Lezionet e mukozės orale. Kur duhet tė shqetėsoheni?

| 13 Qershor 2022 |

Lezionet e mukozės orale. Kur duhet tė shqetėsoheni?

Nga Arianna Bianchi


Karcinoma skuamoze e kokės dhe qafės (e njohur ndėrkombėtarisht si Head and Neck Squamous Cell Carcinoma - HNSCC), nga e cila kanceri i gojės pėrbėn mbi 90% tė gjetjeve diagnostike, ėshtė ende njė sėmundje e panjohur gjerėsisht. Kanceri i gojės ėshtė nė fakt njė konstatim mjaft i shpeshtė nė praktikėn klinike dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė konsiderohet si sėmundje e rrallė.

Por kur duhet tė shqetėsohet klinicisti dhe veēanėrisht dentisti pėr njė lezion qė prek mukozėn e gojės? Pėr kėtė ėshtė pėrgjigjur prof. Giovanni Lodi, drejtor shkencor i Dental Cadmos, profesor nė Universitetin e Milanos dhe njė nga ekspertėt kryesorė ndėrkombėtarė nė patologjinė orale.

"Nė realitet dentisti duhet tė shqetėsohet gjithmonė, derisa tė ketė njė siguri diagnostike. Qėllimi, nė fakt, ėshtė gjithmonė arritja e njė diagnoze", thotė prof. Lodi. Me "shqetėsim" padyshim qė ai nuk nėnkupton vetėm gjendjen emocionale dhe ankthin, por mė shumė se ēdo gjėje tjetėr ai i referohet tė gjitha procedurave qė duhen kryer pėr tė arritur nė njė diagnozė.

"Ėshtė e nevojshme, kėshillon ai, "nė radhė tė parė, tė dini t'i bėni pyetjet e duhura pacientit: Kur lindi lezioni? A ka ndryshuar me kalimin e kohės? A keni pasur ndonjė simptomė? Natyrisht qė ekzaminimet instrumentale ose ato nėpėrmjet imazheve mund tė jenė padyshim njė ndihmė e konsiderueshme".
Ka lezione qė mund tė shqetėsojnė mė shumė se tė tjerėt: ėshtė rasti i lezioneve qė vazhdojnė me kalimin e kohės dhe qė tentojnė tė pėrkeqėsohen me kalimin e javėve ose muajve. Njė fakt shumė i rėndėsishėm pėr tė cilin Lodi thekson ėshtė se qarkullimi i mukozės orale ėshtė shumė i shpejtė, rreth 14 ditė.

"Prandaj ekziston njė rregull i quajtur '14 ditė' sipas tė cilit mund tė dyshohet pėr njė lezion malinj nėse pas 14 ditėsh nga heqja e ndonjė faktori traumatik dhe/ose trajtimi i duhur terapeutik i lezionit, ka pasur pėrmirėsime tė dukshme", shpjegon ai.

Ky ėshtė padyshim njė rregull shumė i thjeshtė, i cili nuk ndiqet gjithmonė nė mėnyrė tė pėrpiktė. "Lezionet qė klinikisht paraqesin njė aspekt tregues tė njė neoplazie tė mundshme duhet t'i nėnshtrohen menjėherė njė hetimi instrumental, nė kėtė rast biopsisė dhe nė veēanti biopsisė  incizionale e cila ka njė qėllim thjesht diagnostikues", thotė prof. Lodi.

A ekziston vetėm njė lloj biopsie?

"Jo, pėrveē biopsisė incizionale, pėrmes sė cilės mblidhet njė pjesė e lezionit dhe mė pas analizohet nga patologu, ekziston edhe njė lloj tjetėr biopsie, ajo ekscizionale, e cila luan njė rol tė dyfishtė, diagnostikues dhe terapeutik". "Kjo lloj biopsie, megjithatė, duhet tė bėhet kur ėshtė e sigurt se terapia e duhur ėshtė ekscizioni kirurgjik", shpjegon profesori.

"Dentologu ka njė rol themelor nė diagnostikimin e kancerit tė gojės. Prandaj ėshtė thelbėsore qė profesionistėt tė trajnohen nė mėnyrė adekuate nė kėtė aspekt, pasi shpesh ata janė tė parėt qė vėnė re ēdo rast malinjiteti". Megjithatė, sipas profesor Lodit, "ėshtė e nevojshme qė stomatologu, pėrveēse tė dijė tė bėjė njė diagnozė, duhet tė jetė nė gjendje edhe ta komunikojė atė dhe ta drejtojė pacientin nė procedurėn qė do tė duhet tė ndjekė mė vonė".

Trajtimi i lezioneve malinje tė zgavrės sė gojės (dhe nė pėrgjithėsi i zonės sė kokės dhe qafės) ėshtė nė fakt i njė lloji multidisiplinar, ku pėrfshihen profesionistė tė ndryshėm, si patologė, onkologė, kirurgė maksilofacialė ose otolaringologė dhe radioterapistė. Nė kėtė drejtim, Profesor Lodi pėrmend "Grupin Onkologjik Ndėrdisiplinor" (GOI) tė ASST Santi Paolo e Carlo nė Milano, i cili ēdo javė mbledh sė bashku specialistė tė ndryshėm, duke pėrfshirė edhe dentistėt, pėr tė diskutuar trajtimin e rasteve mė komplekse.

Por diagnostikimi e njė lezioni malinj nuk ėshtė i vetmi rol qė i takon dentistit.

"Pasi tė kenė pėrfunduar terapitė e nevojshme pėr zgjidhjen e rastit - shpjegon drejtori shkencor i Dental Cadmos - specialistėt e kavitetit oral (stomatologėt por edhe higjienistėt e dhėmbėve) nė fakt luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė lidhje me ruajtjen e shėndetit - dhe rrjedhimisht tė cilėsisė sė jetės - tė subjekteve qė tė trajtuar pėr neoplazi tė kokės dhe qafės".

"Prandaj ėshtė e njė rėndėsie thelbėsore trajnimi dhe pėrditėsimi i vazhdueshėm, sepse stomatologu duhet tė merret jo vetėm me elementėt dentarė, por edhe me gjithēka rreth tyre", pėrfundon profesori.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D