Si duhet tė organizohet njė dentist nė njė treg qė ėshtė gjithmonė nė ndryshim dhe cilat janė prioritetet pėr njė profesionist tė ri? Kėshillat e prof. Tosolin

| 16 Tetor 2015 |

Si duhet tė organizohet njė dentist nė njė treg qė ėshtė gjithmonė nė ndryshim dhe cilat janė prioritetet pėr njė profesionist tė ri? Kėshillat e prof. Tosolin

Prof. Fabio Tosolin njė nga pedagogėt mė tė njohur nė fushėn e menaxhimit dhe marketingut nė sektorin stomatologjik, e ka nisur rrugėtimin e tij nė sektorin stomatologjik nė fillim tė viteve ’90 sė bashku me prof. Carlo Guastamacchia.


Prof. Fabio Tosolin njė nga pedagogėt mė tė njohur nė fushėn e menaxhimit dhe marketingut nė sektorin stomatologjik, e ka nisur rrugėtimin e tij nė sektorin stomatologjik nė fillim tė viteve '90 sė bashku me prof. Carlo Guastamacchia. Ka ndihmuar tė rriten me mijėra stomatologė nė mbi 20 vjet tė aktivitetit tė tij. Sot vjen me disa kėshilla pėr tė ndihmuar stomatologėt tė kuptojnė sesi duhet tė strukturohen pėr tė menaxhuar ndryshimin qė profesioni po pėson.


Si ka evoluar sektori dentar? Kanė ndryshuar studentėt?
Nuk kanė ndryshuar studentėt, ka ndryshuar bota e tyre. Ka ndryshuar pacienti, duke pasur gjithnjė e mė pak frikė nga terapisti dhe mė tė prirur nė mėnyrė progresive ndaj ndryshimit ose ndaj vėnies nė provė tė profesionistit me preventivė tė shumtė dhe pritshmėri pėr rezultatin. Ka ndryshuar raporti me pacientin, qė bėhet gjithnjė e mė i shpejtė nga strukturat e mėdha pėr tė cilat dentisti punon nė regjim tė varėsisė sė konsiderueshme ose nga kompanitė e sigurimit, i ashtuquajturi "paguesi i tretė". Edhe koncepti i klinikės nuk ėshtė mė i njėjti, me rritjen e pėrmasave, franchising, low cost dhe konkurrenca e jashtme.   Diferenca kryesore midis dentistit tė sotėm dhe atij tė viteve '80 dhe '90 qėndron nė perspektivėn e fitimeve, qė nuk ėshtė mė e garantuar. Dhe nė nevojėn pėr tė mėsuar nė nivel tė lartė kapacitetin e marketingut dhe menaxhimit. Mė pėrpara nuk ishin tė domosdoshme, por sot janė tė nevojshme pėr tė menaxhuar aktivitetin personal.  Shpirti i ri i kohės tė imponon tė respektosh nevojat e reja. Preferohet qė tė prezantohesh te pacienti si ekspert i njė disipline tė caktuar, si parodontologji, implantologji, ortodonti, endodonci.... Tė vendosėsh parandalimin dhe higjienėn si njė standard i klinikės, tė prezantosh teknologjinė, tė jetė i dukshėm pastrimi dhe steriliteti, t'i dedikosh mė shumė kohė duke i bėrė pyetje pacientit gjatė vizitės sė parė, tė shpjegosh gjithēka me gjuhė tė kuptueshme, tė ofrosh alternativa por duke orientuar zgjedhjen pa hezitime janė vetėm disa nga karakteristikat dhe aftėsitė qė nuk ishin minimalisht tė kėrkuara nga gjenerata e mėparshme e dentistėve. Por edhe tė operosh me tė gjithė ekipin me njė stil tė pėrbashkėt dhe nė sinergji janė bėrė tė detyrueshme: sjelljet organizative pėrbėjnė parimin bazė tė ēdo klinike dhe pėrcaktojnė suksesin e materialeve dhe teknologjive nė mėnyrė tė barabartė.


Puna nė grup ėshtė e nevojshme pėr tė ofruar shėrbime si ato qė lidhen me shėndetin. Cilat kompetenca duhet tė ketė stomatologu qė tė kryejė siē duhet kėto detyra?
 Ai qė drejton ekipin duhet tė njohė dhe tė dijė ta aplikojė nė perfeksion shkencėn e sjelljes. Margjina e gabimit ėshtė reduktuar shumė dhe nuk ėshtė mė e mundur t'i besojmė rastėsisė, kuptimit tė pėrbashkėt apo improvizimit. Ėshtė e domosdoshme edhe qė tė njihet dhe tė vihet nė veprim i ashtuquajturi Functional Behavioral Assessment pėr matjen e parametrave  tė vazhdueshme nėpėrmjet checklist -ės sė sjelljeve relevante dhe tė shkaqeve tė tyre. Sė fundi duhet tė dimė qė ai qė drejton ekipin tė dijė tė strukturojė dhe tė mbajė njė sistem feedback - u dhe skema tė ndryshme pėr pėrforcimin me garancinė e mbajtjes sė niveleve tė kėrkuara tė performancės dhe qė garantojnė suksesin e strukturės. Nga ana e personelit ndihmės, sekretaria, mjeku dhe higjenistėt nevojitet qė tė zotėrojnė aftėsi tė shkėlqyera sociale dhe komunikuese.  Tė rregulloni zėrin dhe mimikėn, tė bėni pyetje, tė praktikoni dėgjimin aktiv, tė artikuloni argumentet sipas karakteristikave dhe avantazheve, tė ndani nė faza prezantimin e planit tė trajtimit, t'i pėrgjigjeni ankesave, tė lejoni pacientėt tė zgjedhin nėpėrmjet alternativave janė disa nga tė shumtat "aftėsi sociale" qė kėrkohen, dhe nuk mjafton vetėm t'i njihni, duhet edhe t'i praktikoni!


Cilat janė sipas jush prioritet qė njė dentist nėn moshėn 35 vjeē duhet tė marrė nė konsideratė nė fillim tė karrierės?
Prioriteti absolut ėshtė qė dentisti i ri vendos para sė gjithash objektivin e tij pėr jetėn dhe pėr punėn. Duhet tė pyesė veten pėrpara sė gjithash: "Nėse do tė kisha njė shkop magjik ēfarė do tė doja tė bėhesha pas 5 vitesh?" ėshtė pėrgjigja e kėsaj pyetje qė duhet tė ndihmojė tė pėrshkruajė planin profesional tė dentistit tė ri. Sipas pėrgjigjes dentisti i ri mund tė vendosė qėllimet e tij tė ndėrmjetme unike dhe personale. Pėrgjigje qė mund tė ndryshojė shumė edhe nga njė person nė tjetrin: "do tė mė pėlqente tė bėhesha dentisti mė i pasur i qytetit, ose ai qė kanė mė zili, ose ai qė duan mė shumė, ose mė i famshmi, ose ai qė ka klinikėn mė tė madhe nė qytet, ose ai qė ka mė shumė kohė tė lirė..."
Asnjė nuk mund tė arrijė qėllimin e tij nėse nuk ėshtė nė gjendje tė arrijė dhjetėra ose qindra qėllime tė ndėrmjetme. Lumturia, sipas Carlo Guastamacchia, ėshtė tė realizosh projektet e vendosura. Por asnjė nuk mund tė jetė i lumtur me realizimin e njė qėllimi tė vetėm pėrfundimtar nė jetėn profesionale. Motivimi i pėrditshėm personal pėr ta bėrė mirė punėn e dentistit qėndron nė programimin nė sekuenca tė shumė rezultateve tė vogla profesionale qė duhen arritur (dhe festuar), nė funksion tė njė pėrfundimtari, mė tė madh. Sapo vendoset pika e mbėrritjes, prioriteti i dytė ėshtė garantimi i mjeteve pėr tė patur sukses dhe qė tė avancojė pra me shpejtėsi rrugėtimin e gjatė. Kėto mjete janė, pėrveē njohjeve tė fituara nė universitet, aftėsitė sociale dhe motivimi. Prandaj, pasi keni vendosur hapin e parė, pėr shembull "tė pranoheni nga njė profesionist  i shquar si praktikant" duhet tė kryeni njė analizė objektive tė aftėsive personale jo vetėm klinike, por edhe marrėdhėniore, komunikuese dhe organizative qė janė tė nevojshme pėr tė patur sukses nė ēdo hap tė jetės profesionale. Pėrsa i pėrket motivimit, cilido qoftė vendi i parė i punės ėshtė e domosdoshme qė dentisti i ri tė angazhohet shumė, duke bėrė gjithmonė diēka mė shumė nga ajo qė i ėshtė kėrkuar, qoftė pėr klinikėn qoftė pėr tė ndihmuar nė mėnyrė vullnetare dhe tė pakushtėzuar tė gjithė kolegėt dhe personave tė strukturės nė tė cilėn do tė gjendet. Pėr fat tė keq ndryshe nga njohuritė klinike dhe aftėsitė sociale motivimi nuk mėsohet nė kurse; prandaj kėshilla mė e mirė ėshtė qė tė vendoseni, pa parė shumė fitimin e menjėhershėm, nė njė klinikė ose nė njė strukturė me kolegė apo pedagogė tė kujdesshėm dhe kėrkues, duke u ofruar gjithmonė pėr tė punuar dhe duke kėrkuar njė feedback, njė vlerėsim mbi punėn tuaj. Nė njė strukturė nė tė cilėn punoni pak ose keq dhe ku nuk merrni shpesh vlerėsime apo feedback mbi atė qė bėni, motivimi bie dhe me tė edhe mundėsia pėr t'u pėrmirėsuar. Kėshilla mė e mirė pėr njė dentist tė ri ėshtė qė tė aplikojė tė paktėn nė fillim qė tė shkojė aty ku mėsohet.


Nėn kujdesin e: Davis Cussottto, stomatolog 


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 154 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D