Ndikimi i shërimit dytësor të plagës pas koronektomisë së molarëve të tretë mandibular. Udhëzimet nga një kërkim italian


|

Kirurgji orale | 27 Shkurt 2017 |

Ndikimi i shërimit dytësor të plagës pas koronektomisë së molarëve të tretë mandibular. Udhëzimet nga një kërkim italian



Koronektomia e përshkruar për herë të parë në 1984 nga Ecuyer dhe Debien konsiderohet tashmë një procedurë kirurgjikale alternative me ekstraktim të plotë të molarëve të tretë të poshtëm me risk të lartë neurologjik.
Megjithatë në literaturë ka prova shkencore që kanë të bëjnë me llojin e shërimit që preferohet pas ekzekutimit të një teknike të tillë. Pjesa më e madhe e autorëve rekomandon një shërim primar, por bëhet fjalë vetëm për një indikacion klinik të bazuar në eksperiencë. Nuk ka studime që përshkruajnë komplikimet që lidhen me një shërim dytësor pas koronektomisë, as që të shfaqen dy lloje shërimi.


Objektivi i studimit tonë retrospektiv ka qenë ai i vlerësimit të komplikimeve afatshkurtër dhe afatgjatë të njësive të shëruara për një qëllim dytësor pas ndërhyrjes së koronektomisë.
Materiale dhe metoda: Ndër 116 ndërhyrjet e koronektomisë të kryera pranë Repartit të Kirurgjisë Orale të Departamentit të Shkencave Biomjekësore dhe Neuromotore të Universitetit të Bolonjës nga Nëntori 2009 në Qershor 2012, dhjetë janë përfshirë në studim sepse ishin shëruar për një qëllim dytësor në mënyrë jo të qëllimshme. Këto janë vëzhguar nëpërmjet kontrolleve klinike dhe radiografike për 2 vjet duke vlerësuar komplikimet në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë.


Rezultate: Alveolat e shëruara për një qëllim dytësor, kanë përftuar një mbyllje të plotë të indeve të buta 3 muaj pas ndërhyrjes së koronektomisë. Në asnjë rast nuk janë verifikuar episode infeksioni, alveolit i thatë ose pulpit gjatë dy viteve të vëzhgimit. Nuk ka qenë e nevojshme të ndërhyhet sërish në mënyrë kirurgjikale në asnjë nga rastet sepse pacientët ishin asimptomatikë dhe rrënjët e mbetura të përfshira në kockë nuk mund t'i nënshtroheshin sondës.


Diskutim dhe konkluzione: Në këtë studim retrospektiv, "Shërimi për një qëllim dytësor pas koronektomisë së molarëve të tretë me risk të lartë neurologjik nuk ka përcaktuar në periudhë afatshkurtër fillimin e komplikimeve infektive në ngarkesë të fragmenteve radikolare të lënë në njësi. Studime rastësore të mëtejshme dhe me një follow up më të gjatë janë të nevojshëm për të konfirmuar ndikimin e llojit të shërimit mbi suksesin afatgjatë të procedurës së koronektomisë.

Sinteza nën kujdesin e : Simonetta Franco, një nga autoret e Punimit


Për më tepër: 
Influence of secondary wound healing after mandibular third molar coronectomy. Franco S, Vignudelli E, Monaco G, Marchetti C. Br J Oral Maxillofac Surg. 2017 Feb;55(2):145-149)



Përktheu: Erjola Taga



Për të votuar duhet të vendosni kredencialet tuaja në Medikey
Nuk është interesantPak interesantInteresantShumë interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 121 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D