Hipokloriti i natriumit pėrtej apeksit. Njė rishikim francez ka analizuar shenjat, simptomat dhe kurimet


|

Endodonci | 17 Shkurt 2017 |

Hipokloriti i natriumit pėrtej apeksit. Njė rishikim francez ka analizuar shenjat, simptomat dhe kurimet



Hipokloriti i natriumit (NaOCl), pėr shkak tė cilėsive tė tij tė pėrkryera antimikrobike dhe kapacitetit tė tij pėr tė shpėrbėrė indin organik ėshtė konsideruar si irriguesi mė i mirė nė terapitė kanalare dhe deri mė tani asnjė solucion tjetėr nuk ka treguar efikasitet tė njėjtė qė tė mund tė konsiderohet si njė alternativė e vlefshme ndaj NaOCl.
Megjithatė hipokloriti i natriumit ka disavantazhin se zotėron njė farė aktiviteti citotoksik dhe nėse do arrinte gabimisht indet periapikale duke i nxjerrė ato jashtė mund tė krijojė inflamacion akut dhe komplikime qė s'mund tė lihen pas dore. Nė kontakt me indet vitale, NaOCl oksidon shpejt indet rrethuese duke ēuar nė njė hemolizė dhe duke gjeneruar ulcera, inhibon migrimin e neutrofileve dhe ēon nė njė shkatėrrim tė qelizave endoteliale dhe tė fibroblasteve. Nxjerrja jashtė sikur edhe e njė sasie tė vogėl tė hipokloritit pėrtej apeksit ėshtė njė incident qė verifikohet rrallė por qė mund tė vėrė nė vėshtirėsi pacientin dhe stomatologun. Studime tė shumta flasin nė literaturė, por vetėm njė rishikim ka mbledhur dhe analizuar tė gjitha tė dhėnat rreth frekuencės sė fillimit, rreth simptomave qė gjenerohen dhe rreth menaxhimit tė kėtij komplikimi. Nė kėtė rishikim tė publikuar nė "Journal of Endodontics" nė janar 2017, autorėt kanė kryer njė kėrkim nėpėrmjet njė strategjie kėrkimore dhe nėpėrmjet motorėve mė tė mėdhenj tė kėrkimit si data baza e PubMed, qė nga viti 1950 deri mė sot dhe njė kėrkim manual tė revistave mė tė mėdha tė sektorit dhe kanė evidentuar 40 artikuj tė pėrshtatshėm, qė kanė tė bėjnė me nxjerrjen pėrtej apeksit tė hipokloritit dhe 52 raporte tė rasteve. Rezultatet e pėrftuara nga autorėt pėrmblidhen nė katėr kategori:
• Informacione klinike dhe tė pėrgjithshme
• Shenja dhe simptoma klinike qė derivojnė nga nxjerrja e NaOCl
• Menaxhimi i nxjerrjes sė NaOCl
• Shėrimi dhe prognoza

Rezultate:
Informacione klinike dhe tė pėrgjithshme
Nxjerrja e NaOCl ėshtė sinjalizuar kryesisht nė seksin femėror (44/52) dhe nė dhėmbėt maksilarė (41/52). Pavarėsisht mungesės sė provave shkencore duket se zvogėlimi i densitetit kockor te femrat krahasuar me meshkujt dhe hollėsia e kockės kortikale qė rrethon rrėnjėt vestibulare tė dhėmbėve maksilarė mund tė jenė faktorė qė kontribuojnė nė difuzionin e NaOCl nė indet e buta rrethuese. Toksiciteti i NaOCl shkaktohet kryesisht nga pėrbėrja e tij kimike por faktorė tė tjerė si pėrqendrimi, vėllimi dhe presioni i nxjerrjes mund tė rėndojnė pasojat e nxjerrjes sė tij pėrtej apeksit. Pėr fat tė keq pėrqendrimi i NaOCl ėshtė raportuar vetėm nė gjysmėn e rasteve (30/52) dhe varionte nga 1% nė 5,25%. Disa studime (10/52) kanė mundėsuar informacione pėr metodėn e irrigimit, formėn dhe diametrin e ages dhe kapacitetin e shiringės, qė kryejnė njė rol domethėnės nė forcėn e fluksit irrigues.

Faktorė si apeksi i hapur, iatrogjen apo anatomik; gėrryerjet; lavazhet e kryera me age tė bllokuar midis pareteve kanalare mund tė thjeshtojnė nxjerrjen e NaOCl.

Shenja dhe simptoma klinike qė derivojnė nga nxjerrja e NaOCl

Pėrshkrimi i simptomave pas nxjerrjes sė NaOCl ka dėshmuar tė jetė akut dhe me fillim tė papritur, me dhimbje shumė tė fortė dhe me hemorragji tė bollshme nėpėrmjet kanalit tė rrėnjės. Fryrja ėshtė verifikuar pothuajse nė tė gjitha rastet (49/52) intra dhe ekstraorale shumė pėrtej njėsisė sė dhėmbit tė interesuar, shfaqur nė pak minuta deri nė disa orė pas incidentit tė nxjerrjes.

Nėse do tė pėrfshihej sinusi maksilar, ėshtė verifikuar njė kuadėr klinik i ndryshėm dhe mė tepėr se dhimbje akute, shenjat e para kanė qenė dalja jashtė e irriguesit nga hunda bashkė me shijen e NaOCl tė ndierė nga pacienti nė fyt. Zakonisht ishte prezente njė ndjesi djegie nė sinusin maksilar mė tepėr se njė dhimbje e fortė, me pak ose aspak gjakrrjedhje kanalare dhe asnjė provė pėr fryrje tė menjėhershme. Nxjerrja e NaOCl nė brendėsi tė sinusit maksilar mund edhe tė ēojė nė epistaksė dhe kongjestion tė sinusit.
Nė orėt dhe nė ditėt nė vijim pas nxjerrjes pėr shkak tė hemolizės, pėrgjegjėse pėr hemorragji intersticiale tė bollshme, janė verifikuar hematoma faciale tė menjėhershme ose sekondare (30/52). Ėshtė raportuar gjithashtu nekrozė kockore dhe mukozale si rezultat i djegies kimike tė shkaktuar nga NaOCl (15/52) ndonjėherė shoqėruar nga njė sekrecion purulent.

Defekte sensoriale neurologjike dhe/ose motore pas nxjerrjes sė hipokloritit janė verifikuar nė 17 deri 52 pacientė pėr shkak tė toksicitetit tė lartė tė hipokloritit nė krahasim me indet vitale ndėr tė cilėt nervat me anestezi dhe/ose parestezi tė mbetur nė ngarkesė tė nervit trigeminal. Janė pėrshkruar edhe raste tė dėmtimeve tė nervave faciale me paralizė tė muskulaturės mimike. Trizma ėshtė sinjalizuar shpesh e lidhur me nxjerrjen e NaOCl nė dhėmbėt maksilarė (5/7 raste). Janė verifikuar dhe enfizema me kėrcitje. Nė rastet e nxjerrjes sė ngarkesės sė dhėmbėve incizivė tė sipėrm dhe kaninėve janė verifikuar dhe simptoma oftalmike, ndėr tė cilat dhimbje okulare, turbullim i shikimit, diplopi dhe njolla tė kornesė.

Nė 2 pacientė ėshtė verifikuar bllokimi i rrugėve tė frymėmarrjes me rrezik pėr jetėn e pacientit shkaktuar nga fryrja masive nėn mjekėr dhe nė hapėsirat sublinguale me ngritje tė dyshemesė sė gojės. Kėto raste kanė kėrkuar njė rikuperim spitalor.

Menaxhimi i nxjerrjes sė NaOCl

Pėr kontrollin e dhimbjes akute nė pjesėn mė tė madhe tė studimeve pacientėve i janė pėrshkruar barna qė pėrmbajnė paracetamol (p.sh. Acetaminofen) ndonjėherė kombinuar me kodeinė.

Lidhja midis paracetamolit dhe FANS (paracetamol + ibuprofen) ka dėshmuar se ėshtė shumė efikase nė kontrollin e dhimbjes nė kėto ngjarje. FANS duhet tė pėrshkruhen nė njė dozė analgjezike (pra jo mė shumė se 1200 mg nė ditė pėr njė maksimum prej 5 ditėsh). Antibiotikėt pothuajse janė pėrshkruar gjithmonė pėr tė menaxhuar fryrjen (45/52); penicilina ėshtė bari me zgjedhje tė parė kur nuk ka histori alergjie, por ėshtė pėrshkruar me raste nė kombinim me acidin klavulanik (25/52) ose me makrolidet (4/52). Steroidet janė pėrshkruar nė shumė raste (28/52) dhe ndonjėherė edhe antistaminikėt pėr tė limituar shtrirjen e edemės.

Shėrimi dhe prognoza

Nė pėrgjithėsi janė dashur disa javė pėr tė zgjidhur ose ulur nė mėnyrė domethėnėse dhimbjen, edemėn, hematomėn dhe nekrozėn e indeve. Megjithatė dhimbja dhe fryrja duket se mund tė zgjasin deri nė 30 ditė ose dhe mė shumė. Nė njė rast fryrja ka zgjatur deri nė 4 muaj. Shėrimi i mukozės mund tė kėrkojė deri nė 60 ditė. Nė disa raste ėshtė verifikuar njė rezultat me shenja deformuese. Nė 7 raste ėshtė proceduar me heqjen e dhėmbit nė fjalė. Nga 17 rastet qė kanė pėrshkruar dėmtimet nervore fillestare, 8 pacientė kanė paraqitur ndjeshmėri tė alternuar dhe/ose dėmtim motor tė barabartė me 1 vit ose mė shumė follow-up.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
Sodium Hypochlorite Accident:A Systematic Review Maud Guivarc'h, Ugo Ordioni, Hany Mohamed Aly Ahmed, PhD,§ Stephen Cohen, Jean-Hugues Catherine, and Frederic Bukiet JOE — Volume 43, Number 1, January 2017

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 118 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D