Dita Botėrore e Shėndetit Oral, Prof.asoc. Dorjan Hysi: Shėndeti oral neglizhohet, njerėzit harrojnė se shumė patologji tė trupit janė tė lidhura me ato tė zgavrės sė gojės 

| 18 Mars 2016 |

Dita Botėrore e Shėndetit Oral, Prof.asoc. Dorjan Hysi: Shėndeti oral neglizhohet, njerėzit harrojnė se shumė patologji tė trupit janė tė lidhura me ato tė zgavrės sė gojės 


Ekziston njė lidhje e vėrtetuar mes shėndetit oral dhe atij tė pėrgjithshėm: sipas njė studimi mbi 40% e njerėzve me sėmundje tė rėnda tė gojės, vuajnė gjithashtu nga njė ose mė shumė sėmundje tė tjera kronike. Prandaj edhe qėllimi i Ditės Botėrore tė Shėndetit Oral qė celebrohet ēdo 20 mars, ėshtė ndėrgjegjėsimi i njerėzve, familjeve, komuniteteve dhe institucioneve qė tė veprojnė pėr tė reduktuar patologjitė orale. Mė 20 mars, mbi njė milionė dentistė nga 130 shtete tė ndryshme i bashkohen Federatės Dentare Botėrore (FDI) pėr tė shėnuar Ditėn Botėrore tė Shėndetit Oral. Nė kėtė kontekst, Shoqata Dentare Shqiptare bashkė me Shoqatėn Shqiptare tė Dentistrisė Pediatrike dhe Shoqatėn Dentare tė Studentėve tė Shqipėrisė do tė organizojė tė shtunėn, mė 19 mars konferencėn me tė njėjtėn temė. Presidenti i SHDSH-sė, prof.asoc. Dorjan Hysi, i mėshon mesazhit se njė shėndet i mirė i gojės shkon pėrtej tė pasurit tė njė buzėqeshjeje tė kėndshme dhe se nė thelb ai ėshtė i ndėrthurur me mirėqenien e pėrgjithshme. Ndėrsa kreu i Shoqatės Dentare tė Studentėve, z.Cristian Cura, tregon pėr Dentist33.al mbi organizimin e Konferencės sė Parė Kombėtare tė Studentėve tė Stomatologjisė.


Prof. Hysi, cili ėshtė fokusi i kėtij viti nė Ditėn Botėrore tė Shėndetit Oral?

Prej disa vitesh FDI, Shoqata Botėrore e Dentistėve, ka shpallur 20 marsin si Ditėn Botėrore tė Shėndetit Oral. Nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tė botės, shėndetit tė gojės nuk i kushtohet rėndėsia e duhur, njerėzit pėrqendrohen mė tepėr te mjekėsia duke lėnė pak mėnjanė shėrbimin dentar. Nė fakt shėndeti oral nuk duhet parė i ndarė nga ai i organizmit nė tėrėsi, problemet qė mund tė ketė zgavra e gojės mund tė bėhen shkak pėr probleme tė tjera nė organizėm dhe e anasjellta. Tė tilla janė pėr shembull sėmundjet e zemrės, tė pankreasit apo tė mushkėrive. Pėr tė tė dhėnė idenė e gjithė fushatės nuk ka ndėrrim sloganesh, por  fokusi mbetet ai i kahershmi: njė gojė e shėndetshme nė  organizėm tė shėndetshėm.


Na tregoni diēka mė shumė pėr eventin?

Me rastin e kėsaj dite, aktivitetin do ta zhvillojmė tė shtunėn mė datė 19 mars, meqė edhe mjekėt stomatologė, tė pėrgjithshėm e specialistė, e kanė mė tė lehtė pėr tė ardhur e pėr ta ndjekur. Temat do tė trajtohen nga lektorė shqiptarė, pra nuk do tė kemi tė ftuar tė huaj dhe kolegėt do tė asistojnė nė leksione qė lidhen me profilaksinė e fėmijėve, profilaksinė e kancerit tė gojės, patologjitė nė moshėn e tretė, invalidėt, autikėt. Sigurisht qė fokusi mbetet te parandalimi nė grupmosha tė ndryshme pėr patologji tė ndryshme, duke filluar qė nga fėmijėria, mosha e adoleshencės, adultėt e deri te mosha e tretė. Ditėn e aktivitetit mjekėve stomatologė do t'iu ofrojmė fletėpalosje tė pėrgatitura nga Shoqata Dentare Shqiptare me informacione tė ndryshme pėr patologjitė e zgavrės sė gojės, tė cilat mund t'i vendosin nė ambientin e pritjes sė klinikave.

    
Z.Cura, Shoqata e Studentėve tė Stomatologjisė zhvillon nė tė njėjtėn ditė konferencėn e saj tė parė?

Po, katėr muaj pas krijimit Shoqata Dentare e Studentėve tė Shqipėrisė, zhvillon konferencėn e saj tė parė, ku studentė nga Fakulteti i Mjekėsisė Dentare, Universiteti Zonja e Kėshillit tė Mirė, Universiteti Aldent dhe Albanian University do tė prezantojnė punimet e tyre tė realizuara me ndihmėn e pedagogėve udhėheqės.
Shqipėria nuk ka pasur mė parė shoqatė studentėsh tė stomatologjisė, ndėrsa tė tilla gjen nė ēdo vend tė zhvilluar, si nė BE, SHBA, Kanada, Australi etj. Shoqata e studentėve do tė aktivizohet nė evente tė edukimit nė vazhdim, nė projekte komunitare, si dhe do t'i kushtojė vėmendje interesave tė studentėve nė tėrėsi. Pra, pak a shumė ka njė funksion dhe angazhime tė ngjashme me ato tė Shoqatės Dentare Shqiptare ndaj anėtarėve tė saj.


Prof. Hysi dispononi tė dhėna si Shoqatė lidhur me patologjitė orale nė nivel global dhe kombėtar?

Sipas statistikave tė FDI-sė patologjitė orale prekin 3.9 miliardė njerėz nė tė gjithė botėn, ku 60 - 90% e fėmijėve vuajnė nga prishja e dhėmbėve. Mungesa e trajtimit tė dhėmbėve ėshtė gjendja mė e pėrhapur mes sėmundjeve tė studiuara, ndėrsa ato tė rėnda periodontale hasen nė 15% - 20% tė personave nė moshė tė mesme (35-44 vjeē). Trajtimi i sėmundjeve orale mund tė jetė i kushtueshėm, por nga ana tjetėr ėshtė fakt se nė vendet ku ka investim mė tė madh nė kujdesin parandalues oral, ka njė reduktim tė sėmundjeve orale dhe si rrjedhojė edhe kursime mė tė mėdha nė kujdesin dentar. Pra njė ndėrgjegjėsim mė i madh nė parandalim ka njė impakt pozitiv nė shpenzimet ekonomike.
Sa i takon Shqipėrisė, tė dhėnat mė tė fundit qė kemi i pėrkasin vitit 2012, pasi edhe studimet statistikore bėhen njė herė nė 5 vjet. Ato i referohen njė studimi tė ndjekur nė grupmoshėn 12 vjeēare, nė tė cilėn prevalenca e kariesit dentar rezultoi diku te  83%, ndėrsa indeksi i sėmundshmėrisė karioze ishte me 3.7. Qė do tė thotė se mesatarisht njė individ nė kėtė grupmoshė i prekur nga kariesi, ka 3.7 dhėmbė tė prishur, tė hequr ose tė mbushur, njė shifėr goxha e lartė kjo krahasuar me vende tė Bashkimit Evropian, ku normat luhaten mes 0.7 dhe 1.2.

Pėrpos organizimit tė kėtij aktiviteti, a ka nisma te tjera tė SHDSH-sė drejtuar popullatės pėr tė promovuar shėndetin oral, si pėr shembull konsulta apo trajtime falas?

I gjithė muaji mars ėshtė muaji i shėndetit tė gojės dhe ne kemi zhvilluar aktivitete, me studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė Dentare kryesisht, nė njė shtėpi tė moshuarish, nė  njė institucion me fėmijė autikė, po ashtu nė komunitetin rom dhe nė qendrėn "Zyber Hallulli". Aktivitete tė tjera janė organizuar nga Shoqata e Studentėve, tė tilla si nė fshatin Reps me korpusin e paqes (projekt i cili do tė vazhdojė) apo nė bashkėpunim me Kryqin e Kuq nė disa shkolla tė Tiranės lidhur me edukimin dentar. Kemi zgjedhur njė grup studentėsh qė ndryshon dhe qė i shoqėron ēdo herė njė pedagog i ndryshėm. Por sigurisht kemi dhe projekte tė tjera nė plan realizimi. Ajo qė dua tė nėnvizoj ėshtė se nuk ka asnjė lloj financimi pėr to, pra gjithēka bėhet nė mėnyrė vullnetare nga studentėt dhe pedagogėt.


Kur vjen puna te aktivitetet e akredituara, gjėja e parė qė duan tė dinė profesionistėt ėshtė numri i krediteve. Me sa tė tilla ėshtė vlerėsuar konferenca?

Ne si Shoqatė kemi aplikuar paraprakisht nė Qendrėn Kombėtare tė Edukimit nė Vazhdim, e cila na ka dhėnė njė pėrgjigje zyrtare se numri i krediteve ėshtė 5, por duhet pasur parasysh se vlerėsimi pėrfundimtar i ēdo aktiviteti nga QKEV jepet mbas zhvillimit tė aktivitetit, sepse e tillė ėshtė edhe procedura. Pra ai vlerėsohet paraprakisht nė bazė tė dokumentacionit qė i dorėzojmė, njė vlerėsim tjetėr bėhet gjatė zhvillimit tė aktivitetit dhe nė fund bėhet relacioni pėrfundimtar ku pėrcaktohet edhe numri i krediteve. Shoqata Dentare Shqiptare si ofruesi kryesor i aktiviteteve pėr stomatologėt ka pasur gjithnjė interesin e madh tė tyre pėr t'i ndjekur, madje shpesh herė na ėshtė dashur tė mbyllim regjistrimet pėr shkak tė plotėsimit tė numrit tė pjesėmarrėsve duke qenė se synimi ynė ėshtė ofrimi i njė aktiviteti sa mė cilėsor.

 

Pėrgatiti: Dorina Gjuzi
 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 172 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D