt substanca kromogjene; taninat qė pėrmbajnė pijet tė pėrmendura ndėrveprojnė nėpėrmjet mekanizmave me shkėmbim jonik.
Jonet metalike janė edhe njė nga shkaqet e kėtyre llojeve tė ēngjyrosjes (pigmentimi i gjelbėr i bakrit) ose i zi nga hekuri.


Diskromia direkte e dhėmbit e tipit N2
Kompozita me ngjyrė qė ndryshojnė ngjyrė pas lidhjes me dhėmbin. Kėto janė zakonisht tė pranishme nė zonat interproksimale ose cervikale tė dhėmbėve. Kjo mund tė shkaktohet nga modifikime tė detyruara nė proteina tė filmit tė fituar.


Diskromia direkte e dhėmbit e tipit N3
Pre-kromogjeni ėshtė njė kompozitė pa ngjyrė, qė nėpėrmjet reaksioneve kimiko-fizike tė ndryshme, pas ngjitjes me smaltin sjell reaksione kimike qė prodhojnė pigmentimin. Diskromitė e shkaktuara nga klorheksidina, fluoride stannous bėjnė pjesė nė kėtė grup.


Diskromitė thelbėsore
Provokohen nga faktorė tė ndryshėm tė cilėt modifikojnė ngjyrosjen e dhėmbit duke u lidhur me strukturėn organike dhe inorganike gjatė periudhės sė zhvillimit dhe mineralizimit.
Kėto diskromi pėrfshijnė komplet dhėmbin dhe ndahen nė diskromi pre-eruptive (fluorozė, diskromi nga tetraciklina, nga trauma, amelogenesis imperfecta) dhe nė diskromi post-eruptive (diskromi nga shkaqe iatrogjene, trauma, dentina terciare).
Diskromia mė rezistente ndaj procedurave tė zbardhimit ėshtė fluoroza.




Qė nga 1924 dhe mė pas nė 1942 Dean e klasifikoi fluorozėn nė katėr kategori pėrkeqėsimi: tė lehtė, tė mesme, tė moderuar dhe tė ashpėr.
Diskromia nga tetraciklina mund tė jetė pre-eruptive, kur shkaktohet nga marrja e kėtij antibiotiku gjatė muajit tė dytė ose tė tretė tė shtatzėnisė, ose post-eruptive kur merret gjatė viteve tė para tė jetės (6-8 vjeē) dhe sasia dhe cilėsia e ndryshimit (gri-kafe/e verdhė) varet nga doza e gėlltitur. Kėto pigmentime janė mė tė vėshtirat pėr t'u trajtuar.




Amelogenesis imperfecta (keqformimi i smaltit) mund tė shkaktohet nga:
- Ērregullimet hematologjike (sėmundja hemolitike e tė porsalindurve, talasemia, anemia falciforme);
- Mungesa ose keqpėrthithja e vitaminės D, hipokalcemia gjenetike;
- Diabeti, hipo/hipertiroidizmi;
- Vonesat mendore, paraliza cerebrale, keqformimet kardiake;
- Displazia ektodermike, etj.
- Kariesi
- Sėmundjet infantile (p.sh. fruthi)-trajtimet endodontike
- Traumat dentare me nekrozė tė pulpės mund tė provokojė diskromi anormale nėpėrmjet mekanizmave tė ndryshėm patogjenikė: dentinė reaktive: reagimi i organit tė pulpės dentare, pas njė eventi traumatik tė dėmshėm, mund tė provokojė njė depozitim tė dukshėm tė dentinės nė ragimin pėr tė mbrojtur pulpėn qė mbetet vitale. Rritja e trashėsisė provokon njė humbje tė transparencės sė dhėmbit me diskromi relative.




Hemoragjia dhe nekroza e pulpės: nė rastin e hiperemisė sė pulpės dhe/ose pulpitit, verifikohet hemoliza e qelizave tė kuqe qė shkakton lirimin e hematoidinės dhe tė hemosiderinės qė, duke u kombinuar me anhidrid squfuri qė vjen nga dekompozimi i proteinave tė pulpės, formon sulfide hekuri. Kjo substancė penetron tubthat dentinalė dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr ngjyrėn e tyre tė errėt.




Nė rastin e nekrozės sė pulpės, produktet pėrfundimtare tė dekompozimit (hidrogjen squfuri, anhidrid karboni, acide yndyrore etj.) penetrojnė tubthat dentinalė dhe shkaktojnė pigmentime anormale. Nėse ngjyrosja dhe patologjia janė tė pakthyeshme, trajtimi endodontik ėshtė i nevojshėm dhe irigimi me hipoklorur natriumi lejon njė shpėlarje tė tubthave dentinalė nga produktet e degradimit dhe nga qelizat e kuqe. Mė pas do tė kryhet njė procedurė zbardhimi i dhėmbėve me pulpėn jo vitale, nėse nevojitet, por kėtė herė H2O2 do tė pėrzihet me perborat natriumi 2NaBO(HO)2 [nH2O2] pėr tė rritur formimin e oksigjenit tė lindur.


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 141 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D